BBC Online Network
   
 
 
Africa
Americas
Asia-Pacific
Europe
Middle East
South Asia
BBC World Service
Learning English
BBC News
BBC Sport
Lajme


Untitled Document 10.7.2002 13:56 (CET)
SIDA - Si tė mbrohemi?
Nė pesė vite mund tė ketė njė vaksinė kundėr SIDA-s
Nė pesė vite mund tė ketė njė vaksinė kundėr SIDA-s

Sipas njė raporti tė OKB-sė, epidemia e SIDA-s mund tė pėrhapet me shpejtėsi nė dy dekadat e ardhshme, veēanėrisht nė zona tė paprekura mė parė si Evropa Lindore dhe Azia.

Kombet e Bashkuara vlerėsojnė se 68 milion vetė do tė vdesin nė dy dekadat e ardhshme.

Rreth 20 vjet pas shfaqjes pėr herė tė parė tė SIDA-s ende nuk ėshtė gjetur njė kurė pėr tė.

Nė konferencėn ndėrkombėtare pėr SIDA-n, qė po zhvillohet nė Barcelonė, u njoftua pėr mundėsinė e zbulimit tė njė vaksine brenda pesė vitesh.

Pėrveē trajtimit tė saj, qė ėshtė tepėr i shtrenjtė pėr tė sėmurėt nė botėn nė zhvillim, theks po i vihet ndėrgjegjėsimit tė njerėzve mbi mėnyrat e pėrhapjes sė sėmundjes.

Andrew Luck-Baker i departamentit tė shkencės tė BBC-sė flet pėr ēėshtjet mė praktike se si pėrhapet SIDA, cilat janė shenjat, ēfarė trajtimi mund tė merret, si mund tė mbrohesh nga ajo.

Transmetimi
SIDA pėrhapet me injeksion
SIDA pėrhapet me injeksion

Gjėja e parė qė duhet thėnė ėshtė se nė jetėn e pėrditshme ėshtė shumė e vėshtirė qė SIDA tė pėrhapet. Nuk mund ta marrėsh virusin duke prekur apo puthur dikė qė ėshtė i infektuar.

Por virusi pėrhapet nėpėrmjet marrėdhėnieve seksuale me persona tė infektuar. Ai pėrhapet edhe nėpėrmjet gjakut - nga gjaku i infektuar te i painfektuari.

Nė kėtė rast janė mė tė rrezikuar narkomanėt qė marrin drogė me injeksion. Nėse dikush pėrdor shiringėn dhe gjilpėrėn e pėrdorur nga njė person tjetėr i cili mund tė jetė i infektuar kjo ėshtė shumė e rrezikshme.

Mbrojtja

Pėr sa i pėrket transmetimit seksual tė infeksionit, ajo qė duket mėnyra mė efektive e mbrojtjes, ėshtė pėrdorimi i prezervativėve, pavarėsisht nėse e dinė qė janė tė infektuar apo jo.

Ka shumė njerėz qė kanė virusin HIV, por nuk e dinė qė e kanė. HIV-i, dhe SIDA, ėshtė njė nga ato sėmundje qė mund ta kesh nė sistem, por shenjat e saj mund tė mos shfaqen pėr 10-15 vjet.

Prandaj edhe nėse mendojnė se nuk kanė asnjė rrezik, burrat duhet tė pėrdorin prezervativė. Gratė duhet tė kėmbėngulin pėr kėtė.

Njė tjetėr mėnyrė pėr tė ulur rrezikun e infektimit me virusin e SIDA-s ėshtė qė nė se dikush ka shumė partnerė seksualė tė ulė numrin e tyre.

Sa mė shumė partnerė seksualė tė kesh, aq mė shumė rritet rreziku i ndeshjesh me dikė qė ka virusin.

Pėr ata qė pėrdorin droga me injeksion ėshtė e rėndėsishme qė tė mos pėrdorin shiringa dhe gjilpėra tė pėrdorura mė parė.

Shenjat

Me zhvillimin e sėmundjes, personat e infektuar fillojnė tė humbasin nė peshė, kanė diarre tė fortė. Shpesh, shenja e parė ėshtė njė formė pneumonie, ndonjėherė tuberkuloz.

Ndonjėherė simptomė ėshtė shfaqja e njė sėmundje lėkure, si njė lloj kanceri lėkure.

Ajo qė duhet thėnė pėr HIV/SIDA ėshtė se ai ėshtė njė infeksion qė e bėn trupin e njeriut tė jetė i pambrojtur ndaj tė gjitha infeksioneve dhe sėmundjeve tė ēuditshme qė nė njė rast tjetėr trupi do t'i luftonte vetė.

Pra ėshtė njė sindromė -- Sindroma e Defiēencės sė Akumuluar tė Imunitetit . Pra ėshtė njė shkatėrrim i imunitetit.

Trajtimet
Ilaēet mund ta ngadalėsojnė sėmundjen
Ilaēet mund ta ngadalėsojnė sėmundjen

Ka njė numėr medikamentesh pėr trajtimin e HIV/SIDA-s. Por ato nuk e kurojnė sėmundjen. Ato ulin aktivitetin e virusit nė gjak.

Ai nuk largohet, por medikamenti arrin tė forcojė sado pak imunitetin, dhe ai pengon marrjen e disa infeksioneve.

Nuk dihet pėr sa kohė kėto medikamente janė tė efektshme. Mund tė ndodhė qė pas pėrdorimit pėr disa vjet, efekti i tyre tė bjerė.

Ishte shpresuar qė pas pėrdorimin pėr disa vjet, virusi do tė zhdukej plotėsisht, por tė dhėnat mė tė fundit tregojnė se kjo nuk ndodh.

Pėr sa i pėrket vaksinave, dhe pikėrisht asaj qė ėshtė publikuar mė shumė gjatė konferencės, e cila mund tė jetė gati brenda pesė vitesh, fatkeqėsisht nuk duket se do tė mund t'i mbrojė tė gjithė nga SIDA.



Mund tė bėni komentet tuaja
Untitled Document

Ju lutem klikoni kėtu nėse nuk doni tė merrni informacione me email mbi programet dhe transmetimet tona.

 

 

 

 

     
© BBC World Service
Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK.
BBC nė Shqip