http://www.bbcalbanian.com

14 qershor, 2010 - Published 07:52 GMT

Botërori 2010: Holandë - Danimarkë

Për të parë drejtpërdrejtë rezultatin dhe renditjen ne grup duhet të aktivizoni programin javascript.

Holandezët, finalistë në kupat e botës 1974 dhe 1978, kanë mbërritur këtë herë në Afrikën e Jugut me shpresat për dalë më mirë.

Ekipi i drejtuar nga Van Marwijk vlerësohet për sulmuesit e talentuar. Holandezëve mund t'u mungojë Arjen Robben, i dëmtuar gjatë ndeshjes përgatitore me Hungarinë, ku portokallinjtë fituan 6-1.

Danimarka sjell në fushë respektin e fituar si kryesuese e grupit kualifikues për në Botëror, ku la pas Portugalinë. Gjatë ndeshjeve përgatitore, danezët humbën me Australinë dhe Afrikën e Jugut, duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e ekipit.