BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 23 qershor 2009 - 12:24 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
BBC-ja - Udhėtim nėpėr Shqipėri
 
Pjesėmarrėsit nė debatin e Shkodrės
BBC-ja nėpėr Shqipėri: Debati nė Shkodėr
Shqipėria pėrgatitet pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit.

Ēfarė mendojnė njerėzit? Cilat janė hallet dhe shqetėsimet e jetės sė pėrditshme? Ēfarė presin ata nga kandidatėt pėr tė cilėt do tė votojnė? Ēfarė presin dhe cfarė duan tė dėgjojnė nė fushatėn elektorale ?

Kėtyre pyetjeve BBC nė Shqip u mundua t’u japė pėrgjigje nga Kukėsi, Puka, Shkodra, Vlora, Saranda, Elbasani, Korēa dhe njė numėr fshatrash e lokalitetesh nga veriu deri nė jug tė Shqipėrisė.

Njė ekip lėvizės i BBC-sė udhėtoi nėpėr Shqipėri nga 2 deri 20 qershor dhe solli nė radio dhe internet lajme, intervista, reportazhe, pėrshtypje udhėtimi dhe fotografi.

Gazetari i BBC-sė Aleksandėr Furxhi, drejtoi njė numėr forumesh, qė vunė pėrballė politikanė, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, tė rinj e tė moshuar.

Ndalesa e parė - Kukės
Debati i BBC-sė nė Kukės
Debati i BBC-sė nė Kukės

Forumi i BBC-sė nė qytetin e Kukėsit u pėrqendrua nė ēėshtjen e zhvillimit ekonomik tė ulėt e varfėrisė sė njė shtrese tė banorėve tė zonės.

Nė qarkun e Kukėsit, ku perfshihet Hasi, Kruma dhe Tropoja, banojnė rreth 100 mijė banorė.

Nė qark do tė zgjidhen katėr deputetė. Dy prej kandidateve, Fatos Hoxha (PD) dhe Asllan Dogjani (PS) ishin pjesėmarrės nė forum. Nė debat morėn pjesė edhe Besnik Hallaēi, biolog, veprimtar i shoqėrisė civile si edhe studentet Alketa Dragjoshi dhe Arjeta Spahiu.

Pjesėmarrėsit nė diskutim folėn pėr ndėrtimin e korridorit Durrės-Kukės dhe rėndėsinė e kėtij projekti pėr qytetin dhe zonėn verilindore.

Ndalesa e dytė - Shkodėr

Debati i BBC-sė nė Shkodėr u pėrqėndrua nė ēėshtjen e papunėsisė dhe programeve tė forcave kryesore politike pėr punėsimin.

Nė debat nė Shkodėr kandidatė tė dy forcave kryesore politike, Arenca Trashani (PD) e Ilir Beqja (PS), ballafaquan programet respektive edhe pėr zhvillimin e Shkodrės.

Nė diskutim morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė botės akademike nė Shkodėr, pedagogėt Ali Laēej e Brilanda Bushati, shoqėrisė civile, Zamira Poda dhe studentėt Arlinda Canaj, Dea Llazari dhe Altin Vathaj.

Njė nga sfidat e shkodranėve dhe autoriteteve vendore ėshtė ruajtja e Shkodrės sė vjetėr.

Liqeni i Shkodrės ėshtė pikė lidhėse pėr zhvillimin e turizmit rajonal dhe ndėrkufitar me Malin e Zi.

Ndalesa e tretė - Vlorė
Debati i BBC-sė nė Vlorė
Debati i BBC-sė nė Vlorė

Debati i BBC-sė nė Vlorė u pėrqėndrua nė dilemėn turizėm-industri. Politikanėt, shoqėria civile dhe qytetarėt nė Vlorė janė tė ndarė lidhur me prioritetin qė duhet tė ketė Vlora, turizmin apo industrinė.

Nė diskutim morėn pjesė deputeti i PD-sė, Ardian Kollozi, pėrfaqėsuesja e shoqėrisė civile Madlinda Puka, studentet Borana Mustafaraj, Dekleida Roshi, Ervisda Muharremi, pedagogu i Universitetit tė Vlorės Petrit Qejvani, dhe Drita Haga e dhomės sė noterėve.

