BBCAlbanian.com
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Majlinda Kelmendi - Ėndėrra Olimpike e Kosovės
 
Majlinda Kelmendi, kampione e re e botės nė xhudo
Mund tė kenė mbetur dy vite para fillimit tė Lojrave Olimpike 2012 tė Londrės, por shumė atletė nga mbarė bota tashmė kanė filluar trajnimin e tyre seriozisht.

Gjatė dy viteve tė ardhshme BBC, nė kuadėr tė projektit Ėndėrrat Olimpike, do tė pėrcjellė pėrparimin e 26 atletėve nga mbarė bota, pėrfshirė edhe kampionen botėrore pėr tė rinj nė xhudo, Majlinda Kelmendit nga Kosova.

E butė dhe e sjellshme, Majlinda Kelmendi nuk tregon asnjė mburrje qė mund tė pritet nga njė atlet kampion i ri botėror, por kampionia 19-vjeēare e xhudos nga Kosova bart ėndėrrėn sportive tė kombit tė saj.

Pas fitores sė medales se artė nė xhudo nė Kampionatin Botėror tė tė rinjve ne Paris vitin e kaluar, ajo ka vendosur tė pėrfaqėsojė Kosovėn nė Olimpiadėn e Londrės nė vitin 2012.

Por politika ndėrkombėtare ėshtė duke u bėrė pengesė nė kėtė rrugė tė saj.

Nėse Kosova nuk arrin tė bėhet anėtare e Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar (KON) deri nė vitin 2012, Majlinda Kelmendit do t'i duhet tė shqyrtojė mundėsitė e tjera, si konkurruese e pavarur pėr KON-in, njė gjė qė ka ndodhur nė tė kaluarėn.

Majlinda nė shkollėn e saj nė Pejė
Majlinda nė ambient shkolle

Ajo merr pak pushim nga trajnimi intensiv pėr tė treguar se si ndihet.

"E ndjej veten mė sė miri kur bėj xhudo, kur stėrvitem, por veēanėrisht e ndjej vehten mirė nė gara kur fitoj," thotė Majlinda nė njė intervistė pėr BBC-nė.

"Unė punoj shumė nė stėrvitje, kėshtu qė kur fitoj jam shumė e lumtur," thotė ajo.

Ajo stėrvitet nė njė sallė moderne tė xhudos nė qytetin e saj tė Pejės.

Objekti ėshtė ndėrtuar nga Driton Kuka, trajneri Majlindės, i cili thotė se ai zbuloi qe nė fillim se ajo ishte sportiste e jashtėzakonshme.

Majlinda e kupton rėndėsinė trajnerit tė mirė nė suksesin e njė atleti.

Ajo thotė se i bėn gjėrat nė mėnyrėn e vet dhe dėshiron qė familja e saj dhe trajneri tė krenohen me suksesin e saj.

"Xhudo ėshtė gjithēka nė jetėn time. Nuk ėshtė e lehtė qė nė kushtet e Kosovės tė arrish tė bėhesh kampion evrope apo i botės nė ēfarėdo sporti," tregon ajo.

"Unė jam shumė e lumtur qė kam njė trajner tė mrekullueshėm. Dua t'a falėnderoj atė jo vetėm pėr ndihmėn qė mė ka dhėnė mua, por edhe gjithė ekipit tonė," thotė Majlinda.

"Ne jemi njė shtet i ri, kėshtu qė do tė jetė njė shans i pėrkryer pėr t'i treguar botės se nė Kosovė janė shumė tė rinj tė cilėt me tė vėrtetė mund tė bėjnė gjera tė mira," thotė ajo.

Kosova nė Lojėrat Olimpike tė Londrės?

Nėqoftėse Kosova nuk mundet tė anėtarėsohet nė KON deri nė vitin 2012, Majlindės do t'i duhet tė shqyrtojė mundėsi tė tjera, si pėr shembull tė garojė pėr Shqipėrinė apo si atlete e pavarur.

Pėr tė gjithė lojtarėt e xhudos, Majlinda ėshtė njė lloj heroine.

Sporti nė Kosovė u ka dhėnė mundėsi tė reja tė rinjve ndėrsa ata pėrpiqen tė largohen nga koha e luftės shkatėrruese e viteve 1990.

 Ėndėrra ime ėshtė tė mbaj flamurin e Kosovės nė stadiumin olimpik tė Londrės
 
Majlinda Kelmendi

Kryetari i Komitetit Olimpik kosovar, Besim Hasani, thotė se ėndėrra e tij ėshtė tė shohė Kosovėn nė Lojėrat Olimpike.

"Dhe pas kėsaj, edhe nėse vdes, ėshtė nė rregull pėr mua," thotė ai, ndėrsa Majlinda thotė se prioritet i saj ėshtė tė fitojė njė medale nė Londėr.

"Ėndėrra ime olimpike ėshtė qė tė fitoj medale nė Londėr. Kjo do tė ishte medalja e parė pėr Kosovėn ose pėr Shqipėrinė," thotė Majlinda.

"Pėr mua nuk ėshtė me rėndėsi pėr cilin vend, Kosovėn apo Shqipėrinė. Pėr mua me rėndėsi ėshtė tė arrijė kėtė ėndėrr," thotė ajo.

Majlinda Kelmendi ėshtė pa asnjė dyshim krenaria e Kosovės dhe
kjo atlete e vendosur do tė vazhdojė tė luftojė derisa tė parakalojė nė stadiumin olimpik tė Londrės nė vitin 2012 ku shpreson qė nė duar tė mbajė flamurin e Kosovės.

Uroj qė tė realizohet dėshira e Majlindės. Ėshtė koha e fundit qė Kosova tė ketė tė drejta tė barabarta me Kombet e tjera nė botė.
Besim Kastrati, Munchen, Gjermani

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dėshirės
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund tė redaktojė komentet tuaja dhe nuk garanton se do tė botohen tė gjithė e-mailėt.
 
TĖ JASHTME
BBC nuk mban pėrgjegjėsi pėr pėrmbajtjen e faqeve tė jashtme tė internetit
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>