BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 16 shkurt 2006 - 16:57 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Spanja dhe turbinat e saj të erës
 
Turbina me erë
Turbinat me erë, një mënyrë tjetër për prodhimin e energjisë
Në javën kushtuar energjisë ne po flasim edhe për mundësitë e zëvendësimit të energjisë të prodhuar nga lëndët djegëse që është ndotëse dhe e kushtueshme. Tani po shihen alternativa të ndryshme si prodhimi i energjisë nga forca e erës.

Por kjo është kundërshtuar ashpër në Britani dhe Francë. Kundërshtarët kanë thënë se është e pamjaftueshem dhe prish natyrën. Por një vend në Evropë e ka mbajtur gojën e kyçur.

Korrespondenti i BBC-së për Evropën Tim Franks shkoi në Spanjë për të kuptuar përse njerëzit mbështesin mundësinë e prodhimit të energjisë me anë të turbinave të erës.

Jam në kodrat e Navarës ku përpara shtrihet një instalim i madh mullinjsh ere, secili 45 metra e lartë. Në ditën më të mirë turbinat e erës prodhojnë një të tretën e energjisë elektrike për Spanjën.

Përparësitë

Fabrika vendase e turbinave të erës, që administrohet nga kompania Acciona shtrihet në një qendër të re jashtë qytetit Pamplona.

Në katin e dytë të fabrikës drejtori i përgjithshëm, Pedro Ruiz, flet me krenari për shpejtësinë me të cilën po zhvillohet kjo industri.

"Vetëm dhjetë vet më parë turbina prodhonte me një maksimum prej pesë pesë kilovatësh. Tani turbinat e zhvilluara janë pese megavatëshe, 1000 herë më të fuqishme".

Pedro Ruiz thotë se energjia erës prodhon energji për rajonet në veri të Spanjës siç është edhe rajoni i tij.

Ai është habitur përse opinioni në Britani dhe Francë ka reaguar në këtë mënyrë.

"Ka një sjellje negative përsa i përket aspektit fizik të turbinave tona kur ato shihen në fushë. Njerëzit nuk janë të shqetësuar nga ekzistenca e reaktorëve bërthamore që mund të vrasin njerëzit..."

Kundërshtarët e industrisë

Edhe në Spanjë mund të gjesh kundërshtarë të kësaj industrie por për këtë duhet të kërkosh.

Maria Lazaro i përket një grup ambjentalistëtsh me emrin Gurelur.
Ajo është e pakënaqur me atë që ajo quan industrializimi i natyrës së pastër. Ajo thotë se në këtë rajon janë vrarë mijera zogj, shumica e të cilëve mjaft të rrallë.

"Zogjtë përplasen në turbinat e erës. Kjo është rruga e shtegëtimit të tyre, këtej kalojnë. Zogjtë përplasen me turbinat edhe ngordhin.

Por e krahasuar me vendet si Britania, në Spanjë ka më pak kundërshtimn për fushat e turbinave të erës. Në fakt në rajonet si Navara, njerëzit janë duke mbajtur rradhë për të vendosur turbina në tokat e tyre.

Por cila është arsyeja?

Qeveria vendos një çmim të lartë të garantuar për energjinë e erës, kështu që kompanitë shkojnë të përgatitura për të paguar një qira të lartë për tokën.

Në Farmën Garrinda janë ngritur 125 turbina të vendosura mbi kodrat e lëna djerrë.

Kompania e turbinave Acciona i paguan bashkësisë lokale 2400 euro në vit për secilën nga turbinat.

Ramon Gomez i bashkisë lokale thotë që prej vendosjes së turbinës para 9 viteve 280 banorët e fshatrave përreth kanë parë që të ardhurat e bashkisë të rriten 100 fish.

Ramon Gomez thotë se bashkia e tij, falë industrisë së erës, solli ujin e pijshëm në tre fshatra, dhe në rrugët e 13 fshatrave ka drita.

Vështirësitë e prodhimit

Por nga ana tjetër ky zhvillim e ka edhe një anë negative. Kostoja vërtet është ulur por përsëri prodhimi i energjisë në këtë mënyrë është dyfish i shtrenjtë i krahasuar me format tradicionale.

Nga ana tjetër është vështirë të parashikohet se sa e fortë do të jetë era.
Stephen Taylor është ekspert për energjinë e erës me qendër në Madrid.

"Natyrisht që është një problem i madh, sepse energjia nuk mund të depozitohet. Ajo duhet të konsumohet menjeherë në çdo sekond të prodhimit të saj. Problem që ka forca e erës është se kjo e fundit është e paparashikueshme dhe vendit i duhet të ketë energji rezervë në varësi të nevojave."

Spanja mbështet turbinat me erë

Në Navara si në të gjithë Spanjën ka në plan që vetëm që ta çojë përpara këtë industri duke ngritur më shumë ferma me turbina.

Për momentin Spanja qëndron para Gjeramanisë në prodhimin në këtë mënyrë të enegjisë në Evropë, por ka kapacitet të po atij niveli si i gjithë Bashkimi Evropian i marrë së bashku.

Qeveria spanjolle ka në plan ta dyfishojë kapacitetin deri në vitin 2010, por kjo do të thotë se akoma më shumë krijesa metalike të bardha do të duken në horizontin spanjoll.

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>