Porti i Vlorės ka potencial tė kthehet nė njė nyje tė rėndėsishme zhvillimi pėr rajonin, por veprimtarėt e mjedisit kanė frikė se ekziston mundėsia e ndotjes qė do tė dėmtonte turizmin.

Njė tjetėr vepėr industriale nė Vlorė, termocentrali, qė ėshtė bėrė mollė sherri midis autoriteteve dhe ambientalistėve.

Autoritetet thonė se petrolifera do tė ndihmojė zhvillimin e qytetit, por ambjentalistėt i frikėsohen ndotjes.

Ndalesa e katėrt - Saranda
Debati i BBC-sė nė Sarandė
Turizmi nė fokus tė debatit tė BBC-sė

Debati i BBC-sė nė Sarandė u pėrqėndrua nė mundėsitė e qytetit pėr turizmin.

Pjesėmarrės nė debat ishin kandidatėt pėr deputetė tė partive kryesore, Leonard Demi i PD-sė e Luiza Xhuvani e PS-sė, disa pėrfaqėsues tė njohur tė qytetit, Eduart Mehmeti, Xhorxhi Vasili, Agim Nelaj, Bardhyl Bejko, gazetari Shkelqim Hajno, si dhe studentet Laerta Selmani e Adrina Korēari.

Pjesėmarrėsit nė debat u pėrqėndruan nė ēėshtjen e infrastrukturės sė qytetit dhe vlerave tė tij. U pėrmendėn investimet qė janė bėrė nė Sarandė, por pati kritika pėr mėnyrėn e bėrjes sė investimeve dhe efikasitetin e tyre.

Ekipi i BBC-sė pėrshkoi rrugėn e Rivierės shqiptare. Nė disa segmente po punohet pėr pėrfundimin sa mė shpejt tė rrugės.

Ndalesa e pestė - Elbasani
Debati nė Elbasan
Ruajtja e mjedisit ishte njė prej temave tė diskutuara nė Elbasan

Debati i BBC-sė nė Elbasan u pėrqėndrua nė zhvillimin urban, zhvillimin ekonomik, ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e arsimit dhe tė kulturės.

Pjesmarrės nė debat ishin Ilir Bejtja, kandidat i Partisė Socialiste pėr parlament, Fatbardh Doko, kandidat i partisė Balli Kombėtar Demokrat, si dhe pėrfaqėsuesė tė shoqėrisė civile Iliriana Ballhysa, Jani Dode, Fatmir Popa dhe studentė nga Elbasani.

Ndalesa e gjashtė - Korēė

Korēa ėshtė ndalesa e fundit tė udhėtimit tė studios levizėse tė BBC-sė nėpėr Shqipėri. Qarku i Korēės pėrmbledh gjashtė bashki mes tyre ato tė qytetit tė Korēės, Pogradecit dhe Ersekės si edhe 31 komuna me njė popullsi tė pėrgjithėshme 360 mijė banorė.

Debati i BBC-sė nė Korēė u pėrqendrua nė papunėsinė dhe mundėsitė qė ka qarku pėr tė rritur numrin e vendeve tė punės.

Nė debat morėn pjesė kandidatja e PR-sė, Myrvete Pazaj, e LSI-sė Jorida Remaēka, pedagogia e Universitetit tė Korēės Irena Nikaj, kryetari i Dhomės sė Tregėtisė Ilir Selenica, gazetarja e radios ABC Nastila Mano, pėrfaqėsuesi i komunitetit egjyptian Erjon Qirollari, dhe studentėt Eglantina Rapush, Emilian Braho dhe Florinda Mydynllari.

Jeni tė ftuar tė merrni pjesė me sugjerime, pyetje dhe komente. Plotėsoni formularin kėtu pranė.

Ju mirėpresim!

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dėshirės
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund tė redaktojė komentet tuaja dhe nuk garanton se do tė botohen tė gjithė e-mailėt.
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>