BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 16 shkurt 2006 - 18:04 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Privatizimi si zgjidhje për energjinë
 
Pamje nga Shkupi
Privatizimi shkakton polemika në Shkup
A është privatizimi një alternativë për zgjidhjen e problemeve të energjisë?

Maqedonia nuk ka krizë të madhe energjetike, krahasuar me disa vende tjera të rajonit. Por në Shkup kanë shpërthyer polemika pas vendimit të qeverisë për privatizimin e një pjese të ndërmarrjes së Elektroekonomisë.

Në kuadrin e bashkëpunimit me partnerët e BBC-se në rajon në javën e energjisë, gazetarja e Radio Shkupit, Valbona Zunçe sjell opinionet e qeverisë dhe të kundërshtarëve të privatizimit.

Procesi i privatizimit të një prej ndërmarrjeve kryesore ekonomike të vendit Elektroekonomia e Maqedonisë nuk ka kaluar pa gjurmë të dukshme qoftë në foltoren e parlamentit qoftë në faqet e shtypit dhe nga mediume të tjera.

Disa nga ekspertët ekonomistë të vendit thonë së privatizimi i Elektroekonomisë së Maqedonisë nuk është i përshtatshëm por dhe forma nuk i përgjigjet zhvillimit ekonomik të vendit.

Kryetari i qendrës për analiza ekonomike në Shkup, Marian Nikollov, këtë privatizim e sqaron.

"Unë mendoj se Elektroekonomia e Maqedonisë mund të funksionojë nëse merret ai model me të cilin do të shpallet ankand për menaxhment ndërkombëtar që do të shkonte në pako me ri-kapitalizimin sepse borxhi i saj me 13% nuk është ndonjë shumë e madhe parash," thotë zoti Nikollov.

Ditëve të fundit në Shkup u mbajtën protesta te cilat janë zhvilluar nga organizata joqeveritare dhe nuk shprehin vullnetin e popullit shprehet ministri i ekonomisë Fatmir Besimi.

"Me siguri nuk e kanë të qartë gjithë procesin sepse nuk dëgjojnë argumentet e këtij procesi dhe ka konfuzion përsa i përket qëllimit që do të arrihet".

"Në argumentet e tyre dhe ne shprehim gadishmëri që të bisedojmë me ta nëse ka nevojë që të sqarohemi që mos të krijohet përshtypja se procesi nuk është në të mirën e qytatarëve."

Në kushtet e një dukurie negative në shtet të korrupsionit transparenca e privatizimit të Elektroekonomisë së Maqedonisë, përkatësisht të shpërndarjes, do të mënjanonte dyshimet e opinionit se procesi do të keqpërdoret, vlerëson një organizatë joqeveritare duke dhënë një vlerësim të kundërt nga ai që jep ministri i ekonomisë Fatmir Vesimi.

Zoran Jaçev është kryetari i organizatës transparent Maqedonia që bën pjesë në rrjetin e organizatave ndërkombëtare joqeveritare kundër korrupsionit.

Ai thotë se shoqata e tij ka bërë rekomandime qeverisë përsa i përket transparencës së privatizimit.

"Ministria pjesërisht t'i zbatojë këto rekomandime dhe për opinionin deri tani nuk u është përgjigjur disa pyetjeve të rëndësishme siç janë cilat janë proceset negative dhe pozitive të privatizimit të Elektroekonomisë.

Pastaj sa mjete priten të fitohen me këtë privatizim dhe si do të përdoren këto mjete, a do të rrinë si rezerva devizore apo do të përdoren për të financuar projekte të ndryshme, në çfarë procedurash do të kalohet në procesin e privatizimit e tj...".

Por ministri i ekonomisë, Fatmir Besimi, për efektet e privatizimit të Elektroekonomisë shpjegon:

"Procesin e privatizimit dhe të shpërndarjes të rrjetit elektro-energjetik të Maqedonisë, qëllimi kryesor nuk është që ne do të përfitojmë nga privatizimi. Qëllimi kryesor është që në sistemin tonë të shpërndarjes të rrjetit energjetik të sjellim investitorë strategjikë të cilët do të investojnë dhe avancojnë sistemin e shpërndarjes së energjisë.

Dhe me këta investitorë strategjikë presim që të krijojmë një sistem konkurues dhe kompatitibil me atë që quhet tek rajonal".

Të interesuarit kryesorë për blerjen e këtij sektori të shpërndarjes në Elektroekonomi në Maqedoni janë ÇEZ-i i Çekisë, ENGEL i Italisë, RVE e Gjermanisë dhe EVN i Austrisë të cilat tashmë kanë bërë analizat e hollësishme të aplikimit ndërsa ofertat duhet të paraqiten më vonë, deri më 1 mars.

Pjesa më e madhe e prodhimit të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë, rreth 80%, mbështetet në termocentralet ekzistuese në vend. Prodhimi i përgjithshëm është 6200 gigavat orë. Këto kapacitete elektrike nuk i plotësojnë kërkesat e qytetarëve dhe subjekteve ekonomike.

Kërkesat e shtruara për energji elektrike kanë bërë që shteti të importojë rreth 950 kilovat orë.

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>