BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 25 gusht 2006 - 17:33 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Auditorium i BBC-sė nė Durrės
 
Paneli i Auditoriumit nė Durrės
Paneli i Auditoriumit nė Durrės
BBC sjell debatin Auditorium nė Shqipėri. Kėtė herė Auditoriumi ėshtė nė Durrės.

Qeveria, opozita dhe pėrfaqėsuesė tė shoqėrisė civile u pėrballėn me pyetjet tuaja pėr ēėshtjet qė ju shqetėsojnė.

Tė ftuar nė panel ishin Z. Sokol Olldashi, Ministėr i Brendshėm, deputet i Partisė Demokratike, Z. Marko Bello, deputet i PS, ish-Ministėr pėr Koordinimin Qeveritar, Znj. Filloreta Kodra, nėnkryetare e partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Z. Mirush Kabashi, aktor, Artist i Merituar dhe Znj. Briseida Mema, gazetare dhe autore.

Programi Auditorium realizohet nė bashkėpunim mė televizionin TopChannel.

Aleksandėr Furxhi: Pėrshendetje dhe mirė se keni ardhur nė Durrės, nė debatin e BBC, Auditorium. Pėrshėndetje dėgjuesve tė BBC tė cilėt na ndjekin pėrmes radios dhe pėrmes internetit.

Zakonisht nė debatet Auditorium marrin pjesė studentė tė qyteteve ku auditoriumi udhėton, por sonte jemi nė Durrės ku nuk ka universitet dhe me shumė gjasa do tė kemi vitin e ri akadamik, megjithatė BBC ka ftuar studentė durrsakė tė cilėt studiojnė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, kryesisht nė Tiranė, nga fakulteti i filologjisė, studentė tė gazetarisė.
Por njė pjesė janė edhe gjimnazistė tė gjimnazit tė qytetit tė Durrėsit, Naim Frashėri. Dhe njėherė mirė se keni ardhur.

Pėrse gjendemi sot nė Durrės? Durrėsi ėshtė njė nga qytetet mė tė mėdhenj, mė kryesorė tė Shqipėrisė, kėtu ėshtė porti mė i madh i vendit.

Ai ka njė popullsi mjaft tė madhe qė ėshtė katėrfishuar gjatė 4 viteve tė fundit dhe natyrisht ėshtė njė qytet me potenciale tė mėdha tė zhvillimit ekonomik.

Por nga ana tjetėr ka edhe me probleme tė shumta si krimi i organizuar, korrupsioni, mungesa e shtetit ligjor, por edhe probleme tė tjera qė shqetėsojne jetėn e pėrditshme tė tė rinjve, por edhe tė qytetarėve nė pėrgjithėsi.

Duke respektuar njė prej rregullave bazė tė auditoriumit tė ftuarit tanė nuk i dinė pyetjet qė do tė marrin drejtpėrsėdrejt nė kėtė moment nga salla.

Fillojme mė pyetjen e parė, fjalėn e ka Alsida Hasi.

Alsida Hasi: Sipas jush cilėt janė tė korruptuar, populli apo njerėzit qė punojnė nė institucionet tona?

Sokol Olldashi: Pėrpara se ti jap njė pėrgjigje pyetjes tuaj, unė do doja tė falenderoja pėr ftesėn nė studio dhe pėr mundėsinė pėr tė komunikuar me njė auditor fantastik, por brenda kėtij auditori do doja tė veēoja njė grup qė ėshtė grupi i gjimnazistėve tė Naim Frashėrit. Njė pėrshėndetje specifike pėr ta. Ėshtė gjimnazi im dhe mė i miri nė Shqipėri.

Kthehemi tek pyetja. Sigurisht qė korrupsioni ndodhet nė administartė dhe jo tek qytetarėt. Ka patur zhvillime pėr fat tė keq jashtėzakonisht tė shpejta gjatė viteve tė fundit.

Mjafton tė themi qė gjatė 2004-2005 Shqipėria humbi 14 vende mė poshtė nė klasifikimin e vendeve mė tė korruptuara dhe u klasifikua si vendi mė i korruptuar nė kontinentin tonė.

Jemi duke bėrė pėrpjekje maksimale dhe jemi duke ndėrmarrė nisma ligjore administrative, institucionale pėr tė bėrė pėrmirėsime shumė tė shpejta.

Nė qoftė se ka njė arsye qė ne bėsojmė pėrse shqiptarėt votuan pėr PD ėshtė pikėrisht lufta kundėr krimit dhe kundėr korrupsionit dhe kėto janė dy fokuset kryesore ku ne do tė pėrqėndrohemi.

Shpresojmė qė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr do tė kemi njė situatė krej tjetėr, por e pėrsėris faji qėndron gjithmonė ke zyrat e shtetit dhe jo tek qytetarėt.

Aleksandėr Furxhi: Zoti Marko Bello ju keni qenė ministėr pėr luftėn kundėr korrupsionit. Kėto qė tha ministri aktual i brendshėm nė njė farė mėnyre i takojnė qeverive tė mėparshme pėr pėrcaktimin si vendi me i korruptuar nė kontinentin tonė, ēfarė pėrgjigje keni pėr pyetjen e studentes?

Marko Bello: Korrupsionin e bėjnė ata qė kanė nė dorė fondet publike ose shėrbime tė cilat i detyrojnė qytetarėt pėr njė arsye apo njė tjetėr tė japin ryshfet dhe tė realizohet raporti ryshfet – mitmarrje.

Pėrveē korrupsionit tė madh kur me fonde publike mund tė merren nė dorė shuma tė mėdha dhe me kėto pastaj mund tė realizohen pėrfitime personale duke vėnė interesat personale mbi ato publike, pra nga shėrbėtor qė duhet tė jetė njė politikan kthehet nė gjobvėnės.

Ashtu si tangoja, dhe korrupsioni dhe ryshfeti presupozon njė marrėdhėnie dypalėshe qė do tė thotė nėse njė doganier merr ryshfet nga njė biznesmen kuptohet qė fajin kryesor e ka doganieri, por kuptohet qė pa faj nuk ėshtė dhe ai qė mundohet tė pėrfitojė nga dobėsia e shtetit dhe ti nxisė e ti fryjė kėto fenomene.

Me kėtė nuk dua tė justifikoj, por pėrkundrazi, nė ka pas njė fushė ku dhe qeveria socialiste me gjithė kuadrin ligjor tė shkėlqyer, me gjithė strukturat e mira qė ngriti rezulatat ishin shumė anemike dhe votat e 3 korrikut pėrveē tė tjerave kishte dhe njė pakėnaqėsi kundrejt shėrbimeve tė cilat janė bėrė gangrenė dhe ne nuk i zgjidhėm dot nė kohėn e duhur.

Uroj qė qeveria pasardhėse tė vazhdoj me sukses luftėn e nisur kundrejt kėtyre fenomeneve me qėllim qė ti kthehet besimi qytetarėve.

