http://www.bbcalbanian.com

20 tetor, 2008 - Published 11:48 GMT

Ilir Nishku
BBC Harlem, Nju Jork

Kollitja nė Wall Street i jep drithmat Harlemit

Pas 38 ditėsh udhėtimi nėpėr tė gjithė Amerikėn, nga Kalifornia nė Nju Jork, autobusi i BBC-sė u ndal nė ditėn e fundit nė lagjen Harlem.

Balerinėt e rinj tė kėsaj shkolle, njė pėrzierje studentėsh nga e gjithė bota dhe Amerika, njė shumicė nga vetė komuniteti i Harlemit, kėrcejnė plot hir nėn tingujt e pianos.

Trupa e baletit e kėsaj shkolle ėshtė mjaft e njohur nė Amerikė dhe nė botė, me turne te sukseshėm nė Evropė, Azi e kontinetin Amerikan.

Kjo shkollė ėshtė njė shembull konkret se si kriza e tanishme financiare dhe ekonomike qė ka pėrfshirė Amerikėn po ndikon tek jeta e karriera e njerėzve, e tashmja dhe e ardhmja e tyre.

Nė mesin e drejtuesve dhe studentėve tė shkollės ka njė ndjenjė shqetėsimi qė vjen drejtpėrdrejt si rezultat i krizės sė tanishme financiare.

Drejtori i shkollės Laveen Naidu thotė se shumica e suksesit tė tyre bazohet nė fondet qė ata marrim nga Wall Street, nga bankat e korporatat e ndryshme, dhe njė pjesė e konsiderueshme vjen nga bonuset qė marrin bankierėt e tregtarėt.

“Ne presim qė tė ndjejmė pasojat e asaj qė po ndodh, ėshtė shumė e vėshtirė pėr ne qė tė themi ēfarė pjese e kėtyre fondeve do tė vijnė apo jo kėtė vit,” thotė zoti Naidu.

Ai ėshtė i shqetėsuar se kriza financiare do tė zvogėlojė ardhjen e fondeve qė i nevojiten aq shumė shkollės.

Nga rreth 500 nxėnės qė ka shkolla ēdo vit, mbi 70 pėrqind e tyre janė me bursa dhe ndihmė pėr mėsimdhėnien.

“Rreziku mė i madh mund tė jetė mė afatgjatė, sepse nė kėtė komunitet shumica e familjeve nuk kanė para pėr tė paguar pėr kėtė trajnim tė klasit botėror, kėshtu qė familjet varen nga ndihma e shkollės dhe, e dyta, familjet varen qė fėmijėt tė vijnė kėtu pas shkolle,” thotė zoti Naidu.

Shumė nga familjet, sidomos nė Harlem, as nuk do ta konsideronin si opsion pėr fėmijėt e tyre ardhjen nė kėtė shkollė.

Ato kanė kaq shumė pėrparėsi tė tjera, thjesht sigurimi i ushqimit ėshtė njė pėrparėsi, sidomos pėr kėtė lagje.

“Kostoja mesatare pėr mėsimdhėnien ėshtė rreth 6 mijė dollarė nė vit, por kjo nuk pėrfshin kėpucėt e kėrcimit qė janė rreth 80 dollarė pala dhe kėta nxėnės shpenzojnė minimumi dy palė nė javė,” thotė drejtor Naidu.

“Pėr kėto gjėra i mbledhim paratė pėr tė mbėshtetur kėrcimtarėt.”

Varėsia nga bursat

Marrja e bursės ėshtė gati njė domosdoshmėri pėr tė ndjekur kėtė shkollė dhe, si rrjedhim, njė karrierė nė nivelin mė tė lartė tė kėrcimit nė botė.

“Kufizimi i bursave do tė jetė shumė i vėshtirė, sepse do tė ketė mė shumė konkurrencė pėr tė marrė njė bursė, duhet tė japėsh gjithnjė mė tė mirėn dhe tė luftosh pėr kėtė,” thotė Ashley, njė nga balerinat e shkollės.

Panika, njė tjetėr belerinė, thotė se bursa bėri tė mundur qė ajo tė ndiqte shkollėn.

“Nėse nuk do tė kisha bursė do tė mė duhej tė punoja pėr tė paguar mėsimin dhe kjo nuk do tė kishte qenė e mundur tė bėhej,” thotė Panika.

Samuel Wilson, njėri prej kėrcimtarėve tė rinj tė trupės sė baletit tė shkollės sė kėrcimit tė Harlemit, ėshtė i pėrgatitur psikologjikisht pėr njė karrierė tė vėshtirė.

“Tė qėnit kėrcimtar ėshtė pak si tė jesh nė teh tė briskut, gjithnjė je i shqetėsuar nėse do tė kesh paratė qė tė duhen,” thotė Samueli.

“Ne duhet tė shkojmė nė turne pėr 10 javė pėr tė mbledhur fonde, por edhe pėr tė bėrė tė njohur emrin tonė. Unė nuk e di se sa vetė do tė jenė tė gatshėm tė investojnė tek ne pėr shkak tė krizės sė tanishme ekonomike,” thotė Samueli.

“Kjo mė bėn tė jem i frikėsuar pėr tė ardhmen, sepse e di qė jemi ende nė vėshtirėsi dhe jo domosdoshmėrisht e kemi gjetur drejtimin e duhur,” thotė ai.

Ndalimi i financimeve do tė jetė problem jo vetėm pėr shkollėn, por edhe pėr komunitetin, ku kjo shkollė jep nje ndihmesė tė rėndėsishme, sidomos nė rajonet e varfra.

“Nėse nuk ka fonde qė unė tė shkoj tė jap mėsime nė shkollat e komunitetit, ky ėshtė njė problem i madh me mua,” thotė Anthony, njė prej kėrcimtarėve mė me pėrvojė tė shkollės, qė jep mėsim pėr fėmijėt e shkollave tė lagjes Harlem.

Njė nga objektivat e shkollės, sipas drejtorit Naidu, ėshtė qė t’i ofrojnė njė mundėsi, sidomos atyre qė nuk kanė para, pėr ta gjetur talentin e tyre dhe pse jo, tė bėhen yje tė skenės botėrore.

Kriza nė Wall Street lidhet me tregjet financiare, bursat e aksioneve, por shqetėsimet reale nė kėtė shkollė tė financuar kryesisht me para donacionesh nga institucionet financiare, tregon se si mund tė ndikojė, apo po ndikon ajo krizė tek njerėzit e thjeshtė.