Botuar: E mėrkurė, 15 tetor 2008 - 13:38 CET
Disa muaj mė parė do kishte qėnė e paimagjinueshme qė Amerika qė gjysėm-shtetėzonte bankat.
Politika e administratės sė Bushit ka qėnė tėrėsisht nė krahun tjetėr tė kėsaj ideje.
Qeveria amerikane njoftoi njė plan prej 250 miliard dollarėsh pėr tė blerė aksione nė njė seri bankash tė mėdha me qėllim qė tė rivendosin besimin brenda sektorit financiar.
Presidenti George W Bush tha se ky vendim do tė ndihmonte pėr tė rikthyer stabilitetin nė sektorin bankar amerikan dhe relativisht tė ndihmonte tė ruante tregjet e lira.
Ky vendim erdhi pas vendimeve tė ngjashme tė ndėrmarra nė vende tė tjera evropiane qė fillimisht u adaptua nė Britaninė e Madhe nga kryeministri Gordon Brown.
A ėshtė ky fundi i kapitalizmit qė ne njohim? A po shkon bota drejt njė lloji tjetėr sistemi? A duhet qė kapitalizmi tė adaptohet apo duhet qė ky sistem tė ndryshojė tėrėsisht.
Kjo do tė jetė tema e Forumit tė ardhshėm tė BBC-sė ku do tė dėgjojmė mendimin e ekspertėve.
Ky program nuk ėshtė i plotė pa mendimin tuaj qė na ndiqni pėrmes internetit, por edhe audiencave tona radiofonike nė rajon.
Na shkruani duke dhėnė mendimin tuaj pėrmes formės nė krah tė djathtė tė ekranit.
Forumin nė audio do tė keni mundėsi ta dėgjoni duke filluar nga java e ardhshme prej datės 21 tetor.
Disa prej komenteve tuaja:
Sipas mendimit tim duhet tė shikohet i tėrė sistemi i kapitalizmit nė mėnyrė qė tė shpėtohet kjo formė e sistemit financiar
botėror, pėrpara se shtetet si Kina, Rusia, Irani dhe Venezuela tė dalin hapur t'i shpjegojnė botės se ky lloj kapitalizmi
nuk funksionon.
Artan Sinani, Prishtinė
Diēka nga pėrvoja e sistemit Suedez mund tė aplikohet edhe nė SHBA dhe e gjetiu. Sigurisht qė tė paktėn ky sistem duhet tė
humanizohet mė shumė, duhet tė bėhet mė bashkėkohor, duhet reformuar dhe renovuar. Tregu i lirė dhe tregtia e lirė po. Globalizimi
sa mė i drejtė, i barabartė pėr tė gjithė, por pėr tė duhet tė kontribuojnė tė gjithė shtetet e popujt, sipas fuqisė sė tyre
ekonomike etj.
Kapitali e paraja duhet tė kenė vlera tė rėndėsishme, por ato tė mos jenė masa, barometėr, pėr suksesin e njerėzve. Punėdhėnėsit
tė jenė sa mė humanė, tė zhdukin makuterinė e egoizmin, narcisizmin, por tė kenė pėrfitime tė arsyeshme, tė ekuilibruara,
as mė shumė as mė pak, as tepėr shumė as tepėr pak.
Nita Duraku, Nju Jork, SHBA
Kapitalizmi nuk ėshtė nė krizė, kėto masa qė po merren e forcojnė shoqėrinė kapitaliste dhe dėshmon se edhe kapitalizimi ėshtė
i mbarė shoqėrisė e jo vetėm i tė pasurve, sepse pasurija e tė pasurve i ka kaluar mundėsitė e kontrollit tė kapitalit dhe
ėshtė nė duar tė mbarė masės pėr kėtė edhe shteti e sheh si nevojė intervenimin pėr shpėtimin e shoqėrisė, e jo shpėtimin
e kapitalistėve, tė cilėt falimentuan.
