BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 12 prill 2008 - 12:24 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
FMN: Ekonomia globale në rënie
 
Monedha evropiane
A po i ndjeni pasojat e rënies ekonomike?
Në parashikimin e tij të fundit për gjendjen e ekonomisë botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se ekonomia amerikane mund të hyjë në një reçesion të lehtë gjatë këtij viti, përpara se të tregojë shenja modeste të daljes nga kjo gjendje në vitin 2009.

Raporti i FMN-së parashikon që ritmet e rritjes së ekonomisë në shkallë globale këtë vit të bien në 3.7% nga diçka më pak se 5% që ishte vitin e shkuar.

FMN-ja parashikon që edhe Evropa Perëndimore të ketë ritme të ulta rritjeje gjatë këtij viti.

Ndërkohë, ekonomitë e vendeve në zhvillim, si Kina dhe India, pritet të vazhdojnë të kenë rritje të fuqishme, edhe pse më të ngadalta se vitet e fundit.

Kjo situatë i ka rrënjët në krizën e shtëpive dhe të tregut të kredive në SHBA.

Ndonëse FMN-ja parashikon një përmirësim vitin e ardhshëm, ai pritet të jetë më pak i fuqishëm se ç'ndodh normalisht pas një reçesioni, pasi bankat dhe institucionet e tjera financiare po bëjnë çmos për të normalizuar llogaritë e tyre pas humbjeve që kanë pësuar, pjesërisht edhe nga mosshlyerja e kredive.

Konsumatorët dhe kriza

Gjatë çerekshekullit të shkuar, ekonomia më e fuqishme në botë ka përjetuar vetëm dy tronditje të shkurtra: Në vitet 1990-1991 dhe në vitin 2001.

Analistët parashikojnë se kësaj here, konsumatori amerikan mund t'i ndjejë jo pak dhe për më gjatë pasojat e reçesionit.

Ata tani përballen jo vetëm me pasojat e krizës së shtëpive dhe tregut të kredive, por dhe me çmime më të larta të ushqimeve dhe karburanteve dhe së fundmi dhe me dobësimin e tregut të punës.

Duke u ndjerë më të varfër dhe me më pak kreditorë të gatshëm që t'u japin kredi, konsumatorët po pakësojnë shpenzimet. Një tregues për këtë është rënia e shitjeve të makinave.

Të ftuar në Forumin e BBC-së për Ekonominë ishin: nga Uashingtoni, specialisti i Ekonomisë, Niko Hobdari, nga Tirana ish-ministri i Ekonomisë dhe profesor në Universitetin e Tiranës, Arben Malaj dhe rektori i Universitetit Evropian dhe anëtar i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Adrian Civici dhe nga Londra Ilir Fani, bankier në një grup të fuqishëm financiar në Qendrën Financiare, City të Londrës.

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>