http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 25 shtator 2009 - 16:47 CET

Forum: Si po ndikon kriza tek emigrantët

Rënia globale ekonomike ka prekur pjesën më të madhe të jetëve tona në një mënyrë apo një tjetër.

Mund të jetë siguria e vendeve të punës, vlera e shtëpive tona apo e kursimeve tona.

Një grup njerëzish që kanë qenë veçanërisht të ekspozuar janë punëtorët emigrantë në të gjithë botën.

Sipas një raporti të komisionuar nga BBC-ja, ka pasur një rënie të theksuar të emigrimit.

Dëgjoni forumin e BBC-së

Historitë janë të ndryshme, por megjithë mungesën e vendeve të punës, raporti, që u ndërmor si pjesë e sezonit të BBC-së Pas tronditjes, thotë se migrantët po mbeten në përgjithësi aty ku janë, nuk po ecin përpara dhe as po kthehen në vendin e tyre.

- Si po ndikon kjo krizë në rajonin tonë, tek shqiptarët?

- A po ndikon kjo krizë globale drejtëpërdrejtë apo tërthorazi - sa dhe si po e sjellin emigrantët këtë krizë në vendet ku klanë jetuar, ku kanë ende familjet dhe të afërmit e tyre?

Për të diskutuar për këto çështje dhe të tjera në këtë forum të BBC-së morën pjesë: Dr. Arjan Gjonca - pedagog në Departamentin e Politikave sociale në London Schoool of Economics, Daut Dauti, këshilltar shtypi në Organizatën Botërore të Migracionit (IOM), prof. Muhamet Sadiku në i institutin Riinvest në Kosovë, dhe Fatos Çoçoli, specialist i ekonomisë në Shqipëri.