BBC Online Network
   
 
 
Africa
Americas
Asia-Pacific
Europe
Middle East
South Asia
BBC World Service
Learning English
BBC News
BBC Sport
TEMA E JAVËS

Untitled Document 21.11.2002 13:55 (CET)
Analfabetizmi shqetësues në Kosovë
Analfabetizmi është shqetësues në Kosovë
Analfabetizmi është shqetësues në Kosovë

Nga Gjylie Rexha në Prishtinë
Analfabetizmi është ende çështje shqetësuese për shoqërinë kosovare edhe pse ajo nuk është dukuri alarmante, thonë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare.

Sipas raporteve të disa organizatave ndërkombëtare, analfabetizmi është i përhapur tek 15-20 përqind e popullatës në Kosovë, dhe rreth 80 përqind e tyre janë femra.
   
 

E drejta për arsim zakonisht i takon fëmijës mashkull, femra mbetet e dyta.

 
   
  Naxhije Bucinca,
veprimtare e arsimit
 

Mirëpo, disa organizata joqeveritare vendore thonë se kjo shkallë është më e ulët pavarësisht se në Kosovë nuk ka statistika zyrtare për këtë çështje.

Ikballe Rogova nga shoqata 'Motrat Qiriazi' thotë se problem kryesor tani janë gjysmëanalfabetët, personat të cilët e kanë ndërprerë shkollimin në një fazë shumë të hershme.

Vajzat të diskriminuara
Vajzat të diskriminuara në arsim
Vajzat të diskriminuara në arsim

Diskriminimi në shkollim i femrës brenda familjes është arsyeja kryesore që shumë vajza në Kosovë nuk ndjekin as shkollimin fillor, thonë përfaqësues të organizatave të ndyshme joqeveritare vendore.

Drejtuesja e shoqatës së veteranëve të arsimit, Naxhije Bucinca, thotë se ekziston rreziku që kjo dukuri të ketë shtrirje edhe më të madhe.

"E drejta për arsim zakonisht i takon fëmijës mashkull, femra mbetet e dyta," thotë zonja Bucinca. Ajo shton se ekziston edhe pamundësia ekonomike për shkollimin e fëmijëve.

Duke u bazuar në eskperiencën e saj, zonja Bucinca thotë se ndërprerja e shkollimit të shumë femrave pas klasës së parë apo të dytë ka bërë që ato femra të shndërrohen përsëri në analfabete.

"Sipas analizave që kemi bërë kemi vërejtur se ato femra të cilat e kanë ndërprerë shkollimin pas klasës së parë apo të dytë kanë qenë shumë të pasigurta dhe thjesht edhe atë që e kanë ditur nuk kanë pasur siguri ta thonë," thotë ajo

Thirrje për veprim

Shoqatat i bëjnë thirrje autoriteve të Kosovës të merren me këtë çështje.

Në administratën e UNMIK-ut dhe qeverinë e Kosovës ekzistojnë departamente që merren më këto çështje, por zyrtarë thonë se analfabetizmi deri tani nuk ka qenë objekt i punës së tyre.

Kryesisht me këtë çështje janë marrë vetëm organizata të ndryshme joqeveritare, prandaj në Kosovë nuk ka as statistika zyrtare për shkallën e analfabetizmit.

Ajo që dihet është se kjo dukuri është e përhapur kryesisht nëpër vise fshatare, të pazhvilluara ekonomikisht, dhe tek familje me koncepte konservatore ku shkollimi i femrës ende vlerësohet i ndaluar.


Mund të bëni komentet tuaja

Ju lutem klikoni këtu nëse nuk doni të merrni informacione me email mbi programet dhe transmetimet tona.

     
© BBC World Service
Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK.
BBC në Shqip