http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mërkurë, 05 mars 2008 - 15:21 CET

Shqiptarët e Amerikës në zgjedhjet presidenciale

Në zgjedhjen e presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë, të martën e parë të nëntorit, do të votojnë edhe amerikanë me origjinë shqiptare.

Derisa republikanët do t'i përfaqësojë senatori Xhon MekKein (John McCain), demokratët ende nuk kanë vendosur cili senator do të jetë kandidati i tyre, Hillëri Klinton (Hillary Clinton) apo Barak Obama (Barack Obama).

Po sa e fuqishme është vota e shqiptarëve të Amerikës?
Për kë do të votojnë ata dhe përse?

Ragip Luta i BBC-së ishte në ShBA për të kërkuar përgjigjet dhe përgatiti materialin të cilin mund ta dëgjoni më poshtë.

Shqiptarët e Amerikës dhe zgjedhjet presidenciale 2008

Nëse jeni shqiptarë në Amerikë, na intereson të dijmë se për kë do të votoni në këto zgjedhje.

Na shkruani duke përdorur formularin në anën e djathtë ose email në adresën albanian@bbc.co.uk

Disa nga komentet tuaja:

Për shqiptarët e Amerikës por dhe të viseve të tjera shqiptare kushdo që të fitojë zgjedhjet për sa i përket politikës së jashtme në lidhje me Shqipërinë asnjë gjë nuk ndryshon por ne si shqiptarë jo se jemi vendimtarë në zgjedhjen e presidentit por unë mendoj se kjo votë duhet të vejë për zonjën Klinton, respekte për çka burri i saj bëri për Kosovën.
Sokol Keko, Përmet, ShBA

Unë jam shqiptare me nënshtetësi amerikane. Kam ftesën për votim të kandidatit amerikan për president të shtetit.Unë votën time e kam rezervuar për Hillarin - mendoj se është ma meritorja për këtë post të rëndësishëm jo vetëm për Amerikën por për tërë botën. Ajo ka njohuri të duhur për këtë post, njëkohësisht ajo posedon edhe aftësi, ka karakter të fortë dhe guxim. Mendoj se zgjedhja e saj do ta ndryshojë botën për të mirë. Familja Klinton e shpëtoi popullin e Kosovës nga shfarosja... Është yll ndër kundërshtarët sepse ata nuk kanë përvojë as njohuri politike as aftësi të duhur për këtë post. Amerikës i duhet nji personalitet si Hilllari që ka fuqi pozitive për vendin dhe botën në përgjithsi.
Bora Gojani

Si republikan, mendoj të votoj për John McCain, si më i kompletuari në garën për president. Poashtu mendoj se dhe kandidatët e tjerë janë po aq fantastikë. Shtoj gjithashtu se për nga intensiteti dhe koloriti, gara aktuale është nga më interesantet në jetën politike të Amerikës.
Sezar Kavo, Nju Jork, ShBA

Duke u nxitur nga artikulli juaj të nderuar, dhe nga afrimi i zgjedhjeve në ShBA pavarësisht se janë në nëntor, dëshiroj të shpreh dëshirën time se për kë anëtar do të votoj. Do të votoj gjithmonë për kandidatin e kampit demokrat pavarësisht se këtu lufta nuk ka përcaktuar asnjë prej dy figurave si zonja Klinton, ashtu dhe zoti Obama. Megjithë kënaqësi dëshiroja të shihja nga krahu demokrat fituese zonjën Klinton.
Leonart Nazarko, Detroit, ShBA