BBC Online Network
   
 
 
Africa
Americas
Asia-Pacific
Europe
Middle East
South Asia
BBC World Service
Learning English
BBC News
BBC Sport
TEMA E JAVĖS

Untitled Document

12.9.2002 12:49 (CET)
Sulmet e 11 shtatorit - njė vit mė pas
11 shtatori ka ndryshuar jetėt e amerikanėve
11 shtatori ka ndryshuar jetėt e amerikanėve

Vėshtirė tė besohet, por ka kaluar njė vit ngjarja qė ndryshoi jetėn e shumė njerėzve, e madje edhe gjithė botėn.

Pėr shumė vetė, ky vit ka qėnė viti mė i gjatė dhe 11 shtatori njė datė qė ata duan ta harrojnė.

Por sulmet shkatėrruese nė Nju Jork dhe Uashington kanė ndryshuar shumė gjėra nė botė.

Sulmet u pasuan nga njė fushatė globale e udhėhequr nga Amerika kundėr terrorizmit e cila ende vazhdon.

Janė rishqyrtuar politikat e sigurisė, ato tė jashtme si dhe strategjitė ushtarake.

Sulmet goditėn nė zemėr tė Shteteve tė Bashkuara. Presidenti amerikan Xhorxh Bush duke folur nga Shtėpia e Bardhė premtoi se Shtetet e Bashkuara do t'i gjenin personat pėrgjegjės pėr sulmet dhe do t'i denonin.

"Sot, bashkėqytetarė, mėnyra jonė e jetesės, vetė liria jonė, u goditėn nga njė numėr sulmesh tė qėllimshme e vdekjeprurėse terroriste.

"Viktimat ndodheshin nė aeroplanė, nė zyra, ato ishin sekretare, biznesmenė, gra, ushtarakė, nėna dhe baballarė, miq e fqinj, mijėra jetė u fikėn nga vepra tė pėshtira tė terrorit ...," tha presidenti Bush.

Goditja

Ishte ora 8.45 nė Nju Jork, data 11 shtator. Brenda pak minutash, mijra vetė vdiqėn nė rrenojat e kullave binjake nė Qendrėn Botėrore tė Tregėtisė nė Nju Jork.

Kullat ishin simbol i kapitalizmit amerikan dhe njė ndėr objektet mė tė njohura tė Nju Jorkut. Ato pak minuta ndryshuan botėn dhe tronditėn njerėzit nė botė.

Qė pas pėrplasjes sė aeroplanit tė 'American Airlines' nė kullėn veriore u bė e qartė se numri i tė vdekurve do tė ishte i madh.
Zjarrėfikėsit kujtojnė kolegėt e rėnė nė detyrė
Zjarrėfikėsit kujtojnė kolegėt e rėnė nė detyrė

Por ajo qė pasoi ishte edhe me makabre. Mė 9.03 minuta njė aeroplan i dytė u pėrplas nė kullėn jugore.

Brenda njė ore, njė shpėrthim i brendshėm, shkatėrroi kullėn jugore e cila u shėmb. Pas disa minutash u shėmb edhe kulla e dytė.

Kullat binjake u shkatėrruan qėllimisht nga pilotė vetėvrasės islamikė qė ishin tė mbushur me urrejtje kundėr Shteteve tė Bashkuara dhe ishin tė vendosur pėr t'u hakmarrė ndaj, asaj qė ata e konsideronin, padrejtėsi qė Uashingtoni i kishte bėrė botės islame.

Por, kishte edhe mė. Mė 9.43, njė aeroplan i tretė i rrėmbyer goditi Pentagonin, selinė e Departamentit amerikan tė Mbrojtjes, dhe shkatėrroi pjesėn perėndimore tė godinės. Qindra vetė u vranė.

Ja ēfarė tregojnė disa prej dėshmitarėve: "Dėgjuam njė shpėrthim tė madh dhe pastaj pamė qė doli tymė dhe tė gjithė filluan tė vrapojnė jashtė dhe pamė aeroplanin nė anėn tjetėr tė godinės.

"Tymi ishte kudo, njerezit po hidheshin nga dritaret dhe ndoshta ata pėrpiqeshin tė shpėtonin... nuk e di ..."

Pėrpjekjet shpėtuese
Kryetari i bashkisė sė Nju jorkut, Rudolf Xhuliani, shkon nė vendin e ngjarjes
Kryetari i bashkisė sė Nju jorkut, Rudolf Xhuliani, shkon nė vendin e ngjarjes

Pėrpjekjet pėr shpėtimin e njerėzve nė kulla filluan pothuaj menjėherė pas sulmeve. Niveli i shkatėrrimit ishte i paimagjinueshėm.

Dhe pėrpjekjet heroike tė shpėtimit i kushtuan jetėn qindra zjarrėfikėsve. Por pėrveē rrezikut tė shėmbjes se godinave, punonjėsit e shpėtimit pėrballeshin edhe me rreziqe tė tjera.

Njė zjarrėfikės tregon: "Atje poshtė ėshtė gjithė pluhur dhe ujė. Mban erė si njė qendėr ndėrtimi. Pluhuri filloi tė mpiksej si ēimento.