Aleksandėr Furxhi: Faleminderit zoti Bello, ju e pranuat qė ka korrupsion dhe ndoshta me tė drejtė ėshtė njė ndėr arsyet se pse PS doli nė opozitė.

Zonja Briseida Mema ju keni ndjekur zhvillimet nė Shqipėri prej 15 vjetėsh pėr shtypin e huaj. ēfarė pėrgjigje keni pėr studentėt e gzetarisė?

Briseida Mema:Korrupsioni fillon aty ku mungon shteti dhe ne kemi njė tranzicion tė jetės shumė tė zgjatur ku janė vėnė re mungesa tė theksuara tė ekzistencės sė shtetit dhe tė njė adminėstratė shumė tė korruptuar.

E theksoj mjaft tė korruptuar sepse dhe nė mjaft vendje tė lindjes dhe vendeve tė rajonit Shqipėria zė njė vend mjaft tė rėndėsishėm, por ajo qė mė shqetėson mė shumė ėshtė se korrupsioni kėtu nė Shqipėri ėshtė bėrė thuajse njė mentalitet dhe nė kėtė mentalitet kemi kontribuar si populli, si qytetarėt.

Zoti Kabashi ndoshta nuk do tė bėnte tė korruptuar popullin sepse mė shumė ka bėrė tė korruptuar pjesėn e politikės.

Alsida Hasi: Pėrgjigja qė dha zoti Marko Bello ishte mė afėr mendimit tim sepse mendoj qė korrupsioni ėshtė njė marrėdhėnie dypalėshe si nga ana e popullit dhe nga ana e njerėzve qė punojnė nė institucione.

Isida Muēo: Konfliktet midis pozitės dhe opozitės kanė ndikuar nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

Mirush Kabashi: Nuk bėjmė mirė nėse do ta ndajmė administratėn nga populli, politikėn nga populli. Unė gjykoj qė tė gjithė kėta sektorė janė pėrfaqėsi tė popullit, siē nuk do desha tė veēoja dhe tė mendojmė qė korrupsioni ėshtė atribut vetėm i administratės.

Ne e kemi tė shtrirė nė fushėn e drejtėsisė, mjeksisė, arsimit dhe ky fenomen ka tė bėjė me njė mentalitet i cili pasqyrohet tek ne dhe tek ata qė janė nė poste drejtuese.

Kėshtu qė nuk do tė jemi efikas nėse ne do tė sulmojmė vetėm nė njė front.

Aleksandėr Furxhi: Zonja Kodra, a ndikon konflikti midis pozitės dhe opozitės nė luftėn kundėr korrupsiont?

Filloreta Kodra: Unė desha tė pėrcaktoj njė pėrkufizim teorik tė korrupsionit. Korrupsioni ėshtė abuzimi me pozicionin publik pėr pėrfitime private.

Pra me njė fjalė tė madhe korrupsion nuk mund tė pėrfshish edhe atė qė e pėrdor korrupsionin pėr interesat e veta edhe atė qė e pėson korrupsionin qė nė kėtė rast ėshtė publiku i gjėrė janė qytetarėt shqiptarė.

Si mund tė luftohet korrupsioni? Vendosja e rregullave qė duhet tė zbatohen nga nėpunėsit e administratės ėshtė njė masė paraprake pėr evitimin e korrupsionit dhe sė dyti lufta kundėr korrupsionit ėshtė e vazhdueshme pėr ngritjen e institucioneve, pėr forcimin dhe funksionimin sa mė tė mirė dhe mos pėrdorimi i kėtyre institucioneve duke e politizuar ēėshtjen, duke e kthyer korrupsionin nė njė gjė pa formė e cila i mbledh tė gjithė dhe nuk dallohet kush ėshta fajtori dhe ai qė e pėson.

Natyrisht dhe konfliketet midis pozitės dhe opozitės ndikojnė nė ngritjen e njė tymnaje rreth kėsaj ēėshjte pėr mos tė gjetur mė pastaj shkaktarėt e vėrtetė tė cilėt duhen dėnuar e duhen bėrė shembull qė tė mos kėtė pėrsėritje dhe tė mos ketė ato pėrmasa.

Kledi Dusha: A mund tė themi se lufta ndaj korrupsionit ka sjellė mė shumė dėme sesa tė mira duke tėrhequr vėmendjen e shoqėrisė nga probleme mė madhore. Njė pyetje tjetėr pėr zotin Kabashi, korrupsioni vjen nga deti apo nga mbreti?

Isida Lluka: A mendoni se qeveria aktuale kohėt e fundit duke u dhėnė mė shumė ndaj luftės kundėr korrupsionit ka anashkaluar pak zhvillimin ekonomik tė vendit?

Sokol Olldashi: Nuk ėshtė lėnė asgjė pas dore, por duke qenė se korrupsion pėrbėn njė nga sfidat kryesore jo vetėm tė qeverisė, por tė vendit nė prespektivat pėr integrim unė besoj qė ne kemi qenė mė tė fokusuar atje dhe kemi bėrė mirė.

Pavarėsisht kėsaj kemi ecur paralelisht nė analizėn time shumė mirė nė shumė drejtime. Kemi ecur mjaft mirė me financat, hyrjet nė buxhetin e shtetit janė shumė mė tė larta se sa plani qė ne kishim vendosur i cili ėshtė shumė mė i lartė sesa realizimi qė ka pasur qeveria njė vit mė parė, kemi ecur mjaft mirė me reformėn nė arsim, po ecim mjaft mirė me investime nė punėt publike, por punėt publike nuk janė investime qė mund tė mbyllen pėr 3 ditė.

Problemi ėshtė sa fonde ēelen dhe sivjet fondi qė do tė ēelet pėr riparim rrugėsh nacionale ėshtė mjaft i madh. Shenjat e para do tė duken nė verė dhe nė vjeshtė sepse atėherė do tė mbarojnė segmentet e para.

Po ecet mjaft mirė me ministrinė e bujqėsisė. Ka patur ndėrhyrje shumė tė mirė qoftė pėr lehtėsimin e prodhuesve, qoftė pėr subvencionimin e kostove tė prodhimeve bujqėsore.

Njė korrektim tė fundit, sigurisht qė korrupsioni ėshtė marrėdhėnie dy palėshe, por ėshtė njė marrėdhėnie ku njeri nxjerr para nga xhepi dhe tjetri fut para nė xhep. Ky ėshtė ndryshimi.

Anisa Pėllumbi: Sapo pėrmendėt qė lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė nga sfidat e qeverisė. Qeveria sapo ka firmosur marrėveshjen e sfidės sė mijėvjeēarit me SHBA. Si do tė pėrdoren kėto 14 milionė dollarė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar?

Briseida Mema: Nuk duhet ta shohim luftėn kundėr korrupsionit si njė sfidė ndaj qeverisė. Lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė sfidė pėr tė gjitha qeveritė, ėshtė sfidė e zhvillimit ekonomik.

Pa njė luftė reale kundėr korrupsionit nuk mund tė themi se njė vend mund tė zhvillohet ekonomikisht dhe gjithe historia e tranzicionit shqiptar qė nga 1990 – 2006 e ka treguar realisht kėtė gjė.

Marko Bello: Unė si pėrfaqėsues i opozitės, por edhe si ish pėrfaqėsues i mazhorancės mund t’ju them ėshtė shumė e rėndėsishme dhe lufta e opozitės sepse e vėmė nė lėvizje qeverisė, e kritikon, e godet pėr ta motivuar dhe luftuar kėto fenomene, por kur e tepron pėr qėllime politike siē ka bėrė opozita e deridjeshme ku ka nxjerrė ēdo gjė sepse jo ēdo gjė qė ndrin ėshtė ar thotė populli dhe jo ēdo gjė ėshtė e zezė, pra ne jemi bėrė si delja e zezė e ballkanit sepse ky ėshtė njė problem perceptimi.

Nuk jemi ne mė pak apo mė shumė tė korruptuar se vende tė tjera nė rajon, madje ka vende mė tė korruptuara se Shqipėria, por nė patėm guximin qė kėta ta hedhim nė tryezė dhe tė themi zotėrinj tė pozitės ky ėshtė njė fenomen ku qeveria nuk mund tė luftojė e vetme.

Sė dyti lufta kundėr korrupsionit ėshtė dhe ēėshtje psikologjike. Nėse do ta luftosh korrupsionin vetėm me masa represive siē kėrkon ta bėjė mazhoranca e sotme do tė ishte njė luftė e humbur.

Nė njė sistem demokratik kjo luftė duhet luftuar me mjete ligjore dhe institucionale qė e bėn mė tė vėshtirė, por mė korrekt dhe mė tė ndershėm.

Filloreta Kodra: Natyrisht nuk mund tė merret lufta kundėr korrupsionit si ēėshtja madhore dhe e vetme e njė vendi, por duhet patur parasysh se opozita e djeshme ka ardhur nė pozitė pikėrisht me flamurin kundėr korrupsionit.

Ka arritje sidomos nė luftėn kundėr krimit, por nga ana tjetėr ka probleme tė cilat me kėtė qeverisje janė shtuar dhe kanė ndikuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė mėnyrėn e jetesės sė popullit shqiptar.

Ndėrsa qeverisja e mėparshme tė cilėn populli e votoi pėr tė ndejtur nė opozitė kishte probleme me kapjen e shtetit, kjo qeveri ka probleme me kapjen e institucioneve.

Pra ka njė frymė autoritarizmi qė tė komandohen nga njė dorė e vetme, parlamenti dhe kjo dallohet me pėrpjekjet pėr ndryshimin e rregullores, pėrpjekje pėr tė vėnė nė kontroll politik gjyqėsorin, ka pėrpjekje evidente pėr komandimin me njė dorė tė vetme tė ekzekutivit dhe ne tė gjithė jemi dėshmitar dhe unė do ta quaja “raprezalje” qė ka ndodhur nė administratėn shtetėrore.

Sokol Olldashi: Nė konceptin e qeverisė sė sotme ne ndryshojmė nga ajo qė thotė zoti Bello nė njė gjė shumė thelbėsore. Ne jemi tė prirur qė tė gjitha problemet qė kemi nė dimensionin qė ato realisht kanė ti njohim, ti pranojmė dhe pastaj tu japim zgjidhje.

Nuk ėshtė zgjidhje pėr problemet e Shqipėrisė tė thuash qė ne kemi problemet mė tė vogla, ne kemi mė pak korrupsion se vendet e tjera, zgjidhje pėr Shqipėrinė ėshtė mos tė ketė korrupsion Shqipėria.

Brukseli kėrkon nga ne si pėr antarėsimin nė BE dhe NATO, qė tė pastrojmė korrupsionin, nuk na kėrkohet qė ne tė pastrojmė Maqedoninė apo Serbinė. Ne na kėrkohet tė pastrojmė Shqipėrinė.

Aleksandėr Furxhi:Tani e keni ju nė dorė tė ndryshoni kėtė imazh tė Shqipėrisė. Marrim koment nga salla.

Salla: Ndihet shumė mirė qė kur pozita e tanishme ishte nė opozitė thoshte qė qeveria ishte e korruptuar. Meqė ne e njohim tashmė kėtė fenomen si do e zgjidhė kjo qeveri?

Dorina Cama: Nuk kisha njė pyetje, por njė konstatim. Nė radhė tė parė qė ekonomia nuk mund tė zhvillohet duke patur korrupsion sepse tregtarėt mund tė falimentojnė duke dhėnė rryshfete e duke paguar taksa.

Salla: Duke qenė se jemi nė njė sistem demokratik po shohim disa metoda qė konstatuesi do tė shpėrblehet pėr konstatimin e njė korrupsioni. A mund tė themi qė kėto janė metoda jo demokratike?

Mirush Kabashi: Unė nuk mendoj se ėshtė e saktė qė lufta kundėr korrupsionit ėshtė atribut i politikės qoftė edhe i ekzekutivit, ai ėshtė atribut i gjithė shoqėrisė.

Unė e duartrokita pėrgjigjen e zotit Bello, e cila ishte nė sikron me pėrgjigjen e ministrit, qė ishte verdikti i popullit qė nė luftėn qė po i bėhet korrupsionit pėr tė ecur pėrpara ndryshoj dhe raportet politike.

Fatmirėsisht ne kemi rezultate tė mira sepse lufta kundėr krimit ėshtė shumė mė lartė sesa korrupsioni, duket mė nė minorancė korrupsioni si fenomen nė krahasim me krimin.

Filloreta Kodra: Unė desha tė pėrfundoj faktin qė theksimi i luftės kundėr korrupsionit a ka ndikuar nė zhvillimin ekonomik tė vendit? Ka ndikuar sidomos nė programin e 100 ditėve tė para tė qeverisė aktuale ishte vėnė si objektiv dėnimi i personave tė cilėve do tu vėrtetoheshin akte korruptive.

Akoma dhe sot nuk ka asnjė informacion se ēfarė ka ndodhur me kėta njerėz. Informacionin publiku e ka qė janė larguar nė mėnyrė masive njerėz nga administrata, por tė vėrtetuar me akte ligjore qė kėta njerėz kanė bėrė korrupsion nuk di asnjė njeri.

Pėrveē kėsaj ėshtė futur dhe njė lloj frike nė menaxhimin e aktiviteteve pasi ėshtė e natyrshme qė gjithė populli tė luftojė kundėr korrupsionit, por ama e ka qeveria nė radhė tė parė mundėsinė dhe detyrimin qė tė krijojė kushte qė njerėzit tė publikojnė aktet dhe ti dėnojnė ato, tė cilat pastaj organet kompetente duhet ti ēojnė nė vend.

Salla: Unė jam pėrfaqėsuese e Kėshillit rinor tė qytetit tė Durrėsit. Deri tani kam vėnė re se tė gjithė nė sallė po pyesin ēfarė ka bėrė qeveria e mėparshme dhe ē‘po bėn qeveria e tanishme pėr tė luftuar korrupsionin. Po ju pėrse nuk shihni anėn e kundėrt tė monedhės, ē‘keni bėrė ju pėr tė luftuar korrupsionin?

Qyteti i Durrėsit ka ndėrmarrė njė nismė tė re dhe javės tjetėr do zhvillojė njė aktivitet 1 javor i cili quhet “Java e antikorrupsionit” njė nisėm kjo qė do tė shėrbejė jo vetėm pėr qytetet Tiranė apo Elbasan, por pėr gjithė Shqipėrinė qė tė gjithė sė bashku tė luftojmė korrupsionin.

Salla: Marr shkas nga fjala e zotit ministėr qė tha qė korrupsioni ėshtė njė marrėdhėnie dypalėshe pėrndryshe nuk do tė ekzistonte.

Pikėrisht mendoj qė qeveria shqiptare mė shumė se sa tė fokusohet nė dėrgimin e kėtyre rasteve korruptive nėpėr gjykata, mendoj qė duhet tė fokusohet dhe nė palėn tjetėr nė atė qė ėshtė sofistikimi i administratės shqiptare me anė tė kompjuterizimit tė shėrbimeve.

Mungesa e kėtij lloj shėrbimi ėshtė njė kyē qė sjell korrupsionin sepse njė person i cili kėrkon njė shėrbim publik nė administratė do tė duhet tė paguajė dikė qė ta marrė mė shpejt kėtė shėrbim, ndėrkohė qė duke bėrė pėrpjekje pėr ta ndryshuar kėtė shėrbim pėr ta bėrė dhe mė tė shpejtė, korrupsioni do tė eliminohet.

Sokol Olldashi: Unė nuk thashė qė korrupsioni ėshtė njė marrėdhėnie e dyanshme, unė jam i parimit qė peshku qelbet nga koka, jo nga bishti.

Sė dyti pėrsa i pėrket asaj qė pėrmendi zonja Kodra qė ka qenė angazhimi i PD-sė tė ndėshkojė njerėzit e korruptuar brenda administratės ju siguroj qė ne e kemi bėrė, por detyra jonė ėshtė tė raportojmė nė institucinet e prokurorisė dhe mė pas prokuroria qė ēon dosjen nė gjykatė.

Faza qė na takon ne, ne e kemi kryer.

Sė treti, njohja e problemit tė korrupsionit nuk ėshtė njė problem qė duhet ta bėjė vetėm qeveria ėshtė njė problem qė duhet ta bėjmė globalisht.

Unė e pėrshėndes zotin Bello qė tha qė nė 3 korrik, partia e tij mė sė shumti i humbi zgjedhjet pėr shkak tė korrupsionit, por duhet tė kemi parasysh qė po tė shikoni me kujdes zhvillimet nė PS, do tė shikoni qė deklarata e zotit Bello ėshtė shumė sporadike, nuk ka njė qėndrim institucional tė partisė sė zotit Bello kundėr korrupsionit, nuk ka njė pranim zyrtar tė asaj qė thotė zoti Bello nga PS si strukturė e tėrė. Kjo ėshtė njė deklaratė individuale pėr tu pėrshėndetur.

Sė katėrti, ne kemi marrė masa konkrete kundėr korrupsionit. Janė bėrė ndryshime nė ligjin pėr konfliktin e interesit, ndryshime nė vendimet e kėshillit tė ministrave pėr specifikimet e prokurorimeve publike, janė forcuar zyrat e kontrollit financiar nė tė gjitha institucionet shtetėrore, po punohet pėr “one stop shop” pėr biznesin, qė mos tė jetė i detyruar tė paguajnė nė 48 sportele siē kemi sot, po tė shkojė nė njė zyrė tė vetme tė marri gjitha letrat, tė pagojė taksat qė ka pėr tė paguar dhe tė mbarojė punė.

Pra njė numėr masash ligjore dhe administrative qė po merren. Dhe e fundit u pėrmend ēėshtja e bashkėpunimt tė publikut nė luftėn kundėr korrupsionit.

Nė se ne kėrkojmė qė kjo luftė tė jetė efikase sigurisht kjo nuk mund tė bėhet vetėm me mjete represive dhe ėshtė argument i kundėrt me atė qė u pėrdor.

Ne po kėrkojmė qė nė kėtė luftė tė marrin pjesė tė gjithė dhe sikurse shpėrblejmė njerėz qė na tregojnė evidenca tė rėndėsishme pėr ngjarje kriminale, do tė shpėrblejmė edhe njerėzit qė do na tregojnė evidenca tė rėndėsishme pėr afera korruptive sepse nė fund tė fundit janė paratė tuaja qė humbasin atje.

Sonila Myftari: Unė e shikoj shumė tė lidhur korrupsionin me ekonominė, pasi nė qoftė se do tė marrim rrogat duke filluar qė nga nėpunėsit e thjeshtė do tė shikojmė qė nuk janė tė mjaftueshme pėr tė ecur pėrpara, atėhere nuk mund tė anashkalojmė ekonominė nė kėtė gjė.

Korrupsioni nuk mund tė luftohet vetėm nga ana e politikės, por ēdo individ ka detyrėn e vet nė kėtė gjė.

Adriala Kasemi: Flitet shumė pėr korrupsionin qė secili duhet tė bėj detyrėn e tij, megjithatė mua mė krijohet pėrshtypja e njė lėmshi tė zjarrtė qė asnjė nuk do ta mbajė nėpėr duar.

Erion Neci: Kur ishit nė opozitė zoti Olldashi keni akuzuar ministrat pėr korrupsion dhe kontrabandė, sot pothuajse pas njė viti qė jeni nė pushtet dhe kėto ish tė akuzuar vazhdojnė tė flenė qetė nėpėr shpitė e tyre.

Mos vallė ata nesėr mund t’ju akuzojnė juve pėr shpifje?

Marko Bello: Nuk ėshtė e vėrtetė qė unė jam zė i veēuar nė PS. Jo mė larg se dy javė mė parė kryetari i PS-sė, zoti Rama deklaroi qė PS-ja nuk mund tė jetė strehė dhe alibi pėr cilindo i cili ka abuzuar me mandatin qė i dhanė socialistėt, por ndėrkohė ne nuk lejojmė qė akuzat politike tė kthehen nė njė gjueti shtrigash pėr tė eleminuar kundėrshtarėt politikė, siē ka ndodhur jo rallė herė nė kėto vite.

Dhe me tė drejtė kėtu u ngrit dhe shqetėsimi qė ka qenė njė retorikė e tepruar e eksponentėve tė politikės sė djeshme tė cilėt ndonjėherė harronin qė nuk ishin as prokurorė as gjykatės, por thjesht kemi tė drejtė tė gjithė tė denoncojmė cilindo qė mund tė ketė bėrė njė afer korruptive, por nuk jemi ne ata qė i japim notėn se kush ėshtė i korruptuar.

Sė dyti mund tė them qė u fol me tė drejtė se cilat janė masat pėr tė ndaluar korrupsionin. Njė nga masat ėshtė parandalimi ashtu si masat profilaktike dhe ne duhet tė jemi tė kujdesshėm nė parandalimin e kėtij fenomeni.

Unė mendoj qė njė nga gjėrat qė ka bėrė kjo qeveri dhe qė unė e pėrshėndes ėshtė liberalizimi i liēensave ose lėvizjes sė qytetarėve ose tė autobuzave sepse vetėm shėrbimi publik nė qoftė se liberalizohet dhe krijohet konkurenca e lirė, transparenca dhe llogari dhėnia, vetėm atėherė do luftohet korrupsioni dhe jo thjesht me goditje.

Sokol Olldashi: Dua ti pėrgjigjem komentit qė korrupsioni ėshtė i lidhur dhe me pagat. Sigurisht qė ėshtė i lidhur dhe pėr kėtė dua tė tėrheq vėmendjen pėr njė zhvillim qė ka qenė nė fillim tė ardhjes tonė nė qeveri.

Ne kėrkuam nė negociata me FMN-nė tė bėnim njė rritje tė menjėhershme tė pagave dhe pėr shkak tė skepticizmit qė kishte fondi nė lidhje me tė ardhurat nė buxhetin e shtetit u shty pėr kėtė periudhė tė dytė.

Pse ndodhi kjo? A kemi qenė ne qė nė 4 vjet kemi thėnė qė nė buxhetin e shtetit futen miliona euro tė ardhura nga doganat dhe nga taksat.

Vetėm nė 3 muajt e parė tė kėtij viti kemi 84 milionė dollarė mė shumė, pra kemi vėrtetuar akuzėn tonė pėr zhdukjen e parave ne zyrat e taksave dhe doganave, kemi shtuar tė ardhurat nė buxhetin e shtetit dhe me kėtė shtim tė ardhurash do bėjmė rritjen e pagave dhe pensioneve.

Sė dyti ėshtė e vėrtetė qė dhe unė dhe kolegė tė mi nė opozitė dhe sot nė mazhorancė kemi akuzuar eksponentė tė PS-sė dhe me qetėsinė mė tė madhe i akuzoj prap sot dhe mund t’ju them se brenda kėtyre muajve dosja pėr Anastas Angjelin ka vajtur nė prokurori, dosja pėr tentativė vjedhje dhe privatizimin e klubit Dinamo. Dosja pėr Arben Malajn, pėr Dhimitėr Raftin, pėr Igli Toskėn, pėr Spartak Poēin kanė vajtur nė prokurori.

Nuk ėshtė detyra ime ti marr kėta njerėz dhe ti dėnoj ėshtė detyra e prokurorisė ti shkojė hetimit deri nė fund dhe ti paraqisė provat gjykatės, e cila jep dhe verdiktin pėrfundimtar. Pra detyrėn time si ekzekutiv unė e kam tė kryer.

Aleksandėr Furxhi:Zoti ministėr mė lejoni t’ju tėrheq vėmendjen sepse pėrmendėt disa emra tė cilėt nuk ishin tė pranishėm nė debat dhe etika dhe politika e BBC-sė e do qė ata tė kenė mundėsi qė tė mbrohen qoftė edhe ndaj njė niveli tė tillė akuze.

Ergys Jahollari: Dola pak mė parė jashtė dhe pashė qė deti ishte shumė i bukur dhe shumė i qetė, por nuk pashė asnjė skaf. Mos e ka ekzagjeruar pak Shqipėria kėtė punėn e monatoriumit pėr skafet?

Marko Bello: Mua mė kujtohet qė kur ishim tė vegjėl luanim me skafe letre dhe siē duket ka ardhur koha tė luajmė pėrsėri. Problemi ėshtė se ėshtė njė lėvizje e gabuar.

Shqipėria nuk ėshtė mė njė vend nga i cili trafikohen klandestinė siē ka qenė nė vitet e mėparshme. Janė vetė vlerėsimet e Italisė fqinje qė pothujse trafiku vajti zero. Ka pas tentativa tė trafikimit tė drogės me skafe, por kjo nuk mund tė jetė njė alibi pėr qeverinė pėr tė bllokuar pėr 3 vjet tė drejtėn qytetarėve.

Ajo qė kemi dashur ne dhe kemi thėnė ka qenė ulja e fuqisė motorike tė skafeve me qėllim qė ato tė mos jenė tė fuqishme pėr tė transportuar njerėz nė Itali sepse kjo ėshtė njė gjė e gabuar e cila dėnon me vdekje turizmin shqiptar.

Unė e di qė qeveria ka shprehur qė vetėm nė kėtė mėnyrė do bėjmė tė mundur liberalizimin e vizave, nuk ėshtė kjo arsyeja. Liberalizimi i vizave do tė vijė nga kartat e identitetit, pėr pashaportat biometrike qė njė qytetar shqiptar tė mos lėviz mė 3 identitete tė rreme ose tė ndryshme.

Sė dyti kontrolli i kufijve shqiptarė.

Mirush Kabashi: Deti Durrėsit do ishte shumė i bukur nėse do shikonte mė tepėr tragete dhe qytetarėt shqiptarė tė shkonin e vinin si gjithė qytetarėt e Europės me pasaporta tė rregullta.

Aleksandėr Furxhi: Dimė qė Shqipėria nuk ėshtė rasti i vetėm nė vendosjen e njė monatoriumi pėr ndalimin e skafeve me shpejtėsi tė madhe.

Kemi rastin e Gjibraltarit, njė territor fare i vogėl nė bregun jugperėndim tė Europės, fare pranė Afrikės, njė territor nėn autoritetin britanik. Ky monatorium nė Gjibraltar po zbatohet prej 11 vjetėsh. Arben Manaj i BBC ka udhėtuar posaēėrisht nė Gjibraltar i cili na sjell kėtė pėrvojė.

Arben Manaj: Ky kėtu ėshtė aeroporti i Gjibraltarit dhe unė do tė thoja qė ėshtė tmerresisht unikal pėr faktin sepse kėtu kalon edhe autostrada edhe makina, dhe ulen dhe avionė dhe kjo ndodh pikėrisht sepse Gjibraltari ka njė sipėrfaqe prej 8 km katrorė dhe njė popullsi prej 28 mijė vetėsh.

Por pėr nga rėndėsia strategjike, Gjibraltari ėshtė njė nga vendet mė strategjike nė botė.

I pozicionuar nė pikėn mė fundore tė Europės, vetėm 14 milje larg Marokut nė Afrikė, nė ngushticėn e Gjibraltarit kryhet njė nga volumet mė tė mėdha tė trafikut detar nė botė. Gjibraltari nė pjesėn mė tė madhe pėrbėhet nga njė kodėr shkėmbore rreth 400 metra e lartė e cila nga vendasit njihet me emrin “The rock” ose “Shkembi”, emėr me tė cilin njihet dhe vet territori i Gjibraltarit.

