http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 03 dhjetor 2009 - 13:31 CET

Zigzag: Keni pyetje për Veton Surroin?

Kosova sërish është në qendër të vëmendjes: në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë vazhdon debati rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë, ndërsa pritet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Për të biseduar për këto dhe zhvillimet e tjera i ftuari ynë i radhës është Veton Surroi, drejtues i Klubit të Politikës së Jashtme dhe publicist i njohur.

Dëgjoni programin Zigzag me zotin Surroi

Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi.