|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Lajme
Pėrditėsimi: 26.11.2002 14:40 (CET) Luftė krimit tė organizuar nė
Ballkan Zyrtarėt mė tė lartė evropianė pėr ēėshtjet e sigurisė kanė tėrhequr vėmendjen se Ballkani ėshtė kthyer nė njė nga portat e krimit nė Evropė. Nė njė konferencė organizuar nga qeveria britanike me pjesėmarrjen e rreth 60 delegacioneve, ministra tė brendshėm dhe zyrtarė tė lartė tė sigurisė nga Bashkimi Evropian dhe Evropa juglindore, u vu nė dukje se krimi ėshtė kthyer nė njė biznes mjaft fitimprurės pėr tregtinė e drogės, armėve e cigareve, trafikun e emigrantėve tė paligjshėm si dhe prostitucionit.
Qėllimi i konferencės, sipas organizatorėve, ėshtė galvanizimi i pėrkrahjes politike tė qeverive tė ballkanike pėr tė luftuar krimin e organizuar tė cilin sekretari i Jashtėm britanik Jack Straw e quajti "njė pengesė serioze pėr integrimin evropian tė Ballkanit". Ai tha se nė konferencė do tė hulumtohen me imtėsi shkaqet dhe problemet e krimit tė organizuar dhe diskutohet pėr mėnyrat e reja tė luftimit tė kėtij fenomeni. Por zoti Straw shtoi: "Fakti qė kjo konferencė pėrqėndrohet nė Evropėn Juglindore nuk do tė thotė se krimi i organizuar ėshtė problem vetėm nė kėtė rajon." Jo fjalė, por vepra Sekretari i brendshėm britanik, David Blunkett, tha se Britania dhe vendet tė tjera tė BE-sė po
bashkėpunojnė me vendet Ballkanike si Shqipėria, Bosnja, Kroacia dhe Jugosllavia
nė luftėn kundėr trafikut tė emigratėve ilegalė, trafiku tė armėve dhe tė
prostitucionit.
Zoti Blunkett bėri thirrje qė "fjalėt tė shoqėrohen me vepra". "Nė dhjetė vitet e ardhshme ne do tė gjykohemi pėr punėn dhe jo fjalėt," tha ai. Pėrfaqėsuesi i BE-sė pėr politikat e sigurisė, Havier Solana, u tha se zyrtarėve tė lartė nga Evropa juglindore qė tė mos lejojnė qė krimi i organizuar "tė rrezikojė tė ardhmen e integrimit tuaj nė Evropė." "Dua tė them se Ballkani ėshtė Evropė dhe ne kemi njė tė ardhme tė pėrbashkėt," tha zoti Solana nė konferencė. "Por edhe pėr ne vendet e BE-sė ėshtė e padurueshme qė krimi i organizuar tė pengojė vendosjen e shtetit ligjor nė rajonin pranė nesh. "Ky ėshtė mesazhi i qartė qė japim ne sot," tha zoti Solana. Komisioneri i Jashtėm Evropian Chris Patten tha se nuk ėshtė e mjaftueshme qė vetėm tė miratohen ligje. "Njė nga dobėsitė e vendeve Ballkanike ėshtė mungesa e normave dytėsore, ligjet duhet tė zbatohen," tha zoti Patten. "Aprovimi i ligjeve dhe konventave ndėrkombėtare nuk ka dobi nėse ato nuk zbatohen nė terren," tha ai. Mund tė bėni komentet tuaja
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||