http://www.bbcalbanian.com

26 nëntor, 2008 - Published 14:22 GMT

At Liolin flet për Kishën e Shën Gjergjit në Boston

Kancelari i Kishës Ortodokse shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, At Artur Liolin, thotë në një intervistë për BBC-në se ndjehet i privilegjuar që i shërben popullit të tij në fushën e Zotit.

At Liolini thotë se Kisha Shqiptare u themelua 100 vjet më parë nga Fan Noli duke pasur një rol të dyfishtë fetar e kombëtar.

Dëgjoni intervistën që Ilir Nishku bëri me At Artur Liolinin

"Tani fokusi nuk është në politikën, por në fushën shpirtërore," tha ai.

"Kishat tona janë si port, prag hyrjeje, për në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu kanë edhe një rol të veçantë për demokracinë, lirinë fetare dhe lidhjet me Perëndimin."

At Liolini thotë se Kisha e Shën Gjergjit në Boston ka lidhje të ngushta me Kishën Autoqefale Shqiptare në Tiranë.

Ai shton se duhet të kemi pak durim, por nuk do të jetë e largët dita kur Kisha Autoqefale Shqiptare të ketë një kryepeshkop shqiptar.

"Nuk mund të nxjerrim një në krye vetëm për arsye politike, ose etnike ose shoviniste," thotë ai. "Shqiptari duhet të vlerësojë njeriun nga meritat e tij, nga veprat e tij dhe jo vetëm nga prejardhja e tij."