http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 06 korrik 2010 - 14:25 CET

Forum: Debate e polemika për privatizimin

Afro dy dekada pas përmbysjes së regjimit komunist, ekonomia shqiptare vazhdon rrugën e transformimit të saj nga një ekonomi dikur e centralizuar, në ekonomi të tregut të lirë.

Një nga proceset kryesore vazhdon të mbetet privatizimi, proces i cili është shoqëruar me debate e polemika midis të majtës dhe të djathtës, por edhe me rezultate konkrete.

Dëgjoni forumin e BBC-së me Fatos Ahmatin

Të ftuar në programin forum janë deputeti i Partisë Demorkatike në pushtet, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Finmancave, Sybi Ida, deputeti i Partisë Socialiste të opozitës, dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, përfaqësuesi i Shoqatës Pronësi dhe Drejtësi Myrshid Vorpsi, dhe gazetari për çështje të ekonomisë, Bardhi Sejdarasi.