http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 22 dhjetor 2009 - 14:22 CET

Shqipëria dhe ndryshimet e klimës

Ngrohja globale është një prej sfidave më të mëdha të kohëve moderne dhe çështja ishte në fokus të takimit të nivelit të lartë të Kopenhagës.

Kur flitet për mjedisin, në debat shtrohet përgjegjësia e shteteve për të arritur objektivat, duke vënë presion mbi industritë e tyre që të përdorin teknologji të përparuar dhe më pak ndotëse.

Po Shqipëria ku ndodhet në raport me këtë shqetësim global?

Kjo pyetje ishte tema qendrore e forumit të BBC-së zhvilluar në studion e Tiranës.

Dëgjoni Forumin e BBC-së.

Të ftuar në forum ishin: Taulant Bino, zv.ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Xhemal Mato, veprimtar i njohur për çështje të mjedisit, drejtues i shoqatës mjedisore Ekolëvizja, Agron Deliu nga Instituti joqeveritar për Studime Ambientale dhe Vaso Miho, nga zyra e Tiranës e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mori pjesë edhe një grup studentësh të gazetarisë në Universitetin e Tiranës.