BBCAlbanian.com
 
28 qershor, 2010 - Published 08:56 GMT
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Botërori 2010: Holandë - Sllovaki
 
Arkiv

Tri fitoret në grup në Botërorin 2010 dhe 22 ndeshjet pa humbje bënë që ekipi i Bert van Marwijk-ut të hynte pa ndrojtje në përballjen me Sllovakinë.

Holandezët i kanë të pashlyera kujtimet e vitit 1974 dhe 1978 si finalistë.

Megjithatë, në Botërorin 2006 dhe në Euro 2008 holandezët humbën që në ndeshjet e para pas daljes nga grupi.

Sllovakët, debutantë në Kupën e Botës, treguan se nuk mund të nënvleftësoheshin.

Skuadra e Vladimir Weiss-it e nisi turneun me ngathtësi: barazim me Zelandën e Re, humbje me Paraguajn.

Fitorja 3-2 ndaj kampionëve në fuqi, italianëve, bëri që Sllovakia të shihej si kundërshtar serioz.

Holanda nuk ishte ndeshur më parë me Sllovakinë, por në 9 takimet me Çekosllovakinë ka humbur 6 herë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>