http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 15 maj 2009 - 14:24 CET

Projekti i binjakėzimit shkon nė Sarandė

Dy shkolla nė Britani e kanė ēuar partneritetin global me Shqipėrinė nė njė tjetėr nivel.

Nė muajin maj, njė ekip mėsuesish nga Britania vizituan gjimnazin Hasan Tahsini dhe shkollėn Adem Sheme nė Sarandė.

Partneriteti me shkollat u vendos nga mėsuesit shqiptarė dhe britanilkė.

Hilary Faulkner nga Thomas Deacon dhe Mandy North nga Gleed Boys e vizituan Shqipėrinė nė vitin 2000 kur shkuan atje me pushime.

Rastėsisht si shoqėruese turistike e tyre qe Afėrdita Pėrmeti, njė mėsuese e shkollės Hasan Tahsini.

Mėsueset i mbajtėn kontaktet dhe vendosėn kėtė lloj parneriteti mes tė tre shkollave.

Njė prej projekteve qė pėrfshihen nė partneritetin mes shkollave ėshtė edhe komunikimi pėrmes lidhjeve tė qėndrueshme me internet, pėrmes mėnyrave si chat dhe webcam.

Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm ėshtė edhe komunikimi mes nxėnėsve pėrmes letrave qė inkurajon vendosjen e miqėsive me moshatarėve tė tyre.

Shkollat po pėrpiqen qė tė fillojnė njė projeket tė pėrbashkėt qė reflekton komunitetet e tyre si pėr shembull nė fushėn e artit.

Shkollat britanike planifikojnė tė realizojnė njė film pėr gjimnazin Hasan Tahsini dhe qytetin.

Filmi do tė mund tė pėrdoret pėr lėndėn e turizmit pėr t'u mėsuar nxėnėsve se si po zhvillohet turizmi nė Shqipėri.

Nė BBC nė shqip ne do t'i sjellim hollėsi lidhur me kėtė bashkėpunim mes tre shkollave qė mund tė inkurajojė edhe bashkėpunime tė ngjashme mes shkollave ku ju jetoni.

Vizita e mėsuesve mbėshtetet financiarisht nga granti pėr Parneritetin Global tė Shkollave nė Kėshillin Britanik.

Bėjuni pjesė e BBC World Class dhe partnerėt tanė do t'ju ndihmojnė qė tė bėni binjakėzime.

Por nėse keni eksperienca tė ngjashme binjakėzimi na tregoni duke na dėrguar njė e-mail pėrmes faqes sonė.

Plotėsoni formularin nė tė djathtė.