BBCAlbanian.com
 
13 janar, 2011 - Published 15:15 GMT
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Histori haitiane para dhe pas tėrmetit
 
Haiti
Kampi i refugjatėve nė Haiti qė ka marrė emrin 'Qyteti i Diellit'
Ishulli i Haitit qė prej janarit 2010 ėshtė pėrfshirė nga fatkqėsi tė mėdha natyrore.

Tėrmeti i tmerrshėm shkaktoi vdekjen e 250 mijė njerėzve dhe u pasua nga njė epidemi e madhe kolere qė deri tani ka marre jetėn e mė shume se 2 500 personave, shtuar edhe problemet e vazhdueshme politike.

Kaq shumė tragjedi ka pėrjetuar ky vend.

Kėtė muaj botohet njė libėr me tregime tė shkurtra me titull Haiti Noir!

Janė 18 tregime tė shkruara para dhe pas tėrmetit tė janirit 2010 qė eksplorojnė pjesėn e errėt tė shtetit, varfėrinė e madhe, krimin e rėndė e korrupsionin politik.

Koleksioni u mblodh nga autorja Edwidge Donticat, e cila foli pėr BBC-nė dhe na tregon pse ky libėr ėshtė i rėndėsishėm nė kėtė kohė.

'Nė Haiti 'noir' ka disa kuptime, noir qė nė frėngjisht do tė thotė e zezė por ka edhe njė nuancė tepėr interesante, nė Haiti noir do tė thotė qytetar- njeri. Gjatė pavarsisė edhe ushtarėt polak dhe tė huajt e tjerė qė ndihmuan haitianėt nė luftėn pėr pavarsi u konsideruan noir, ndėrsa blanc nė Haiti i thonė tė huajve tė ēdo ngjyre. Noir ėshtė edhe ajo zhanra nė letėri, ato tregimet policeske me histori tė errėta me detektiva dhe ky koleksion ėshtė i mbushur me tė gjitha kėto interpretime,' thotė zonja Donticat.

 marrėveshje faustiane qė kėta prindėr tė shkretė bėjnė nė mėnyrė qė tė jetojnė e tė sigurojnė tė ardhmen
 
Edwidge Donticat

Nė kohėn kur ra tėrmeti zoja Donticat po e redaktonte kėtė koleksion dhe ju desh tė bėnte disa ndryshime.

Tėrmeti

'Kur goditi tėrmeti sa po pėrfundoja punėn dhe kisha frikė se peisazhi i vendit kishte ndryshuar aq shumė sa disa nga tregimet nuk do tė ishin mė tė pėrshtatshme por ajo nuk ndodhi, madje ndodhi e kundėrta. Tregimet qė kishim mbledhur morėn njė kuptim tė ri sepse ato tani ishin pėr vendet qė ishin shkatėrruar, disa sigurisht ishin pėr vende fiktive por ne vendosėm tė shtonim edhe tre tregime tė reja. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh tregime fiktive qė janė shkruar pėr njė katastrofė tė vėrtetė kaq shpejt pasi ka ndodhur sepse tregimi do tė konkuronte me vetė evenimentin. Por ne kishim tre shkrimtarė tė mirė qė na dėrguan tre histori tė shkruara bukur. Nė fakt libri nis me tregimin Odete, ėshtė historia e njė gruaje qė mbijeton nga termeti. Ajo vuante nga demenca dhe po kėrkon mbesėn e saj dhe kur ajo shkon tė jetojė nė qytetin e ēadrave demenca e saj keq interpretohet. Nuk do t'jua tregoj se ē'ndodh se tregimi pėrfundon me njė surprizė , dhe me kėtė histrori ne vendosėm ta hapnim kėtė libėr,' thotė zonja Donticat.
Femije ne Haiti

Imazhi pėr Haitin deri kohėt e fundit ka qėnė 'magji e zezė' dhe 'politikė e keqe', zonja Donticat thotė se ishte koshiente pėr kėtė por ajo thotė se nuk donte tė lejonte qė paragjykimet e tė tjerėve tė diktonin atė apo ta bėnin tė heshtė.

'Pėr shembull ne kemi njė tregim nė kėtė koleksion qė flet pėr njė hetues tė zotin i cili dėrgohet tė zbardhė njė krim qė ka ndodhur nė njė hotel dhe del krejt ndryshe nga ajo qė prisnim. Tregon se si gradualisht njerėzit nė kėtė hotel kthehen nė fantazma ....Ajo qė dua tė them ėshtė se shkrimtarja nuk ka frikė tė flasė pėr temėn e magjisė sė zezė pėr shkak se ėshtė keqtrajtuar nga tė huajt si temė por ajo i jep interpretimin e saj, me respekt,' thotė Edwidge Doticat.

Restavec

Njė tjetėr temė qė trajtohet po me respekt ėshte edhe njė aspekt i jetės moderne nė Haiti qė njihet si restavec, ato fėmijė qė lihen me tė afėrmit pasi prindėrit emigrojnė ose qė rriten nga tė afėrmit ndėrkohė qė prindėrit punojnė e bėjnė jetėn e tyre.

'Ėshtė njė nga horroret e jetės moderne haitiane por me vjen keq qė shpesh pėrdoret pėr tė treguar njė imazh negativ tė haitianeve, sa tė ligė e tė pamėshirėshėm janė qė i lėnė femijėt...pa arritur tė kuptojnė qė ėshtė marrėveshje faustiane qė kėta prindėr tė shkretė bėjnė nė mėnyrė qė tė jetojnė e tė sigurojnė tė ardhmen. Kjo bėhet nga mjerimi i madh. Shpesh nė media ndodh qė njė gazetar me dhjetė dollarė nė dorė arrin nė Haiti dhe pas gjysėm ore thotė ja bleva njė fėmijė ...nuk ndodh kėshtu .....shpesh kėta fėmijė lihen nėn kuijdesjen e familjarėve, nuk ka justifikim por ndodh pėr njė arsye.'

Njė tjetėr histori tjetėr e bukur ėshtė edhe Apartamenti, qė eksploron trysninė mes haitianėve qė jetojnė nė vend dhe atyre nė diasporė. Ndihet sikur ata shihen si trahdėtarė.

Zonja Doticat shpjegon se kjo trysni ndihet edhe tek shkrimtarėt.

'Do tregohesha naive nėse do tėp thoja qė kėto trysni nuk ekzistojnė. Xhaxhai im bėnte gjithnjė shaka me mua, mė thonte mos ki merak, ja rri un kėtu e ndėrtoj vendin pėr ju qė tė vini e tė bėni pushimet ....... mendoj se shpesh ashtu ndodh me shkrimtarėt . Pėr ata qė qėndrojnė ndihet se kanė sakrifikuar mė shumė, pasi edhe mundėsitė pėr botim janė mė tė pakta por mendoj se ka vend qė tė gjithė tė japin kontributin e tyre, edhe pėr ata qė shkruajnė nga larg nga njė vend ku takohen kėto dy botė tė ndyshme,' thoė zonja Donticat.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>