“The Rock” njihet mė shumė pėr dy gjėra, pėr radarėt e fuqishėm tė cilėt kontrollojnė lėvizjen nė ngushticė, si dhe majmunėt nė gjendje tė egėr tė cilėt ndodhen nė kėtė pjesė tė botės qė kur nuk mbahet mend.

Pikėrisht pse ka njė pozicion tė tillė mes Europės dhe Afrikės nė ujrat e Gjibraltarit deri pėrpara 11 vjetėsh ėshtė zhvilluar njė aktivitet i ethshėm trafiku tė paligjshėm dhe kontrabande kryesisht tė cigareve dhe drogės, me Spanjėn dhe Afrikėn.

Qeveria e atėhershme e Gjibraltarit nxori njė ligj i cili bllokoj brenda natės afro 350 skafe tepėr tė shpejtė tė pėrdorur nga trafikantėt. Nė zyrėn e kryeministrit na thonė se heronjtė e heshtur janė nė njė zyrė tjetėr.

Njeri prej tyre ėshtė ai qė epitemizon zbatimin e moratoriumit tė skafeve. Ai ėshtė superintendenti i policisė mbretėrore tė Gjibraltarit, zoti Richard Bolsano, i cili nė atė kohė drejtonte operacionet kundėr trafikantėve.

Nė bazė tė moratoriumit tė vitit 1995 ndaloheshin tė gjithė motoskafėt tė njė fuqie prej 200 – 220 kuaj fuqi si dhe me njė gjatėsi prej afro 6 metrash. Nė zyrėn e tij zoti Bosano tregon fotografi nga ato operacione tė cilat i ka vendosur nė murin e zyrės sė vet.

Zoti Bosano kanė kaluar 11 vjet qė nga hyrja nė fuqi e moratoriumit pėr ndalimin e skafeve kėtu nė Gjibraltar. Pėrse morėt kėtė vendim?

Richard Bosano: Fillimisht ishte qeveria ajo qė miratoj legjislacionin e nevojshėm, pėr shkak se pėrmasat e kontrabandės nė atė periudhė po ndikonin mbi ndėrtimin moral tė vetė shoqėrisė sė kėtushme. Njerėzit e zakonshėm nuk donin qė kontrabanda tė vazhdonte nė Gjibraltar.

Arben Manaj: Tė gjithė i mbajnė mend ato kohė. Rrugės pėr nga hoteli nė skajin mė jugor tė shkėmbit ku duket fare qartė Afrika, shoferi i taksisė Gonzalo Hurathjo, mė thotė se moratoriumi i skafeve ishte njė gjė e mirė. Momentalisht nuk ka asnjė lloj kontrabande nė Gjibraltar mė thotė Gonzale.

Nė kohėn kur u ndaluan skafet pati protesta si nga ata qė ishin pro moratoriumit dhe nga vetė skafistėt, madje dhe tė dhunshme si tė parat dhe tė vetmet protesta nė Gjibraltar mė thotė gazetari vendas Jim Watt, tė cilin e takova nė marinėn detare. Pėr shkak tė moratoriumit kjo faqe e historisė sė Gjibraltarit ėshtė e mbyllur njė herė e pėrgjithmonė.

Jim Watt: Shumica e njerėzve mendojnė se moratoriumi ishte njė gjė e mirė pasi situata ishte jashtė kontrollit. Moratoriumi ishte shumė efektiv nė ndalimin e kontrabandės sė cigareve.

Por pati dhe nga ata kundėr kėtij moratoriumi. Njeri prej tyre ishte Fred Darvisher, i cili mė thotė se moratoriumi ndoshta u bė pėr qėllime tė mira, por mund tė ishin gjetur rrugė mė tė mira thotė ai. E vėrteta ėshtė se trafiqet kryen nga njerėzit dhe jo nga skafet.

Fred Darvisher: Pėrveē biznesit tė mbajtjeve tė mjeteve detare, unė kam dhe njė biznes tė mjeteve tė zhytjes nė det. Tipi i skafeve qė ėshtė ndaluar nga moratoriumi ėshtė pikėrisht ai qė preferohet nga turistėt nga Europa veriore pėr tė bėrė zhytjet nė det. Aktualisht ne po humbasim turist sepse nuk pėrmbushim dot kėrkesat e tyre.

Arben Manaj: Nė majė tė shkėmbit tė Gjibraltarit turistėt janė tė shumtė, ashtu sikurse dhe radarėt dhe majmunėt nė gjendje tė egėr qė luajnė me vizitorėt e shumtė.

Stephany Wellstead ėshtė menaxhere komerciale jo vetėm pėr teleferikun, por edhe pėr agjencinė “Bota e delfinėve”. Ajo mė thotė se reputacioni i Gjibraltarit ėshtė pėrmirėsuar shumė pas zbatimit tė moratoriumit tė skafeve.

Nė zyrėn e tij superintendenti i policisė mbretėrore, zoti Richard Bosano, “Katani” i gjallė i Gjibraltarit mė tha se nuk kam bėrė asgjė kompensim pėr skafet e konfiskuara.

Zoti Bosano, nėse ministri i brendshėm i Shqipėrisė do tė kėrkontė njė kėshillė nga ju lidhur me kėtė ēėshtje, ēfarė kėshille do ti jepnit?

Richard Bosano: Sė pari do ta kisha pyetur ministrin e brendshėm nėse komuniteti juaj e do njė legjislacion tė tillė. Veproni me rreptėsi, tregojuni njerėzve se jeni tė angazhuar nė kryerjen e kėsaj detyre, siguroni pėrkrahje. Pas kėsaj do tė bini nė qetėsi, trafikantėt do ti pėrzini.

Arben Manaj: Me ndėrhyrjen e zotit Bosano, na mundėsohet tė shkojmė nė kantierin e marinės detare pėr tė parė disa nga skafet relikė tė kapur nga trafikantėt nė atė kohė. Ndonėse ishte njė ditė e trazuar pėr daljen nė det tė hapur falė xhentilesės sė mikpritėsve vendosėm tė ndjekim njė patrullim tė policisė mbretėrore nė ngushticėn e Gjibraltarit me njė trafik shumė tė madh lundrimi ndėrkombėtar.

Kėtu jemi nė ujrat e ngushticės sė Gjibraltarit. Nė tė majtėn timė ėshtė Maroku, mbrapa ėshtė Gjibraltari dhe mė poshtė Spanja. Nė kėto ujra para 11 vjetėsh vlonte kontrabanda, ndėrsa sot pas moratoriumit tė skafeve gjithė ata qė ishin pro dhe kundėr bien dakort vetėm nė njė pikė, qė sot e kėsaj dite Gjibraltari i ka vėnė kapakun kėtij fenomeni. Arben Manaj, BBC, ngushtica e Gjibraltarit nė det tė trazuar.

Aleksandėr Furxhi: Zoti ministėr ishte njė pyetje nė dokumentar qė gazetari ynė e bėri nė emėr tuaj. ēfarė keni pėr tė thėnė?