"Atje poshtė nuk kishte rrėmujė; i ngjante me shumė njė kaosi tė organizuar."

Shkalla e shkatėrrimit pas rėnies sė kullave binjake ishte e jashtėzakonshme. U deshėn muaj tė tėrė qė tė pastrohej zona.

Edhe njė muaj pas 11 shtatorit, ende vazhdonin tė digjeshin zjarre mes rrėnojave tė betonit dhe hekurave.

Kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut pėrshkruan detyrėn e vėshtirė tė pastrimit me tė cilėn pėrballeshin punėtorėt.

"Qė pas 11 shtatorit, ata po punojnė 24 orė. Tani po punojnė me dy ose tre turne, por nė fakt puna vazhdon pandėrprerė pėr gjetjen e kufomave dhe pastrimin e rrėnojave para fillimit tė dimrit," tha zoti Xhuliani.

Viktimat - tė shpėtuarit

Ishte e vėshtirė tė thuhej sesa vetė kishin vdekur nė rrėnojat e kullave. Fillimisht u fol pėr dhjetra mijėra, por mė vonė shifra ishte nėn tre mijė mijė vetė.

Kryetari bashkisė sė Nju Jorkut, Rudolf Xhuliani i tha njujorkezėve tė pėrgatiteshin pėr mė tė keqen.
   
 

Nuk dua tė them tani sesa vetė kanė vdekur, mendoj se do tė jetė njė numėr i tmerrshėm.

 
   
  Rudolf Xhuliani,
kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut
 

"Nuk dua tė them tani sesa vetė kanė vdekur, mendoj se do tė jetė njė numėr i tmerrshėm," tha zoti Xhuliani.

Fillimisht, vlerėsimet pėr numrin e tė vrarėve ishin tė larta, sepse kapaciteti i kullave ishte pėr 50 mijė vetė.

Por sulmet ndodhėn herėt nė mėngjes dhe shumė vetė ose nuk kishin mbėrritur nė punė ose ishin me pushime.

Shumė jetė u shpėtuan edhe nga pėrpjekjet e punonjėsve tė shpėtimit.

Pati dhe shumė histori tė mrekullueshme shpėtimi. Njė nga ato ėshtė rasti i Zahir Xhafrit, njė inxhinier me origjinė pakistaneze.

Pavarėsisht nga problemet shėndetėsore ai arriti tė zbresė nga zyra e tij nė katin 65 tė Qendrės Botėrore tė Tregėtisė.

"Unė mbylla kompjuterin, mblodha gjėrat e mia dhe dola. Nuk mė shkoi nė mendje se nuk do tė kthehesha dot mė.

"Unė isha i qetė dhe mund tė merrja me vete edhe tre disqet ku kishta tė ruajtur tė gjithė punėn time tė tre viteve tė fundit, por thashė se do tė kthehesha mė vona t'i merrja," thotė inxhinieri Zahir Xhafri.

Por punonjės tė tjerė nė dy kullat nuk ishin kaq fatlumė.

Njė kompani e shėrbimeve financiare, Cantor Fitzgerald, i kishte zyrat e majėn e kullave dhe humbi mbi 600 punonjės.

Shefi ekzekutiv i kompanisė, Lee Amaitis, thotė se ēdo gjė ishte e pabesueshme.

"Ishte njė tronditje e plotė. Tronditje e plotė, pasi askush nuk e besonte se ēfarė po ndodhte. Dhe natyrisht, ne po pėrpiqeshim tė kuptonin pasojat, por ende rrinim tė tronditur."

Dėnimi i sulmit

Pati njė dėnim pothuaj universal tė sulmeve nė Nju Jork dhe Uashington.

Rusia e cila ka problemet e e saja me grupet militante nė Ēeēeni dhe republikat ish sovjetike tė Azisė Qendrore, e bėri tė qartė se do tė qėndronte pėrkrah Shteteve tė Bashkuara nė luftėn kundėr terrorizmit.

Njė nga kėshilltarėt e lartė tė presidentit Vladimir Putin, Sergei Jastėrzhembski, e pėrshkroi kėshtu reagimin e Moskės: "Rusia ėshtė e tronditur, tė gjithė rusėt janė tė tmerruar. Ne e dėnojmė kėtė veprim si njė akt terrorizmi ndėrkombėtar.

"Qė sot, ne do tė punojmė mė ngushtė me Shtetet e Bashkuara nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Kėta njerėz pėrfaqėsojnė njė rrezik tė pėrhershėm pėr sigurinė e shumė vendeve."

Edhe Kina, marrėdhėniet e tė cilės me Uashingtonin nuk kishin qėnė tė mira pas kapjes sė njė aeroplani spiun amerikan nė Kinėn jugore njė vit mė parė, i dėnoi sulmet e 11 shtatorit. Zėdhėnėsi i ministrisė sė jashtme nė Pekin, Zhu Bang zhao ,megjithatė theksoi se ēdo kundėrveprim amerikan duhėj tė pėrputhej me normat e ligjeve ndėrkombėtare.


Mund tė bėni komentet tuaja

Ju lutem klikoni kėtu nėse nuk doni tė merrni informacione me email mbi programet dhe transmetimet tona.

     
© BBC World Service
Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK.
BBC nė Shqip