http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hënë, 09 nëntor 2009 - 15:29 CET

Muri i Berlinit - Simbol i ndryshimit në Evropë

Qindra gjermanolindorë u mblodhën para Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, pas shpalljes së rregullave të reja të udhëtimit të lirë.

Mijëra vetë u dyndën drejt Perëndimit nga rruga apo duke kapërcyer Murin, madje duke e shkatërruar atë me vare. Vetëm një ditë më parë ata mund të qëlloheshin me plumba nëse e bënin këtë.

Rënia e Murit të Berlinit ishte kurorëzim i shumë lëvizjeve që filluan atë vit në kampin socialist, dhe vetë rënia e tij u pasua nga ndryshime rrënjësore në Kontinent.

Cila ishte pritshmëria e njerëzve që e ndoqën këtë ngjarje asokohe?

Tani pas 20 vjetësh a janë përmbushur këto shpresa? Cila ishte rëndësia e rënies së këtij simboli në rajonin tonë, a i shembën ato mure që i ndanin?

Dëgjoni Forumin e BBC-së me Ilir Nishkun

Për të diskutuar për këto tema Ilir Nishku bisedoi me disa personalitete, jeta e të cilëve është ndikuar nga ky eveniment.