Botuar: E mėrkurė, 17 maj 2006 - 17:39 CET
Irena Luto
Ritėm&Pop
Pas gati njė ēerek shekulli bashkė, Red Hot Chili Peppers janė nė majat e e karierės sė tyre.
Kanė kaluar katėr vjet qė prej albumit tė fundit, dhe Stadium Arcadium duket sikur dėshiron tė ngopė tė gjithė 'fansat' (adhuruesit) e uritur pėr krijmtari tė re nga Chilis.
Albumi me numėr 9 i kalifornianėve ka 28 kėngė dhe gjithėsej dy orė tė plota muzikė.
Nė Stadium Arcadium ka dy lloj kėngėsh;tė mira dhe shumė tė mira, disa kėngė tė ngjashme me krijmtarinė e mėparshme si edhe plot kėngė dashurie.
Ēfarė po ndodh me Chilis?
Pas rregjistrimit tė albumit 'By the Way' nė 2002 dhe koncerteve tė suksesshme nė Hyde Park nė Londėr, Red Hot Chili Peppers u tėrhoqėn nė shtėpinė e producentit tė tyre tė vjetėr dhe rregjistruan materiale sa pėr tre albume.
Nė fillimet e tyre nė 1985, u tha se asgjė e mirė nuk pritej tė dilte nga ky grup qė ishte i dominuar nga njė anė e errėt. Sot Chilis tė mahnisin me kreativitetin e tyre.
Stadium Arcadium, nuk ėshtė njė album me njė koncept tė caktuar. Ai ėshtė njė reflektim i spiritualizmit imagjinar tė periudhės pas daljes nga varėsia prej drogės.
Anthony Kiedis, lideri dhe vokali i grupit, thotė se titulli i albumit ka tė bėjė me euforinė gati religjioze qė ka shoqėruar koncertet e tyre nė stadiume.
Nė kėtė album tė dyfishtė, ka gjithandej kėngė dashurie, kėngė ku shprehet keqardhje pėr tė kaluarėn.
Kėto janė pjesėrisht reflektime tė eksperiencave qė e identifikuan vokalistin Kiedis me drogėn dhe gratė.
Jo seks, por dashuri
Stadium Arcadium lulėzon nė krijmtari, dhe kjo sipas Kiedis ka tė bėjė me ideologjinė dhe harmoninė qė ekziston brenda grupit, por nga ana atjetėr edhe me dashuritė qė i ka prekur mė tė fund jetėt e mesoburrave tė grupit.
Basisti Flea ka njė vajzė katėr muajshe, pas tė cilės ėshtė i ēmendur fare, beteristi Chad Smith ka njė djalė 10 muajsh, truri muzikor i albumit John Frusciante (dhe mė i riu i grupit) ka rėnė kokė e kėmbė nė dashuri me kėngėtaren Emily Kokal, me tė cilėn ka bashkėpunuar edhe nga ana muzikore.
Pėr vetė 'zotin Kiedis' flitet se pret tė bėhet baba nga lidhja me njė modele 19- vjeēare e quajtur Jessica Stam.
Disa nga kėngėt e albumit:
'Charlie' ėshtė njė kėngė pėr njė shpirt imagjinar qė sillet nė mendje. Ky shpirt mund tė jetė kokaina ose njė femėr.
'C'mon girl' ėshtė njė kėngė qė vlerėson dėmin qė kanė shkaktuar mbi Kiedis marrėdhėniet (jo normale) me gratė.
'Wet sand' ėshtė pėr njė djalė qė beson nė zot dhe njė vajzė qė beson nė evolucion. Debati mes tyre nuk mund tė dalė me njė kokluzion.
'Hey' ėshtė kėnga himn e albumit. Ajo tė con nė vendin pėrpara se tė lindėsh dhe nė atė qė shkon pasi vdes, thotė Kiedis. Kėnga jep mesazhin lėre 'atė gjė qė po tė bėn tė vdesėsh'.
'Dani California' ėshtė njė vazhdim i jetės sė personazhit nė qendėr tė kėngėve nga albumet 'Californication' dhe 'By the way'. Ajo ėshtė vajza e njė polici e dhėnė jashtė mase pas anarkisė, por nė kėtė kėngė ajo takohet me Perėndinė.
'Tell me Baby' ėshtė nė stilin e vjetėr tė Kiedis. Casanova duke kėrkuar prenė e rradhės.
Nė Stadium Arcadium, Chilis janė mė tė pjekur si burra dhe tė dhėnė pas njė tjetėr dependence, kėsaj rradhe shpirtėrore.
"Mė mirė pak dritė, sesa fare", ka thėnė Kiedis i pyetur pėrse ishte ndjekės i fesė Kabalah, sekt qė rrjedh nga besimi hebraik, promovues i tė cilit ėshtė bėrė Madonna.
Pėr mė shumė tė reja nga muzika dėrgjoni programin Ritėm&Pop qė transmetohet ēdo tė djelė duke filluar nga ora 1430 dhe 1930 nė valėt e BBC-sė nė shqip.