BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 19 maj 2009 - 15:47 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Mbrojtja e mjedisit dhe pėrgjegjėsia qytetare
 
Tirana
Ngrohja Globale ėshtė njė prej sfidave mė tė mėdha tė kohėve moderne dhe ēėshtja zė njė vend tė rėndėsishėm nė axhendėn e takimeve ndėrkombėtare.

Kur flitet pėr mjedisin, nė debat shtrohet pėrgjegjėsia e shteteve pėr tė arritur objektivat, duke vėnė presion mbi industritė e tyre qė tė pėrdorin teknologji tė pėrparuar dhe mė pak ndotėse.

Nė anėn tjetėr, ėshtė pėrgjegjėsia qytetare dhe ajo qė bėjmė tė gjithė pėr tė ulur nė maksimum ndotjen individuale apo gjurmėt e karbonit qė secili prej nesh lėshon.

Tė jetosh nė mėnyrė ekologjike ėshtė kthyer nė njė stil modern jetese; lėviz mė pak me makinė, apo zgjedh biēikletėn pėr tė shkuar nė punė, riciklon nė maksimun, redukton pėrdorimin e qeseve plastike, kursen ujin dhe energjinė elektrike etj.

E teksa nė perėndim po bėhet njė fushatė e madhe pėr tė adoptuar kėtė mėnyrė jetese, sa gati janė vendet e rajonit pėr ta pėrqafuar kėtė tendencė?

Pjesė e kėtij debati me tė ftuar nga qeveria dhe shoqėria civile mund tė bėheni edhe ju pėrmes komenteve tuaja.

Komentet tuaja

Nė Shqipėri edhe inxhinierėt e mjedisit janė tė diskriminuar, pėrse njė ēėshtje kaq e rėndėsishme siē ėshtė mjedisi tė mos merret nė konsideratė.
Enkeleida Koka, Tiranė

Pėr tė ardhmen mendoj se do tė ketė njė mjedis mė ekologjik se sot. Kjo do tė arrihet nėpėrmjet edukimit qytetar tė tė gjithė brezave mbi bazėn e njė strategjie tė qartė ku tė pėrcaktohen afate, kritere dhe gjithēka tjetėr nė funksion tė tij.

Ngritja e mekanizmave tė besueshėm dhe profesional tė monitorimit tė standarteve tė respektimit tė parametrave pėr njė mjedis tė pastėr.

Pėrmirėsimi i kuadrit ligjor ekzistues nė pėrputhje me standartet mė tė pėrparuara nė fushėn e mjedisit.

Krijimi i mundėsive praktike nė kuadrin e njė infrastrukture tė domosdoshme nė funksion tė qėllimit tė pėrbashkėt pėr tė kontribuar nė realizimin e objektivit madhor .
Jakov Bodurri, Elbasan

Mbrojtja e Mjedisit dhe redukimi i ndotjes, shkruhet nė raportet e qeveritarėve, pėrmendet mė sė tepėrmi kur bėjnė fushata, por i apostrofojnė edhe nė programet e tyre tė partive politike, por kėsaj shumė pak i kushtohet rėndėsi.

Vendet nė tranzicion, apo ato nė zhvillim siē ėshtė ky i yni, nė kėtė drejtim ka vėshtirėsi tė mėdha.

Deri sa ne pėrballemi me mungesė tė energjisė elektrike, kėtu mendohet qė i vetmi burim i sigurimit tė saj ėshtė thėngjilli, ndėrsa burimet alternative nuk pėrkrahen, nuk stimulohen, madje edhe aty ku ka iniciativa pėr kėto burime, nė njfarė mėnyre pengohen, apo nuk preēizohen dhe rregullohen me ligje pėrgjegjėse.

Jam i mendimit se pėr tė krijuar njė ambient ekologjik dhe mjedis tė pastėr, nė rend tė parė na nevojitet edhe njė ndėrgjegjėsim i tėrė shtresave tė qytetarėve tanė, duke filluar nga fėmijėt parashkollorė, te filloristėt, nėxėnėsit e shkollave tė mesme, por edhe tė njė shtrese tė qytetarėve tė moshave madhore.
Arif Krasniqi, Prishtinė

Duhet tė angazhohemi tė tėrė dhe mos tė presim vetem nga shteti, sepse jemi ne pa ėshtė shteti. Ne jemi ata qė duhet tė mendojmė pėr fėmijėt tanė.
Besnik, Lushnjė

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake