BBC Online Network
   
 
 
Africa
Americas
Asia-Pacific
Europe
Middle East
South Asia
BBC World Service
Learning English
BBC News
BBC Sport
Lajme

Përditësimi: 06.1.2003 18:12 (CET)
Untitled Document Policia e UNMIK-ut heton vrasjet në Pejë

Policia e UNMIK-ut thotë se po shënon progres në hetimet rreth vrasjes së Tahir Zemajt, të birit të tij dhe të një kushëriri të tyre që ndodhi të shtunën në Pejë.

Tahir Zemaj ka qenë ish komandant i FARK-ut, njësisë ushtarake të krijuar nga qeveria e Kosovës në mërgim e zotit Bujar Bukoshi.  

Në një intervistë për BBC-në, zëdhenësi i policisë së UNMIK-ut Barry Fletcher tha se megjithatë ende nuk dihen autorët dhe motivet e vrasjes.

Zoti Fletcher konfirmoi se tre burrat janë vrarë të shtunën në mbrëmje rreth orës 1730.

"Ne besojmë se ata janë ndalur anash rrugës dhe dy automjete janë afruar," tha ai.

"Prej tyre është hapur zjarr dhe pastaj janë larguar me shpejtësi."

Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut tha se ata nuk i kane identifikuar autorët dhe nuk dinë motivet, edhe pse, siç tha ai ka shumë spekulime mbi to.

"Ka një numër dëshmitarësh të këtij incidenti dhe ne jemi duke i intervistuar ata, dhe besojmë se po bëjmë progres në hetime, por ende nuk është bërë asnjë arrestim," tha zoti Fletcher.

"Mund t'ju them se kemi përshkrimin e veturave që janë përdorur nga autorët e vrasjeve dhe informacione si këto. Po bëjme përpjekje për t'i gjetur."

Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut tha se pavarësisht nga spekulimet policia ende nuk e ka identifikuar motivin.

"Ka një numër mundësish. Por mund të themi se në mënyre specifike ata janë marrë në shënjestër për t'u vrarë, dmth është atentat, nuk është ndonjë vrasje që ka të bëjë me ndonjë krim si për shembull ndonjë plaçkitje që ka dalë jashtë kontrollit."

"Këto viktima janë marrë në shënjestër për t'u vrarë," tha zoti Fletcher.

Vitin e kaluar zoti Zemaj dëshmoi në gjyqin kundër pesë anëtarëve të lartë të ish UÇK-së të cilët u burgosën për rrëmbimin dhe vrasjen e katër pjesëtarëve të FARK-ut.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, zoti Zemaj i shpëtoi një atentati ku ai po darkonte ku ai u qëllua me një raketë anti-tank.

Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Kosovë, Barry Fletcher se megjithëse nuk mund të bënte parashikime për gjetjen e autorëve, tha se policia ka shume informata dhe shumë dëshmitarë, sepse ngjarja ndodhi në orën 17.30 të mbrëmjes.

"Pra po bëjmë progres në hetime, por nuk mund t'ju them më shumë se kaq," i tha zoti Fletcher BBC-së.

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka cilësuar vrasjen e zotit Zemaj si goditje për pavarësinë dhe stabilitetin e vendit. 



Mund të bëni komentet tuaja
Untitled Document

Ju lutem klikoni këtu nëse nuk doni të merrni informacione me email mbi programet dhe transmetimet tona.

 

 

 

 

     
© BBC World Service
Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK.
BBC në Shqip