http://www.bbcalbanian.com

21 qershor, 2010 - Published 16:16 GMT

Ēfarė po ndodh me 'tė talentuarit' e Evropės

Anglia e pati tė vėshtirė me Algjerinė, Italia nuk arriti tė mposhte Zelandėn e Re, Franca humbi me Meksikėn, ndėrsa Spanja u mund nga Zvicra.

Ēfarė ka ndodhur me futbollistėt qė supozohet se janė "mė tė mirė e Evropės"?

Nėse i lexon gazetat nė Londėr, Paris, Romė apo Madrid kryetitujt e tyre ankohen pėr rezultatet e ndeshjeve tė para nė Afrikėn e Jugut.

Ditėn e djelė ekipi francez refuzoi tė merrte pjesė nė stėrvitje, nė shenjė proteste ndaj vendimit pėr tė pėrjashtuar nga rradhėt e ekipit njė prej lojėtarėve qė kishte bėrė fjalė me trajnerin.

Pėr ish futbollistin francez, Zinadine Zidane pėrplasjet nė fushė nuk janė gjė e re.

Ai u nxorr jashtė me karton tė kuq gjatė kampionatit Evropian 2008, pasi goditi me kokė futbollistin italian, Marco Matterazzi.

Por tani Zidane ėshtė mjaft kritik lidhur me mėnyrėn se si ėshtė trajtuar pėrplasja e ekipit francez me menaxherin e tyre.

Deklarata e Zidane

"Problemi ėshtė kur kjo ēėshtje bėhet publike dhe pastaj komplikohet dhe bėhet shumė serioze."

"Ēfarėdo qė tė ketė ndodhur, ajo u bė tani. Ai (Anelka) u pėrjashtua nga ekipi dhe ky ishte vendimi i federatės."

"Vendimi i lojėtarėve pėr tė mos pranuar tė stėrviten ėshtė njė gjė, me tė cilėn unė nuk pajtohem."

Megjithėse nuk jam pjesė e ekipit dhe nuk e di se ēfarė shkon nė mendjet e lojėtarėve pėrsėri nuk pajtohem qė ata nuk stėrviten."

"Sikurse e tha edhe njė gazetar, dy gjėra do tė mbahen mend nga ky kampionat. Fituesi dhe ekipi francez qė nuk pranon tė stėrvitet", tha Zidane.

Reagime nė Francė

Tifozėt nga ana e tyre nuk kanė qėnė shumė tė impresionuar me mėnyrėn se si ėshtė sjellė ekipi francez.

Disa e kanė quajtur tė tmerrshme dhe tė shėmtuar atė qė po ndodh dhe turpėruese pėr Francėn.

Gazetari francez Philippe Auclair tregon pėr BBC-nė mė nė hollėsi pėr shkaqet e kėsaj situate dhe reagimet qė ka sjellė nė Francė.

Auclair: Kjo ngjarje ka bėrė shumė bujė. Mbulimi i saj ishte i pėrmasave tė mbulimit tė njė skandali politik nė tė gjitha mediat si edhe subjekt bisedash nė shtepi, bare dhe kafene kudo.

Ky mbulim masiv bėhet pėr disa arsye. Kryesorja ka tė bėjė me dimensionin qė mori ekipi francez, kur fitoi nė 1998, kur u bė kampion i botės.

Edhe mė parė francezėt ishin tė interesuar, por nė 1998 ndodhi diēka tjetėr.

Njė lidhje mes ekipit dhe vendit qė u konfirmua nė Euro 2000.

Ky bashkim shkoi pėrtej sportit. Ai shihej si simbol i Francės sė re, apo i premtimit pėr njė Francė tė re me lojtarė me prejardhje tė ndryshme etnike qė ishin tė bashkuar dhe ishin fitues.

Kėsaj here ishte komplet e kundėrta. Kėtė herė ėshtė njė histori jo dashurie qė ka vite qė po ndodh mes Francės dhe ekipit kombėtar.

Ditėt e fundit kemi farsėn tragji-komike qė ka ndodhur nė fushė dhe nė mėnyrė tė veēantė jashtė saj dhe papritmas duket sikur tė gjithė kanė diēka pėr tė thėnė lidhur me kėtė.

BBC: Por cili ėshtė shkaku lidhur me atė qė po ndodh brenda ekipit francez?

Auclair: Ėshtė fakti qė ekipi francez ka njė menaxher nė krye qė ėshtė i paaftė dhe qė ėshtė ditur prej vitesh.

Ai u shpėtua kur lojtarėt e morėn vetė situatėn nė kontroll nė 2006 duke imponuar taktikat e tyre, gjė qė e ēoi ekipin nė finale.

Por qė t'i kalosh tė gjithė fajin zotit Domeneche do tė ishte e gabuar.

Problemi qėndron nė faktin qė sistemi francez qė ishte aq i suksesshėm nė 1998 dhe 2000, ėshtė njė sistem qė ėshtė vjetėruar keq.

Ai sistem nuk ėshtė mė nivel me atė qė po ndodh me botėn e futbollit, me personalitetin e lojtarėve sot dhe me atė qė kėrkohet nga njė ekip kombėtar etj.

Organizata ėshtė shumė arkaike dhe ajo ėshtė nė duar tė njerėzve qė ndoshta nuk kanė interes parėsor futbollin.

BBC: Nga ana tjetėr ka patur edhe kritika pėrsa i takon pėrbėrjes sė ekipit.

Auclair: Komente janė bėrė prej kohėsh nga Jean Marie le Penn dhe Fronti Kombėtar, nė 1996 dhe 1998, komente qė janė bėrė pėr etninė e lojtarėve.

Kėto komente kanė dalė pėrsėri nė sipėrfaqe.

Fitorja e vitit 1998 dhe 2000 ishte ndoshta reagimi mė i fuqishėm ndaj Jean Marie le Penn.

Ndėrsa tani kemi tė kundėrtėn e asaj situate, ndaj them se ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse ka pasoja pėrtej futbollit.

Ka njerėz qė thonė se ēfarė mund tė presėsh nga njė ekip qė vjen nga periferitė.

BBC: E kanė fjalėn pėr lojtarė qė janė me origjinė jo evropiane?

Auclair: Lojėtarė qė i pėrkasin njė brezi qė nuk e ka kulturėn e punės, apo vlerave, pėrveē parave, femrave etj.

Ėshtė njė situatė e shėmtuar.

Politikanėt janė pėrfshirė nė kėtė debat duke thėnė se ėshtė e turpshme, ky ekip nuk ka pėrfaqėson, ata duhet tė kthehen nė vend.

Kur lexon pėrmes rreshtave, shqetėsohesh. Nuk them se komentet e tyre nuk kanė bazė.

Ajo qė po them ėshtė, se ato po marrin njė drejtim qė ėshtė shumė i pakėndshėm.