http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 17 korrik 2007 - 11:53 CET

Ç'mendoni për zgjedhjet presidenciale?

Muajin e fundit partitë parlamentare në Shqipëri janë përfshirë në një debat të nxehtë lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë, që do të zëvendësojë presidentin aktual Alfred Moisiu, të cilit i mbaron mandati.

Përpjekjet për të gjetur një kandidat konsensual të pranueshëm për të gjitha partitë parlamentare duket se kanë dështuar.

Partia Demokratike në pushtet ka paraqitur nënkryetarin e saj Bamir Topi si kandidat për president. Ai është mbështetur deri tani edhe nga deputetë të disa partive të tjera pjesëtare të koalicionit të djathtë qeverisës.

Partitë e opozitës, pasi nuk mundën të binin në një mendje me partitë e shumicës për një kandidat konsensual, u tërhoqën nga gara në raundet e kaluara dhe duket se po përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

Deputeti i partisë Socialiste, më e madhja e opozitës, ish-kryeministri Fatos Nano, paraqiti kandidaturën e tij, e cila nuk pati sukses pasi nuk u mbështet zyrtarisht nga opozita.

Pas votimit të tretë është kualifikuar për raundet e tjera kandidatura e deputetit Neritan Ceka, president i partisë Aleanca Demokratike, pjesë e koalicionit të qendrës së majtë të opozitës.

Çfarë mendoni për procesin politik për zgjedhjen e presidentit, çfarë kandidati do të mbështesnit, duhet të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës presidenciale?

Na dërgoni komentet tuaja.

Për të ecur përpara në rrugën e një shteti ligjor Shqipërisë i duhet një revolucion për me e shkulur të keqen komuniste që sundon politikën, biznesin, e dirigjon krimin shumë ngjyrësh dhe korrupsionin si brenda dhe jashtë saj dhe jo një president kukull, që deri më dje ka qënë pale në bërjen e kushtetutës nje leter higjenike. Unë nuk shpresoj shumë nga ai. Zhan Zhak Rusoi(1712-1778) mendimtar dhe shkrimtar i famshëm frëng ka thënë se" Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt,virtyt pa qytetari; krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që ju nevojitet, pa atë ju nuk keni asgjë, përveçse skllevër qe nga sundimtari e deri poshte." Kurse i madhi Faik Konica ka thënë se"e keqja Shqiptarëve i vjen nga vete shqiptarët. O Zot na e ruaj Shqiperine nga shqiptaret e keqinj"...
Petrit Ishmi

Sipas meje vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme sepse problemi kryesor është Berisha..., por mungon infrastruktura për zgjedhjet e cila nuk ndryshon as për 100 vjet me Berishën.
Arben Kreku Modena, Itali

Procesi presidencial shqiptar dëshmon papjekuritë tona politike dhe intrigat që fermentojnë nën të. Ështe e pa mundur të gjesh një president tek ne që t'i kënaqë të gjithë ata që kanë sundim politik brenda zyrave të shumta që ka Tirana. Frika se X president do të rrënojë pasuritë e njerit o tjetrit bën që Odiseja e presidentit të na çojë në zgjedhjet para kohe. Ne po vuajmë frikën e sundimtarëve tanë. Duke hequr frikën politikanët tanë e dinë kush është më i miri në total nga Topi o Ceka ndaj mos tremben por me konsensus t'i japin votën më të mirit. Zgjedhjet e parakohshme kënaqin të gjithë armiqtë e atdheut tonë. Është vërtetë tmerr të na qepin konceptin: "Nuk dinë të qeverisen. "Ai ose ata që do na çonin në zgjedhje të parakohshme t'a mendojnë mirë këtë gafë pa e bërë, se me tej do tu kushtojë shumë.
Ligor Luarasi SHBA