|
Forum : Sa e dėmshme ėshtė fama?
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Artisti i gjithanshėm amerikan, Andy Warhol, ka thėnė me njė rast nė vitet 60-tė, kur ishte nė kulmin e famės, se njė ditė
gjithėkush do tė jetė i famshėm pėr 15 minuta.
Duket sikur realiteti i sotėm nuk ėshtė shumė larg parashikimit tė tij me programe televizive tė llojeve si Big Brother, Pop Idol, X Factor, ... ka talent dhe tė tjera. Pastaj faqet sociale ne internet si Facebook, Myspace, Twitter e tė tjera tė krijojnė mundėsi tė jetosh tė pėrditshmen nė sytė e tė gjithėve. Po pėrse kjo magjepsje, pėrse ėshtė kaq shumė nė modė ky ekspozim, a ėshtė kjo njė tendencė e rrezikshme? Ēfarė vlerash promovon dhe si i shėrben individit? Njė studim i bėrė nga disa psikiatėr amerikanė identifikoi njė formė tė re iluzioni tė shekullit tė 21, e pagėzuar me emrin 'sindromi Truman Show' marrė nga filmi me tė njėjtin emėr ku luan aktori Jim Carrey. Ata qė vuajnė nga ky sindrom janė tė bindur se jetėt e tyre luhen para njė audience. Pse duam tė jemi tė famshėm dhe a tė sjell fama domosdoshmėrisht lumturinė? Nė programin Forum tė BBC-sė, Faik Luta diskutoi kėtė ēėshtje me moderatoren Arbana Osmani, kėngėtaren Vesa Luma , sociologun Ismail Hasani dhe kėngėtarin e muzikės rok, Jeton Kulinxha.
Komentet tuaja: Eshtė fakt qė tek ne nė Kosovė edhe nė Shqipėri emisionet kanė filluar te kopiohen, e dyta nėse flasim pėr Big Brother Albania
2, unė nuk shoh spektakėl aty dhe absolutisht as vlera qė mund tė promovohen qė i shėrbejnė njė tė riu. Realitete tė tilla zgjerojnė kufijtė e imagjinatės pėrtej kornizave tė atij realiteti tė pėrditshėm e tė ngushtė qė na mundėsohet.
Reality-show ndihmojnė individin qė ėshtė pjesė e tij, tė mėsoj rėndėsinė e tė bashkėjetuarit e tė pėrshtaturit nė grup, nė
njė grup ku ti nuk zgjedh, por tė tjerėt zgjedhin pėr ty. Por njėkohėsisht edhe teleshikuesin e gjerė, i cili me gjakftohtėsi
e racionalitet (pasi ėshtė i jashtėm e jo i brendshėm nė skenar) gjykon ē'ėshtė e duhur e ē'ėshtė e drejtė. Pėr njė vend si
vendi ynė, ku njerėzit janė tė mbyllur skenare tė tilla ndihmojnė nė ndriēimin e mendjes dhe ndjenjave tona. Njė shoqėri e
hapur ku njerėzit janė mė tė sinqertė e mė tė drejtėpėrdrejtė me njėri-tjetrin, ku askush nuk ka frikė nga ajo qė mendon e
dėshiron, ėshtė mė shumė e suksesshme. Mendimi im ėshtė se kėto reality show, duhet tė jenė tė kufizuara nė emetimin e tyre qė adoleshentėt tė mbrohen nga ndikimi
qė mund tė kenė nė zhvillimin e tyre. Sipas mendimit tim, sikur shkruan te duhani qė e dėmton seriozisht shėndetin, gjatė
emetimit tė kėtyre reality show tė ketė njė slogan gjatė gjithė kohės sė emetimit si pėr shembull qė rekomandohet pėr persona
mė tė rinj se 21 vjeē. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||