|
1989 - Fėmijėt e Revolucionit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njėzet vjet mė parė qeveritė komuniste nė Evropėn Lindore dhe Qendrore u rrėzuan dhe Lufta e Ftohtė mori fund.
Nė programet e BBC-sė do tė dėgjoni kujtime nga Republika Ēeke, Gjermania, Hungaria, Rusia, Polonia, Rumania etj. Shėrbimi Botėror i BBC-sė kėrkon tė dėgjojė nga njerėz qė i kanė pėrjetuar kėto ngjarje dhe nga njė gjeneratė qė u lind nė atė vit. Historitė e atij viti, nė shikim tė parė politike, ishin pėr njerėzit e thjeshtė qė ndėrmerrnin risqe duke kėrkuar ndryshim nė qeveritė e tyre, nė ekonomitė e tyre dhe nė shoqėritė e tyre. Ne duam qė ju tė na tregoni historitė tuaja tė lidhura me atė kohė. A ishit ju atje? A ishte dikush nga familja juaj, miq tuaj apo kolegė? Si i kujtoni ato ditė, si fillimi apo fundi? A pėrfituat nga mundėsitė qė solli ai vit apo e ndjeni se jeni pėrjashtuar prej tyre? Ēfarė ju ka ndodhur juve, familjes suaj apo kolegėve qė prej vitit 1989? A ėshtė historia e familjes suaj qė prej asaj kohe, njė histori triumfi apo nostalgjie? Na shkruani pėrmes formės nė tė djathtė. Disa komente Agim Vatovci nga Vushtria thotė: "Atė vit (1989) isha i punėsuar nė Kombinatin Xehtaro Metalurgjik Trepēa, ku edhe nė Kosovėn e quajtur Krahina Socialiste Autonome e Kosovės nė kuadrin e ish Jugosllavisė filluan disa nisma nga trimat e asaj kohe tė quajtur Minatorė tė Stan Tėrgut, pra nė Minierėn e Arit, Argjentit, Plumbit, Zinkut. Kėta minatorė duke ndejtur tė ngujuar nė Horizontin e XI ose mė mirė rreth 1000 metra thellėsi nėn sipėrfaqen e tokės, kėrkonin rrėzimin e figurave tė larta Komuniste nga Kosova. Pėrkundėr shumė negociatave nė mes pushtetit hegjemonist policor dhe Sindikatės sė Pavarur tė Trepēes, minatorėt nuk u dorėzuan por regjimi policor burgosi Drejtorin e Pėrgjithshėm Aziz Abrashin, Drejtorin e Stan Tergut, Burhan Kavajėn dhe ish Kryetarin e Komitetit Krahinor tė Lidhjes Komuniste, Azem Vllasin dhe i mbajtėn pėr 11 muaj nė burg. Vrasja e Kryetarit tė Rumanisė, ish diktatorit Ēaushevski dhe rrėzimi i Murit tė Berlinit e shumė ngjarje tė tjera tė atij viti, ishin njė shpresė pėr mbarė popujt e atyre vendeve se njė Dritė nė fund tė Tunelit po shndėrriste. Nė fund ky vit ishte vit i ēuditėshm, i parashikueshėm, dhe i pashmangshėm. Renis Ēiftja nga Tirana na shkruan: "Ngjarjet e dhjetorit tė 1990-ės, unė i kam pėrjetuar si aktor i brendshėm, por periferik. Nė atė
kohė, unė isha student i vitit tė parė nė Fakultetin e Gjeologjisė. Ditėn qė u bė protesta e dytė (e para ishte bėrė nė darkė
tek Rruga Budi), unė kam qenė nė rreshtat e parė tė studentėve tek kryqėzimi i Rrugės sė Elbasanit me Rrugėn e Liceut! Kur
filloi dajaku, unė hėngra njė shkop kokės, dhe ashtu i gjakosur siē isha, mora vrapin pėrmes fushės qė ishte midis ish-ambasadės
Italiane (sot ambasada Amerikane) dhe ish Muzeumit Lenin-Stalin. Studentėt filluan tė fshiheshin nėpėr shkallėt e pallateve
pas fushės. Unė isha i gjakosur dhe doja tė futesha diku nė ndonjė shtėpi, por asnjėri nuk guxonte tė hapte derėn e apartamentit. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||