http://www.bbcalbanian.com

06 korrik, 2010 - Published 15:43 GMT

Spanja pėrgatitet pėr finalen e Botėrorit

Me fitoren 1-0 ndaj gjermanėve, Spanja del pėr herė tė parė nė finalen e Kupės ė Botės.

Nė Durban, ku luhej ndeshja, tifozėt spanjollė shpėrthyen nė brohoritjet karakteristike 'ole', sapo u dėgjua bilbili i fundit i arbitrit hungarez, ndėrsa nė Madrid sportdashėsit filluan kėrcimet dhe hodhėn fishekzjarre.

Kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, qė e pa ndeshjen me familjen dhe miq tė tij, tha se ishte njė natė shumė e lumtur pėr tė.

Gjermanėt, tri herė kampionė tė botės, u vunė pėrballė kampionėve nė fuqi tė Europės.

Nė 20 takimet e zhvilluara mes tyre, gjermanėt kanė fituar 8 herė, spanjollėt 6 dhe gjashtė ndeshje kanė pėrfunduar me barazim.

Joachim Lowe ofroi njė skuadėr tė re me mbrojtės qė ndjehen mirė edhe nė mesfushė.

Ēifti Podolski - Klose numėrojnė mbi 80 gola nė takimet e pėrfaqėsueses dhe askush nuk i merr lehtė ndeshjet me gjermanėt.

Qė pa filluar kampionati, njė nga ikonat e futbollit, Franz Beckenbauer, kishte shprehur besimin se Gjermania do tė arrijė tė paktėn deri nė gjysėmfinale. Dhe Gjermania u ndal pikėrisht aty.

Pas triumfit nė Euro 2008, Spanja e kryesoi renditjen e FIFA-s pėr 16 muaj rresht.

Menaxheri i Spanjės, Vicente del Bosque citohet tė ketė thėnė se "Tė qėnit favorit ėshtė njė kurth i tmerrshėm. Futbolli mund tė jetė shumė mizor me ata qė mendojnė se janė mė tė mirėt".

Me talentet qė ka, Spanja ka zgjuar shpresat e shumė pėrkrahėsve, si kandidat pėr titull. Me kėtė do tė merrte fund pritja e gjatė pėr lavdinė e Kupės sė Botės.

Tė djelėn, mė 11 korrik, spanjollėt kanė pėrballė holandezėt, me tė njėjtat shpresa dhe CV tė ngjashme.

Finalja e Botėrorit 2010 luhet nė Johanesburg.