|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
TEMA E JAVĖS
UNESCO: Vendet e varfėra vėshtirėsi pėr arsimin ![]() Selia e UNESCO-s nė Paris Organizata e OKB-sė pėr arsimin, UNESCO, thotė se mė shumė se 50 vende nuk do tė mund tė arrijnė objektivat pėr tė cilat ėshtė rėnė dakord nė forume ndėrkombėtare pėr t'i ofruar arsimimin e duhur tė gjithė fėmijėve deri nė vitin 2015. Njė raport i UNESCO-s thoshte se konfliktet e brendshme dhe kostoja e luftės kundėr virusit HIV dhe sėmundjes sė SIDA-s po pengojnė pėrpjekjet e vendeve tė varfra pėr tė arritur objektivat e vendosura nė takimin e nivelit tė lartė nė Senegal dy vjet mė parė. Shumica e vendeve qė duket se nuk do tė arrijnė kėto synime deri nė vitin 2015, janė nga Afrika Subsahariane, por aty pėrfshihen edhe vende me tė ardhura mesatare si Jugosllavia, Venezuela apo Mauricius. Nė kėto objektiva pėrfshihen arsimi fillor pėr tė gjithė fėmijėt, arritja e barazisė midis sekseve nė arsimim dhe pėrgjysmimi i niveleve tė analfabetizmit. Shqipėria e KosovaShqipėria nuk bėn pjesė nė ndonjėrin nga grupet e lartėpėrmendura, por siē njofton Nazim Rashidi i BBC-sė nga Tirana (kliko) , nė Shqipėri prej kohėsh ėshtė evidentuar fenomeni i braktisjes sė shkollave nga ana e fėmijėve. Ndėrkohė qė djemtė lėnė shkollat nė tė shumtėn e rasteve pėr shkaqe ekonomike, vajzat hasin vėshtirėsi nė ndjekjen e shkollės kryesisht nė zonat rurale pėr arsye pasigurie. Nė Kosovė, analfabetizmi ėshtė ende ēėshtje shqetėsuese pėr shoqėrinė kosovare edhe pse ajo nuk ėshtė dukuri alarmante, thonė pėrfaqėsues tė organizatave tė ndryshme joqeveritare. Korrespondentja e BBC-sė nė Prishtinė Gjylie Rexha (kliko) thotė se sipas raporteve tė disa organizatave ndėrkombėtare, analfabetizmi ėshtė i pėrhapur tek 15-20 pėrqind e popullatės nė Kosovė, dhe rreth 80 pėrqind e tyre janė femra. Mirėpo, disa organizata joqeveritare vendore thonė se kjo shkallė ėshtė mė e ulėt pavarėsisht se nė Kosovė nuk ka statistika zyrtare pėr kėtė ēėshtje. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||