BBCAlbanian.com
 
21 qershor, 2010 - Published 13:09 GMT
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Botërori 2010: Spanjë - Honduras
 
/worldservice/includes/1024/screen/extras/worldcup2010/match_stats/match_stats.sssi?awayAsHome=true&feed=2010/06/21/team999_v_team37618/

Kjo ndeshje përkon me 46 vjetorin e fitores së parë të madhe të Spanjës, Kupës së Europës.

Megjithë formacionin impresionues, paraqitja e Spanjës deri në këtë ndeshje ka nxitur kritika nga tifozët e specialistët e futbollit, përfshirë edhe Luis Aragones, trajneri i ekipit fitues në Euro 2008.

Lojtarët e Hondurasit nuk ndjehen nën presion shumë të lartë sepse, me kualifikimin në Kupën e Botës pas 28 vjetësh, ata i kanë kapërcyer edhe parashikimet më optimiste në vendin e tyre.

Hondurasi merr pjesë në Botëror për herë të dytë dhe ky është takimi i dytë me Spanjën.

Përballja e parë, një ndeshje në grup në kuadër të Kupës së Botës që zhvillohej në Spanjë në vitin 1982, përfundoi me barazim 1-1.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>