BBCAlbanian.com
 
16 gusht, 2010 - Published 13:49 GMT
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Albanologėt mblidhen nė Prishtinė
 

 
 
Arkiv
Seminari ofron mėsimin e gjuhės shqipe nė tre nivele.
Prej tė hėnės nė Prishtinė ka filluar Seminari i 29-tė Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqiptare.

Pėr 12 ditė sa do tė zgjasė ky seminar do tė lexohen rreth 150 kumtesa nga emra tė njohur tė albanologjisė nga vende tė rajonit dhe bota.

Seminari nė sesionin shkencor tė tij, do tė trajtojė dy tema, nga fusha e gjuhėsisė "Kontaktet e sotme tė shqipes", nga letėrsia do tė trajtohet “Poezia e sotme shqipe”, ndėrkaq tryeza e sivjetme e kėtij seminari do t’i kushtohet nobelistes shqiptare Nėnė Tereza, me rastin e 100 vjetorit tė lindjes sė saj.

Drejtori i kėtij seminari Liman Matoshi, ka thėnė se Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn tashmė ėshtė shndėrruar nė institucionin mė tė lartė shkencor tė albanologjisė nė botė.

“Ky seminar ka aktivizuar njė armatė tė tėrė shkencore, e cila merret me ēėshtje tė ndryshme tė fushave albanologjike dhe presim qė t’i begatojė dhe t’i avancojė studimet shqiptare”.

Seminari i 29-tė Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqiptare do tė tubojė mė se 150 studiues nga vendi dhe bota dhe mbi 80 kursistė tė gjuhės shqipe, pėr tė cilėt mėsimi i shqipes ėshtė organizuar nė tri nivele tė kurseve. Zoti Matoshi ka thėnė se interesimi i albanologėve kėtė vit ėshtė akoma mė i madh.

“Seminari ka zgjuar interesim tė madh edhe te studentė e studiues tė huaj dhe te ata shqiptarė, saqė objektivisht nuk mund tė pranohen tė gjitha kėrkesat pėr tė qenė pjesė e punės sė seminarit.

Disa nga emrat tė njohur qė do tė marrin pjesė janė: Oliver Shmid nga Austria, Stvan Shud nga Hungaria, arvanitasi Nikos Tilos dhe shumė emra tė tjerė”.

Blerta Ismajli, sekretare e kėtij seminari, thotė se kėtė vit ka pjesėmarrės nga shumė vende tė botės, disa prej tė cilave kanė qendra pėr studimin e albanologjisė.

“Kemi pjesėmarrės nga shumė vende tė botės, nga SHBA-tė, vende tė ndryshme tė Evropės dhe nga Polonia e Rusia, si vende ku ekzistojnė qendrat e studimeve albanologjike”, tha Blerta Ismajli.

Gjatė ditės sė djelė pjesėmarrėsit e kėtij edicioni kanė arritur nė kryeqendrėn e Kosovės.

Pėrpos referimeve shkencore dhe kurseve tė gjuhės, pėr ta ėshtė paraparė edhe njė pjesė programore qė jep informacione pėr historinė, monumentet dhe nė pėrgjithėsi pėr kulturėn kosovare.

Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqiptare cilėsohet si ngjarja mė e madhe e kėsaj fushe.

Qė nga themelimi i tij nė vitin 1974, kanė marrė pjesė qindra gjuhėtarė e studiues tė njohur tė albanologjisė nėpėr botė. Seminari ka arritur qė ta pėrhapė nė masė tė madhe shkencėn e albanologjisė dhe kulturėn shqiptare nė shumė vende tė botės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>