BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 23 nëntor 2005 - 10:30 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Auditoriumi sërish në Shqipëri
 
BBC
Burimet alternative si zgjidhje?
Duke filluar nga nëntori 2005, BBC në Shqip risjell ciklin radio-televiziv të debateve nën titullin Auditorium, program me pjesëmarrje nga salla dhe interneti, me panel politikanësh dhe ekspertësh që u përgjigjen pyetjeve dhe komenteve.

Programi i parë vjen nga Tirana, ku pyetjeve u përgjigjen Genc Ruli, ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, Andis Harasani, deputet i PS-së, Eliona Kulluri-Bimbashi, sociologe, Antonela Hako, administratore biznesi dhe Gjergj Simaku, ekspert në fushën e energjisë. Debatet janë bashkëpunim i BBC-së me Televizionin Top Channel.

Ky është cikli i dytë i Auditoriumit.

I pari u realizua në gjashtë qytete universitare të Shqipërisë: Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër dhe trajtoi një mori çështjesh që kanë të bëjnë me rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Në kuadrin e debateve u sollën edhe përvoja të vendeve të tjera në rajon.

Për realizimin e këtyre debateve ndihmuan Ambasada Britanike në Tiranë si dhe universitetet shqiptare.

Auditoriumi ishte dhe në Prishtinë ku shefi i UNMIK-ut dhe politikanë shqiptarë e serbë folën për aspekte të ndryshme të dialogut dhe realitetit ndëretnik në Kosovë.

Çfarë mendoni për krizën energjetike në Shqipëri dhe si mund të kapërcehet ajo?

Komentet tuaja

 Energjia për një vend është njësoj si gjaku në trupin e njeriut. Një trup pa gjak nuk ka jetë. Dhe Shqiperia pa energji nuk ka jetë.
 
Fatime Shahinlli
Unë mendoj se problemi i energjisë në Shqipëri është një problem shumë i madh që e ka prejardhjen nga e kaluara. Së dyti është difekti i politikaneve, të cilët nuk kanë bërë asnjë gjë për rritjen e energjisë në vend. Grinden e grinden, ndezin qirinj në parlament duke e hedhur fajin sa tek njeri e tek tjetri. O politikanë, mos u grindni por mendoni për t'i sjellë Shqipërisë dritë! Shqipëria dhe populli shqiptar duan dritë. Energjia për një vend është njësoj si gjaku në trupin e njeriut. Një trup pa gjak nuk ka jetë dhe Shqiperia pa energji nuk ka jetë. Mendoni për popullin!
Fatime Shahinlli, SHBA

Mendimi im është se, për fat të keq, situata e sotme është pasojë e asaj që nuk ka ndodhur dje; e mungesës së strategjive dhe prioriteteve të duhura.

Qeveritë në Shqipëri kanë preferuar taktikat afat-shkurtëra që krijojnë iluzione të rreme, por që pasohen me përfitime politike.

Qeveritë deri më tani nuk kanë qënë mjaftueshmërisht të vullnetshme për të përcaktuar dhe zbatuar strategji afatgjata që do të kishin si efekt krijimin e një mjedisi solid për një zhvillim real, të shumanshëm dhe të vazhdueshëm.

Kemi nevojë për një mentalitet dhe drejtim tjetër, politiko-ekonomik sidomos, por edhe shoqëror. Duke patur parasysh që ekonomitë e botës së sotme nuk mund të funksionojnë ashtu siç duhet, dhe nuk mund të konkurojnë në një botë që përditë e më shumë po hapet dhe liberalizohet nga globalizimi, pa energji, pa një forcë punëtorësh të mirëkualifikuar, pa një shtet apartiak.

Atëhere pyetja ime për panelistët është: a është koha për një politikë të re në Shqipëri, një politikë konsensusi në lidhje me përcaktimin dhe zbatimin e prioriteteve dhe strategjive afatgjatë; strategjive në arsim, sektorin e energjetikës, e të tjera, që janë shtyllat e domosdoshme të ndërtimit të një shteti dhe vendi të shëndoshë ekonomikisht, politikisht, shoqërisht, dhe vertetë evropian?
Alfred Kovaçi, Britani e Madhe

 Errësira sjell varfërinë, mjerimin dhe jo ecjen përpara.
 
Astrit Curraj
Si është menduar që në 15 vjet ne ende nuk kemi dalë nga kriza energjetike? Përse qeveria nuk investon në ndërtimin e hidrocentraleve të reja apo ndërtimin e windfarms (prodhimin e energjisë me anë të erës) siç është në perëndim? Sa kohë shqiptarët do të qëndrojnë në errësirë? Errësira sjell varfërinë, mjerimin dhe jo ecjen përpara. Mbi kë qëndron faji?
Astrit Curraj, Britani e Madhe

Është e tmershme ajo që po ndodh në Shqipëri. Jemi sa një lagje e Romës dhe jemi pa drita gjatë gjithë kohës.
Gjergj Ndoci, Itali

Të ndalohet vjedhja e energjisë që nga konsumatorët në shkallë të gjerë deri tek zyrtarët e lartë të shtetit. Kjo është zgjidhja kryesore.
Qamil Breznica, Kanada

 Zgjidhja të bëhet nga specialistë dhe jo nga partiakët.
 
Z Balla
Përgjegjësia për situatën e sotme energjitike është pasojë e të gjitha qeverive të ardhura në pushtet pas vitit 1990. Është punuar për të kaluar muajin, vitin apo fushatën elektorale dhe nuk është investuar me mendimin për të nesermen. Duhen zgjidhje të tjera alternative. Zgjidhja të bëhet nga specialistë dhe jo nga partiakët.
Z Balla, SHBA

Është iniciativë e mirë për shoqërinë shqiptare. Emision tepër interesant.
Altin Legisi, Elbasan

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
 
  
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>