|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
TEMA E JAVĖS
Arsimtarėt presin mė
shumė nga qeveria e re Nė kohėn kur nė Maqedoni ende nuk ėshtė krijuar qeveria e re dhe ministria aktuale e Arsimit nuk mund tė marrė vendime, Dojēin Cvetanovski, kryetar i sindikatės sė Arsimit thotė se ministrin e ri, e pret njė punė e madhe. Z. Cvetanovski tha se arsimi nė vend, ka nevojė pėr reforma dhe se pagesa e arsimtarėve ėshtė njė ēėshtje qė duhet shqyrtuar.Njė rrogė mėsuesi nė Maqedoni ėshtė rreth 11 mijė denarė, ose mė pak se 200 euro. Por kjo, sipas mėsuesve nuk ėshtė e mjaftueshme. Gjynere Nebiu ka njė karrierė tė gjatė si mėsuese. Ajo jep mėsim nė shkollėn Nikola Vapcarov nė njė lagje tė Shkupit. Pėr tė, rroga nuk ėshtė e mjaftueshme ."Tė gjithė arsimtarėt, ku gjendem edhe unė, nuk jemi tė kėnaqur," tha ajo pėr BBC-nė. Punėtorėt e arsimit, nė muajin maj filluan njė grevė. Ata kėrkonin nga qeveria e atėhershme, rritjen e pagave. Greva detyroi qeverinė qė t' ua rrisė rrogat e mėsuesve, por me njė shumė tė vogėl.Kryetari i sindikatės sė arsimit, Dojēin Cvetanovski thotė se ēėshtja e pagesės do tė ngrihet pėr diskutim pasi tė krijohet qeveria e re nė Maqedoni. "Pas protestave, rrogat u rritėn me 25 deri nė 30 pėrqind, megjithatė kjo ėshtė larg asaj qė do tė ishte e pranueshme", tha Cvetanovski pėr BBC-nė. Por mėsuesit nė Maqedoni kanė dhe shqetėsime tė tjera. Shumė prej tyre, mendojnė se mungojnė kushtet dhe mjetet. P rej disa vitesh, nė vend ėshtė prezantuar metoda e re e mėsidhėnies qė quhet interaktive, dhe ministria e Arsimit kėrkon qė kjo metodė tė zbatohet nga mėsuesit. Por pėr ta zbatuar atė, duhen mjete financiare."Ministria e Arsimit nuk merr pjesė me kurrfarė ndihme, kurse prindėrit ndihmojnė," tha mėsuesja Nebiu. Kėtė e pranon dhe kryetari i sindikatės. "Mė shumė ka pasur ndihma nga jashtė, si programi PHARE ose organizata dhe shtete tė huaja, se sa Ministria e Arsimit ose shteti nėrmjet ministrisė sė Arsimit," thotė Cvetanovski.Njė nga shqetėsimet e tjera tė mėsuesve shqiptarė janė klasat me shumė nxėnės. Sipas Ligjit pėr Arsim tė Maqedonisė, njė klasė mė sė shumti duhet tė ketė 35 nxėnės, por mėsuese Gjynere Nebiu thotė se njė numėr kaq i madh i nxėnėsve, kėrkon njė agazhim shumė mė tė madh."Ėshtė shumė vėshtirė, vitin e kaluar kam pasur 24 nxėnės. Cilėsia e mėsimit edhe unė si mėsuese kam pasur mė shumė kushte pėr tė gjitha ato qė dua t'i aplikoj te fėmijėt. Tani jam shumė e kufizuar, sepse kam 34 nxėnės".Sindikata e Arsimit nė Maqedoni thotė se do tė kėrkojė nga ministri i ri njė angazhim mė tė madh pėr tė gjitha problemet. "Premtimet nuk mjaftojnė," thonė sindikalistėt. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||