Ali Hoxha, Karben, Gjermani
Personalisht mendoj qė kapitalizmit i ka ardhur fundi prej kohėsh, minimumi qė prej 10 vjetėsh. Ky tip sistemi ekonomik bazohet
qė nė bazat e veta nė njė paradoks qė ėshtė rritja pa kufi, pa marrė parasysh se planeti ka kufi e po ashtu edhe durimi i
tė varfėrve. Vetėm kur recesioni tė jetė i stėrmadh atėherė shtetet e politikanėt do tė jenė tė detyruar nga populli qė t'ia
marrin pushtetin bankjerėve nėpėrmjet shtetėzimit.
Stefan Misagli, Grac, Austri
Ndoshta do tė ishte me vend qė tė adaptoheshin rregulla tė reja qė nė tė gjitha rastet do tė pėrjashtonin me ligj sentencėn
e vjetėr romake, sinonim tė kapitalizmit "homo hominis lupus es", sepse siē po e vėrtetojnė ngjarjet e fundit, qė po trondisin
themelet e sistemit "triumfator" kapitalist, po krijohen premisat qė kjo "ndėrtesė gjigande" tė rrėzohet sikur tė ishte prej
rėre dhe pastaj "tė shpėtoje kush tė mund."
Kam mendimin se ligjet e ekonomisė nuk mund tė neglizhohen nga rendja mbas fitimit maksimal qė individi e ka nė natyrėn e
tij. Shpresoj qė njeriu tė nxjerrė mėsim nga neglizhenca e qeverive, apo individėve tė dalė nga specia e tij, para se ai tė
bėhet pre e instikteve tė lindura apo tė kultivuara nga sistemi aq i dėshiruar kapitalist.
Fuat Shahu, Tiranė
Unė nuk mund tė them se kapitalizmit qė njohim po i vjen fundi, por ėshtė njė rjedhim logjik i kapitalizmit social. Nuk mund
tė ketė njeherėsh edhe ekonomi tregu tė lirė dhe kapitalizėm social, pasi janė me interesa tė kundėrta. A mund tė thoni hapur
se nė emėr tė kujt shteti po merr nėn kontroll bankat qė janė nė prag tė falimentit? Nė emėr tė tregut tė lirė? Nė asnjė mėnyrė
jo. Politikat sociale tė shteteve kapitaliste nė emėr tė kapitalizmit social, pra nė emėr tė votės kanė ndėrhyrė aq shumė
sa po deformojnė tėrėsisht sistemin e ekonomisė sė lirė. Nėse politika e tregut tė lirė anglo-sakson kėrkon tė reformojė ekonominė
nė drejtim tė shtimit tė kontrollit tė shtetit, atėherė mund tė themi se ekonomia perėndimore po aplikon rregullat e lojės
sė lindjes sė largme. Pėr mua dalja nga gjendja aktuale nuk bėhet me marrjen e kontrollit tė ekonomisė nga ana e shtetit por
forcimi i rregullave tė lojės duke synuar hapjen e dyerve pėr tė aftit e vėshtirėsimin nė maksimum tė pasurimit me suport
nė monopole.
Ajet Delaj, Nju Jork, SHBA
Po qe se themi qė kapitalizmit i ka ardhur fundi, atėherė lind natyrshėm pyetja: Kush sistem do ta zėvendesojė, ai rus, kinez,
venezuelian apo kubanez? Pėr mendimin tim, ai duhet reformuar qė t'i pėrshtatet mė mirė kushteve tė reja aktuale.
Eduart, Toronto, Kanada
Kapitalizmi ėshtė sistem shumė i mirė, sepse rrit kualitetin e shėrbimeve pėr mbarė njerėzimin dhe e ēon shkencėn pėrpara
pa e bėrė atė qėllim nė vetevete. Faktet e fundit sidomos nė SHBA nuk janė asgjė tjetėr veēse njė anarki dhe kjo erdhi si
rrjedhim i pėrdorimit tė ligjeve tė shekullit tė kaluar. Nė qoftė se qeveria amerikane do tė kishte bėrė punėn qė i takon
njė qeverie, atėherė asgjė s'do kishte ndodhur. Imagjinoni nėse kapitali pėrqėndrohet i tėri nė dorė tė shtetit, se si do
katandisej bota! Kur shteti 'nuk ka kohė' as tė modifikojė dy ligje!
Arben Dibra, Toronto, Kanada