|
Maqedonia pėrzgjedh kėngėn pėr Eurovizion
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Maqedonia pėrzgjodhi krijimin me tė cilin do tė pėrfaqėsohet nė festivalin europian tė kėngės Eurovision, qė kėtė maj do
tė mbahet nė Beograd.
Trioja e kėngėtarėve, Tamara Todevska, Adrian Gaxha dhe Vrcak me Nė emėr tė dashurisė arritėn tė fitonin votat e jurisė dhe tė publikut gjate spektaklit tė organizuar nė Panairin e Shkupit tė shtunėn nė mbrėmje. Tė tre kėngėtarėt nuk janė tė panjohur pėr njė eveniment si Eurovisioni. Tamara Todevska, vjet doli e dyta nė garėn pėrzgjedhėse. Adrian Gaxha doli i dyti sėbashku me kėngėtaren legjendare Esma Rexhepova nė vitin 2006. Kėtė vit artistėt u bashkuan edhe me Vrcak pėr tė siguruar fitoren pėr pėrfaqėsimin e Maqedonisė nė Beograd me njė kėngė qė anon nga ritmet R&B. Adrian Gaxha si njė kėngėtar shqiptar qė do tė pėrfaqėsojė tani me dy kolegėt e tij maqedonas vendin nė Eurovision, arriti qė tė marrė mė shumė pikė nga kėngėtarja tjetėr shqiptare nė garė, Tuna. Kjo e fundit me kėngėn Pyes pa zė, u rendit e shtata pas shpalljes sė rezultateve tė votimit tė kombinuar tė jurisė dhe publikut. Spektakli i sė shtunės nė mbrėmje pėrfshiu edhe njė retrospektivė tė pėrfaqėsimeve tė Maqedonisė nė Eurovision me performancėn e legjendės sė muzikės pop, Maja Odzhaklievska. Mes tė ftuarve tė mbrėmjes ishte edhe kėngėtari nga Bosnje-Herzegovina, Hari Mata Hari, qė gjithashtu e ka pėrfaqėsuar vendin e tij nė Eurovision. Nė kėtė mbrėmje nuk mund tė mungonte edhe respekti pėr Toshe Proeskin, i ndarė nga jeta gjatė njė aksidenti nė Kroaci vitin e shkuar. Pėr Maqedoninė ai konsiderohet njė hero i muzikės pop. Maqedonia nė Beograd do tė konkurrojė nė gjysmė-finale, e cila do tė zhvillohet mė 22 maj. Pėrzgjedhja e kėngės pėrfaqėsuese pėr nė Eurovision kėtė vit u pėrcoll me polemika tė shumta pėr shkak tė paqartėsive nė mėnyrėn e pranimit tė kėngėve. Juria e Festivalit mė herėt pėrzgjodhi 15 kėngė dhe 6 kompozime shtesė. Mirėpo mė pas u vendos qė 6 kompozimet tė mos futen nė garė. Mes tė skualifikuarve ishte edhe kėngėtarja shqiptare Big Mama, e cila kishte pėrgatitur njė duet me Bojan 13, njė drejtues kontroversial emisionesh, pėr shkak tė paraqitjes sė tij gjithmonė si grua. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||