http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hënë, 31 dhjetor 2007 - 09:56 CET

Mendimet tuaja për vrasjen e Bhuttos

Udhëheqësja e opozitës dhe ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto, u vra ditën e enjte kur një person e qëlloi me armë zjarri para se të hidhte veten në erë.

Zonja Bhutto po largohej nga një miting në qytetin Rawalpindi.

Ajo më pas vdiq nga plagët në spital.

Çfarë mendoni për vrasjen e ish-kryeministres dhe udhëheqëses së opozitës në Pakistan, Benazir Bhutto?

Ju mund të shprehni mendimet tuaja duke plotësuar pyetsorin në të majtë.

Na shkruani

Turp për Musharraf që e hoqi nga jeta simbolin e demokracisë në Pakistan. Ju pershendes.
Shukri Zeqiraj, Gtemburg, Suedi.

Kjo është një tragjedi për popullin pakistanez sepse është shumë e vështirë pa praninë e saj të vendoset demokracia në atë vend. Ajo me tërë qënien ju përkushtua popullit të vet, dëshironte përparimin e popullit te saj. Ajo kishte qëllimet e veta, ishte njohëse e mirë e demokracisë, sakrifikoi veten për të mirën e popullit të vet. Ajo respektonte edhe fenë edhe politikën, kishte vizion të lartë dhe karakter të fortë. Ishte lidere e përmasave të medha botërore. Ata që shuan jeten dhe ëndrrat e saj shuan dhe demokracinë në atë vend ku është e vështirë të riparohet pas vdekjes së saj.
Bora Gojani, Nju Jork, SHBA