|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
TEMA E JAVĖS
Mėsuesit grevistė paralajmėrojnė pėr protesta ![]() Nxėnėsit kosovarė ka dy javė pa shkollė pėr shkak tė grevės sė mėsuesve Greva e mėsuesve tė arsimit fillor dhe tė mesėm nė Kosovė, ka hyrė nė javėn e dytė dhe ajo mund tė pėrhapet edhe mė shumė. Kryetari i Sindikatės sė
Bashkuar tė Arsimit tė Shkencės dhe Kulturės, Agim Hyseni, ka paralajmėruar se
nėse deri me datėn dhjetė tetor nuk do tė marrin ndonjė pėrgjigje tė qėndrueshme
nga qeveria, atėherė ata do tė kalojnė nė manifestime
publike.
Ministria po bėnė pėrpjekje
pėr pėrmbushjen e kėrkesave tė
mėsimdhėnėsve. Ymer Avdiu, Ai ka thėnė se megjithė pėrpjekjet e sindikatės pėr gjetjen e njė zgjidhjeje nė bashkėpunim me qeverinė, ajo deri mė tani ka ofruar vetėm pėrkrahje verbale. "Deri mė tash ne kemi provuar qė tė ofrojmė bashkėpunim, por ... qeveria ėshtė pėrgjegjėse tė tregojė se kur do tė pėrfundojė greva," tha zoti Hyseni. Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė thotė se ajo ėshtė duke bėrė tė pamundurėn qė greva tė pėrfundojė dhe nxėnėsit t'i kthehen mėsimit. "Greva ėshtė e drejtė e demokratike, por ministria apelon qė gjendja tė mos eskalojė dhe ky problem tė zgjidhet pėrmes punės normale," tha pėr BBC-nė zėdhėnėsi i ministrisė sė arsimit, Ymer Avdiu. Pėrpjekje tė ministrisė
Mospėrmbushja e kėrkesave tė mėsimdhėnėsve do tė pamundėsojė
reformimin dhe pėrparimin e gjithė sistemit arsimor si dhe do tė rrezikojė
vetė ekzistencėn e shkollimit publik nė
Kosovė. Zyrtarėt e ministrisė thonė se ata nuk janė pėr pėrgjegjės gjendjen jo tė mirė tė arsimit nė Kosovė, duke thėnė se tė tillė e kanė trashėguar. "Ministria po bėnė pėrpjekje pėr pėrmbushjen e kėrkesave tė mėsimdhėnėsve," tha zėdhėnėsi Avdiu. Ai tha se qeveria shumė shpejt do tė dalė me qėndrimin dhe vendimet e mundshme. "Pagat e mėsimdhėnėsve vėrtet janė tė vogla, por as pagat e punonjėsve tė ministrisė nuk dallojnė nga pagat e mėsimdhėnėsve," tha ai. Kryesindikalisti Hyseni thotė se nuk janė tė qėndrueshme deklarimet e qeverisė se nuk ka mjete buxhetore pėr rritjen e pagave nė arsim. Zoti Hyseni ka thėnė se faktikisht "ka sufiēit buxhetor", i cili, sipas tij, mund tė pėrdoret pėr arsimin. Ai sygjeron si njė zgjidhje alternative zvoglimin e shpenzimeve tė administratės publike, numrin e punonjėsve si dhe rritjen e tatimeve. "Mundėsi ka por varet nėse do tė ketė gatishmėri qė ato tė shfrytėzohen si duhet," tha zoti Hyseni. Sindiakta e arsimit i ėshtė drejtuar pėrmes njė letre edhe kreut tė UNMIK-ut, Michael Steiner, duke kėrkuar qė ai tė pėrdorė autoritetin e tij pėr tė ndihmuar qė negociatat tė zhvillohen nė formė intitucionale. "Mospėrmbushja e kėrkesave tė mėsimdhėnėsve do tė pamundėsojė reformimin dhe pėrparimin e gjithė sistemit arsimor si dhe do tė rrezikojė vetė ekzistencėn e shkollimit publik nė Kosovė," shkruhet nė letrėn drejtuar kreut tė UNMIK-ut. Gjendja Nė Kosovė ka rreth 22 mijė punonjės nė shkollat fillore dhe tė mesme. Qė nga pėrfundimi I luftės mėsimdhėnėsit vazhdimisht kanė kėrkuar rritje tė pagave tė tyre, por pa sukses. Paga mesatare mujore e tyre ėshtė rreth 130 euro, shumė kjo e cila, sipas mėsimdhėnėsve, krahasuar me koston e jetesės, nuk mjafton pėr tė siguruar minimumin ekzistencial pėr familjet e tyre. Greva e mėsimdhėnėsve ka ngritur nė sipėrfaqe edhe ēėshtjen e nivelizimit tė pagave nė sektorin publik. Kryeministri Bajram Rexhepi ka thėnė se kėrkesa e mėsimdhėnėsve pėr nivelizim tė pagave tė arsimit me sektorėt tjerė publik ėshtė domosdoshmėri, sepse, sipas tij, nuk ėshtė e drejtė qė njė punėtor i pakualifikuar nė disa ndėrmarrje publike tė paguhet mė shumė se profesori nė universitet. Ėshtė paralajmėruar edhe krijimi i komisioneve pėrkatėse qė duhet tė gjejnė zgjidhjet e pėrshtatshme. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||