http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hënë, 03 maj 2010 - 14:08 CET

Në politikë fiton personaliteti apo substanca?

Në zgjedhje dhe në politikë në përgjithësi sa lidhet mbështetja për politikanët me personalitetin dhe sa ka të bëjë ajo me politikat dhe reformat në përgjithësi?

Është fakt që në përgatitjet e tyre për jetën dhe karrierën, politikanët marrin leksione apo instruktohen se si të flasin edhe të sillen.

Sidomos në kohë fushatash, shtabet e tyre elektorale kanë njerëz të posaçëm që i udhëzojnë politikanët se si ta shprehin ata që duan të thonë.

Dëgjoni programin Forum

Politikanët këshillohen se si të vishen, të dalin apo jo me bashkëshortet nëpër aktivitete të ndryshme dhe mundësisht nëse duan të tregojnë se janë përfaqësuesit e duhur për popullin, të mos e shfaqin në mënyrë arrogante pasurinë e tyre.

Të gjitha këto këshilla apo udhëzime duken si ambalazh i një produkti (në këtë rast politik) që duhet të apelojë tek zgjedhësit.

Por sa rëndësi ka kjo për ta? Sa i japin ata rëndësi pamjes së jashtme të politikanit dhe elokuencës së tij?

Por kur është fjala për një lider, a duhet të ketë ai cilësi të veçantë?

Cili është personaliteti që ka më shumë gjasa të marrë më shumë mbështetje?

Pse si shumë gjëra në shoqëritë tona konsumatore edhe politikat nga të cilat varet jeta jonë, duhet të vijnë me amabalazhin e duhur?

Për këto çështje Irena Luto diskuton në Forumin e rradhës së BBC-së, me politikanë, politologë analistë dhe qytetarë.