Sokol Olldashi: E njoh praktikėn e Gjibraltarit sepse ka qenė njė nga praktikat qė ministria e ka studiar mė me kujdes kur ka hartuar draftin e moratoriumit. Nuk ėshtė e vetmja, por me moratoriumin qė ne kemi vendosur dhe me kushtet tona ėshtė mė e pėrafėrta.

Moratoriumi ėshtė njė hap qė merret pėr tė njėjtat qėllime pėr tė bllokuar trafiqet. Mirushi me tė drejtė tha se unė nuk disponoj shifra pėr tė thėnė se sa, por ja them unė shifrat. Vetėm nė vitin 2004 ne kemi eksportuar vetėm drejt Italisė 1 ton heroinė e kapur sipas statistikave tė policisė italiane. Ne pretendojmė qė italianėt dhe qytetarėt e tjerė tė BE-sė tė na japin viston qė ne tė bashkohemi me ta.

Atėherė, a duam ta frenojmė kėtė trafik dhe tė bėhemi tė barabartė me ta dhe mos tė na shikojnė si delet e zeza tė Europės qė transportojmė vetėm kriminalitet, drogė, banda qė vjedhin shtėpitė e pėrdhunojnė njerėz? Nėse duam ta ndryshojmė kėtė imazh duhet tė ndėrmarrim disa lėvizje qė herė herė janė edhe drastike nė koncept, sepse drastike nė realitet kėto nuk janė. Moratoriumi prek vetėm 140 njerėz, nuk prek as turizmin, as transportin dhe as mjetet e lundrimit.

Filloreta Kodra: Unė pajtohem me ministrin qė ne duhet tė ndėrpresim trafikun e drogave, por nuk pajtohem me format qė janė zgjedhur pėr ta ndėrprerė dhe nuk jam e bindur nėse do tė ndėrpritet apo jo.

Unė nuk mund tė flas me shifra se sa janė personat qė kanė skafe, por unė di qė nė bregdet ka shumė ankesa se po u preket buka e pėrditshme.

Sokol Olldashi: Mund tė bėhen komente mbi bazėn e njė informacioni tė pavėrtetė. Asnjė anije peshkimi nuk preket, edhe peshkatarėt qė pėrdorin varka apo motoskaf tė vegjėl mund ti regjistrojnė kėto pajisje pranė kapitenerisė sė portit dhe tė regjistrohen vetė si tė vetpunėsuar dhe i vetmi kontribut qė do paguajnė janė sigurimet shoqėrore pėr vete.

Entela Bajramaj: Ne kemi xhiruar me kamer tė fshehtė blerjen e njė sasie droge, kokainė, nė Tiranė dhe me kėtė sasi droge jemi paraqitur tek zyrtarėt e lartė tė policisė dhe kemi kėrkuar qė tė dorėzojmė drogėn e tė marrim njė reagim tė tyre nė kėtė kronikė.

Unė vazhdoj ta kem ende drogėn sepse asnjė nga zyrtarėt e lartė tė policisė nuk mė ka pritur. Sipas jush media dhe policia duhet tė jenė partnerė apo duhet tė jenė armiq nė kėtė luftė tė kėtij fenomeni degradues.

Salla: Vendimi i mazhorancės pėr tė bllokuar pėr 3 vjet skafet ka njė kosto goxha tė madhe politike. Po tė vėmė re 10 deputetė tė mazhorancės vijnė nga zona elektorale pranė bregdetit. Nėse do jetė ajo qė thotė kryeministri Berisha se pas kėtij vendimi do ketė liberalizim tė vizave atėherė unė mendoj se ja vlenė tė sakrifikosh 140 familje, qė pas 2 – 3 vjetėsh tė lėvizin disa grupe tė caktuara tė shoqėrisė lirshėm nė Europė.

Entiol Laēo: Zoti Bosano, nė Gjibraltar tha qė nė radhė tė parė ministri duhet tė pyesė popullin komunitetin se cila ėshtė mė e mira, a e ka bėrė ministri kėtė?

Luciano Qafoku: Nuk ėshtė ēėshtja a e ka pyetur apo jo ministri dhe nuk kalojnė gjėrat me njė “na falni” tė kryeministrit pėr ata qė preken nga ky moratorium. ēėshtja qėndron qė dhe kur ky trafik ekzistonte nuk dilte njeri dhe i pėrdorte skafet nė mes tė ditės dhe ju polica rrini e na shikoni.

Natėn bėheshin kėto punė. A ėshtė e sigurtė policia qė nuk vazhdojnė dhe bėhen po prap tani natėn sepse natėn besoj dalin dhe tani? Ma merr medja qė trafiku vazhdon pėrsėri tė bėhet.

Briseida Mema: Unė jam shumė dakort me komentin qė bėri parafolėsi. Pikėrisht njė moratorium duhet shoqėruar gjithmonė dhe me masa tė tjera, me njė forcim shumė tė madh tė shtetit ligjor.

Meqė pati dhe njė polemik pėr shifrat do desha tė shtoja njė nga kushtet kryesore qė i ėshtė vėnė Shqipėrisė pėr integrimin nė BE dhe nė NATO ka qenė lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, duhet tė kemi parasysh qė sasia e drogės qė ka kaluar nga Shqipėria nė vitin 2004 – 2005 ėshtė vlerėsuar nga policitė ndėrkombėtare me shifrėn 2 miliardė USD.

Kjo shifėr e konvertuar nė 30% e drogės sė Ballkanit ka kaluar nga Shqipėria e cila ka shėrbyer pak a shumė si Gjibraltari njė urė lidhėse midis lindjes dhe perėndimit. Por unė jam me atė qė moratoriumi i skafeve qė shpresoj mos tė zgjasė 11 vjet sa Gjibraltari ėshtė shumė i lidhur me korrupsionin, me shtetit ligjor, me masat tė tjera ku kontribojmė tė gjithė.

Filloreta Kodra: Trafiku i lėndėve narkotike nuk bėhet vetėm nėpėrmjet detit dhe dyshojmė se nesėr qeveria do tė ndėrpresė edhe gjithė trafikun e kamionave sepse dhe nė to janė gjetur lėndė narkotike.

Do tė thosha qė kjo ėshtė njė masė drastike e cila nė vetvete fsheh atė paaftėsinė e qeverisė pėr tė kontrolluar kufijtė dhe gjithashtu ėshtė edhe ai shqetėsim qė ne si opozitė kemi ėshtė njė tendencė pėr tė qeverisur me masa represive.

Kjo po ndihet dhe nė administratė, mosrealizimi i investimeve publike, mos bėrja e tenderave ėshtė frikė e punonjėsve tė administratės ndaj masave qė mund tė merren pikėrisht prej ligjit tė spiunėve tė ashtuqujtur se mos denoncojnė njeri tjetrin.

Manjola Stafa: A mendoni se Durrėsi nė fillim tė kėtij sezoni turistik ofron kushte maximale pėr ardhjen e turistėve?

