|
A po kthehet nacionalizmi ekonomik?
|
|||||||||||||||||||||||
Statistikat e para nga vende si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania etj tregojnė se recesioni po shkakton humbjen e konsiderueshme
tė vendeve tė punės dhe po shoqėrohet me shtim tė pakėnaqėsive e protestave.
Njė rast i fundit ėshtė ai i njė greve tė jashtėligjshme kėtu nė Britaninė e Madhe, qė tėrhoqi vėmendjen e opinionit publik dhe jashtė. Grevistėt kėrkonin "punė britanike pėr punonjės britanikė" dhe protestuan kundėr punėsimit tė njė numri punonjės tė huaj nga firma e tyre pėrmes nėnkontraktorėve. Greva, bashkė me debatet qė shkoi pėrfshirja e njė klauzole proteksioniste nė paketėn e ndihmave tė presidentit Barack Obama, i dhanė krizės njė dimension tė ri politik me pasoja globale. Kėto dy zhvillime i ka bėrė ekspertėt tė mendojnė nėse kriza po e kthen botėn nė tė ashtuajturin "nacionalizėm ekonomik"-ngutjen pėr tė mbajtur vendet e punės dhe kapitalin brenda vendeve tė caktuara. Por ēfarė pasojash mund tė ketė nacionalizmi ekonomik nė njė botė me migracion dhe tregti globale si ajo qė kemi parė nė dhjetėvjeēarėt e fundit? Pėr kėtė nė forumin e BBC-sė flasin: Mirela Bogdanin, eksperte nė Politikat Europiane nga Oksfordi. Nga Brukseli, Genti Metaj, nga shoqata joqeveritare belge Demokraci Plus qė merret me problemet e tė huajve nė Belgjikė, Arben Malaj, profesor i asociuar nė Tiranė nė Fakultetin Ekonomik pėr studimet ekonomike integruese evropiane. Nė studion e BBC-sė nė Londėr, Besim Ajeti, kreu i operacioneve nė Organizatėn Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM).
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||