Mirush Kabashi: Unė do tė flas pėr anėn shpirtėrore tė durrsakėve, nuk mund tė flas nga pikėpamja administrative sepse nuk i kam dhe tė dhėnat. Unė them qė durrsakėt janė njerėz qė gjithė jetėn i kanė patur shumė pėrzemėr tė ardhurit.

Tashmė bashkatdhetarėt tanė nga Kosova, Maqedonia, Mal i zi, po vijnė rėndom nė qytetin e Durrėsit dhe po gjejnė me tė vėrtetė gjithmonė kushte dhe mė tė mira.

Premtimet qė sivjet do tė ketė edhe drita edhe ujė, si dhe premtimet e bashkisė nga pikėpamja e higjenės janė garancia e madhe qė edhe ky sektor i ekonomisė do tė jetė gjithmonė dhe mė efikas. Nuk mund tė mendosh qė ndryshimet do tė jenė drastike pasi nuk mund tė mendosh qė nga zero tė shkosh nė fund.

Ka njė evolim nė kėtė aspekt dhe nga gjithė mentaliteti i qytetarėve tė Durrėsit, ata gjithmonė e mė tepėr dhe me biznesin e vogėl e tė madh, po krijohet ideja qė sa mė tepėr ata tė jenė nė shėrbim tė turizmit, aq mė shumė produktivitet do tė kenė.

Sokol Olldashi: Unė besoj qė njė pjesė tė punės sė ministrisė time nė Durrės i kam mbyllur, megjithatė kthehemi tek pyetja. Granti qė i ėshtė dhėnė bashkisė sė Durrėsit kėtė vit nga qeveria ėshtė trefish mė i lartė.

Nė vitin 2005 ka patur njė grant relativisht mė tė ulėt, pavarėsisht se bashkia e Durrėsit drejtohet nga njė kryetar qė ėshtė i PS-sė. Nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi tė investohet nė prag tė sezonit ne kemi trefishuar kėtė grant.

Sė dyti, po proēedohet me urgjencėn mė tė madhe pėr fillimin e punimeve nė unazėn e Shkozetit dhe ne shpresojmė ta mbyllim pėrpara pikut tė sezonit.

Sė treti, po pėrpiqemi tė stimulojmė investimet nė Ujėsjellėsin, megjithėse Ujėsjellėsi Durrėsit ka njė kontratė pak specifike dhe ndėrkohė ky rrjet ėshtė rrjeti mė i vjetėr dhe mė problematik nė Shqipėri.

Sė katėrti, do tė bėhet me urgjencė njė riveshje e rrugės Milot – Kukės prej nga vjen dhe njė pjesė e mirė e fluksit tė pushuesve pėr hotelet e plazhit tė Durrėsit nė mėnyrė qė tė jetė mė atraktiv Durrėsi sesa Ulqini sepse ai fluks turistėsh diku do tė shkojė.

I vetmi kush optimal qė pėrmbushet deri tani 100%, por qė nuk varet nga qeveria kėta janė durrsakėt.

Aleksandėr Furxhi: Ishte njė list premtimesh te gjitha nė kohėn e ardhme dhe mu duk jo fort optimiste.

Aleksandėr Allamani: U fol pėr Durrėsin dhe dėgjova shumė premtime. Realisht pėr mua, pavarėsisht se nuk jam durrsak them qė ėshtė nė gjendje tė mjerueshme sepse ėshtė njė papastėrti e madhe, nuk ekzistojnė as koshat pėr tė hedhur plehrat apo pėr nevoja personale, mos tė flasim dhe pėr ndėrtimet qė po bėhen pa leje.

Sokol Olldashi:
Pėrpara se tė bėni konstatime tė tilla duhet qė tė jeni tė qartė pėr ndarjen e pėrgjegjėsive nė njė sistem qeverisje. Koshat e hedhjes sė mbeturinave nuk janė detyrė e ministrive, por e bashkisė sė Durrėsit, pra duhet tė jeni mė tė kujdesshėm kur drejtoni pyetje dhe kur konstatoni gjėra.

Ilir Memko: Jam nga Durrėsi dhe konstatoj meqė jam dhe qytetar dhe banor i plazhit me pėrjashtim shumė tė rallė tė gjithė hotelet qė i ofrohen pushuesve janė me ujė pusi.

Klementina Cenkollari:Unė nuk jam nga Durrėsi, por gjithsesi zoti ministėr numėroj njė varg projektesh qė kishte nisur pėr qytetin e Durrėsit dhe gjatė gjithė kohės pėrdori kohėn e ardhme. Mos mendoni se kėto duhet ti kishit nisur, ne jemi nė muajin maj dhe nė korrik fillon piku i sezonit?

Marko Bello: Marr shkas nga komentet dhe shqetėsimi ėshtė i saktė, e kam konstatuar dhe vetė pasi jam njė dashamirės i Durrėsit dhe vet e pėlqej shumė kėtė qytet. Pėr fat tė keq nuk ka lėvizur as edhe njė lopėt dhe nė kėto 9 muaj. Iku koha kur kėta vetėm kritikonin dhe duhet tė japin llogari tani.

Ka thėnė zoti Berisha nė Kavajė qė brenda vitit tė gjithė qytetet bregdetare tė Shqipėrisė do tė kenė ujė 24 orė nė ditė, njė premtim ky qė nuk do tė mbahet dot.

Dhe nuk ėshtė e vėrtetė qe ka patur trefishim tė grantit tė bashkisė sė Durrėsit, pėrkundrazi tė gjithė bashkitė qė drejtohen nga pėrfaqėsues tė PS-sė dhe kėtu flas dhe pėr bashkinė e Beratit ku jam vet deputet ka njė akordim fondesh qesharake. Nė komunat e Beratit ėshtė sa rroga ime mujore fondi pėr investime.

Sokol Olldashi: Grantin ju e keni patur 270 milion ne e kemi 520 milion lekė. Pėr investimet nė rrugėn e Shkozetit nuk kemi gjetur projekt. Kemi ndėrmarrė gjatė gjithė kėsaj kohe punė voluminoze pėr tė mbaruar brenda njė kohe mjaft tė shkurtėr projektin e rrugės sepse nuk mund tė hedhim miliona lekė siē bėhej dikur pa njė studim, pa njė projekt, pa volume pune, pa preventiva. Problemi i sistemit tė ujėsjellėsit tė Durrėsit ėshtė njė marrėveshje konēesioni qė e kanė nėnshkruar kėta zotėrinj qė akoma nuk e di njeri se si do zgjidhet.

Pėrsa i pėrket investimeve qė janė bėrė brenda bashkisė sė Durrėsit nėse ju kujtohej nė 3 korrik, treēereku i rrugėve tė Durrėsit kanė qenė tė hapura dhe tė lėna nė mes sepse ishin punė tė papaguara.

Aleksandėr Furxhi:Mė duhet ta mbyll kėtu debatin e sotėm nė Durrės. Falenderoj tė gjithėve pėr pjesmarrjen.

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dėshirės
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund tė redaktojė komentet tuaja dhe nuk garanton se do tė botohen tė gjithė e-mailėt.
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>