BBC Online Network
   
 
 
Africa
Americas
Asia-Pacific
Europe
Middle East
South Asia
BBC World Service
Learning English
BBC News
BBC Sport
TEMA E JAVĖS

Untitled Document 29.6.2002 18:27 (CET)
Rėnia e Worldcom-it dhe efektet e saj
Rėnia e Worldcom-it ka tronditur tregjet financiare botėrore
Rėnia e Worldcom-it ka tronditur tregjet financiare botėrore

Kompania e telekomunikacionit e Shteteve tė Bashkuara, Worldcom, njė kohė kompania mė e madhe dhe me rritjen mė tė shpejtė, ka pranuar se ka patur mashtrime financiare nė rreth 4 miliardė dollarė nė vitet e fundit.

Ajo mund tė pėrballet tani me falimentim dhe do tė fillojė me mbylljen e 17 mijė vendeve tė punės.

Ky lajm ka tronditur menjėherė bursat e aksioneve nė tė gjithė botėn. Ēfarė ndodhi me kėtė kompani dhe ēfarė do tė thotė rėnia e saj pėr botėn e biznesit nė pėrgjithėsi.

Ilir Nishku intervistoi analistin e BBC-sė pėr ēėshtjet e biznesit Mark Gregory:

BBC: Ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė me kompaninė Worldcom?
   
 

Niveli i shumės sė mospėrfshirė nė kontabilitet ėshtė nė tė vėrtetė i paprecedent.

 
   
  Mark Gregory,
analist i BBC-sė
 

Zopti Gregory: Kompania nė kontabilitetin e saj i ka pėrfshirė shpenzimet e operimit, pra shpenzimet pėr veprimtarinė e kompanisė, nė shpenzimet kapitale. Pra, nė thelb ata nuk pėrfshinė shumicėn e kostos qė duhet tė pėrballonte kompania. Duke i futur ato nė shpenzimet kapitale mund tė mos i pėrfshish ato nė kontabilitet pėr njė numėr vitesh. Pra e thėnė thjesht, njė informacion shumė i rėndėsishėm nuk u pėrfshi nė kontabilitet, duke akumuluar njė shumė prej 3,8 miliardė dollarėsh qė ishte mbivlerėsuar, pra ata gėnjyen lidhur me atė se sa para po fitonin. Ata pretendonin se kishin fitime, nė kohėn kur ndoshta po pėsonin humbje tė mėdha. Dhe niveli i shumės sė mospėrfshirė nė kontabilitet ėshtė nė tė vėrtetė i paprecedent. Nė fakt, komiteti i aksioneve dhe shkėmbimit, qė rregullon tregun e aksioneve, tha se nuk kishte parė njė gjė tė tillė tė ndodhte mė parė.

BBC: A ka tė bėjė kjo krizė me mėnyrėn e ecurisė sė kompanisė apo ėshtė thjesht njė gėnjeshtėr nė tė dhėnat e kontabilitetit?
Zoti Gregory: Kėto akuza nuk janė provuar ende dhe ne duhet tė jemi pak tė kujdesshėm. Por Worldcom-i ishte njė prej atyre tė ashtuquajtura kompani-mrekulli qė doli nė vitet 1990, pothuajse nga hiēi, gjatė bumit tė teknologjisė sė lartė, dhe u bė njė forcė globale. Nė pikun e saj ajo pati njė vlerė nė tregun e aksioneve prej 160 miliadė dollarėsh dhe ishte njė prej kompanive mė tė mėdha nė Amerikė. Kjo kompani e kishte bazėn nė shtetin jashtėmode tė Misisipit, ishte njė kompani e vogėl e telefonisė lokale e ngritur nė rrymėn globale nga njė njeri, Bernie Ebbers, njė biznesmen i cili nė njė numėr blerjesh spektakulare krijoi kėtė kompani shumė premtuese e madhėshtore. Nė Xhekson tė Missisipit ai ėshtė njė lloj heroi lokal. Nė pikun e Worldcom-it ai i bėri shumė prej qytetarėve tė saj milionerė, milionerė nė letėr, sigurisht qė tani ata janė pėrsėri tė varfėr meqė ēmimi i aksioneve tė Worldcom-it ka rėnė.

BBC: Por cili ėshtė nė tė vėrtetė biznesi i kėsaj kompanie?
Zoti Gregory: Edhe tani Worldcom ėshtė kompania e dytė mė e madhe qė ofron shėrbime tė telefonisė tė distancave tė largėta nė Amerikė dhe ka interesa tė mėdha nė transmetimin e tė dhėnave. Ajo e ngriti rrjetin e saj dhe u bė e madhe nė ditėt kur mendohej se telekomunikacioni do tė ishte industria me rritjen mė tė shpejtė nė botė pėr njė kohė tė gjatė. Dhe operatorėt e mėdhenj si Britishtelecom nė Britani, Deutschetelecom nė Gjermani, ATT nė SHBA u sfiduan nga njė gjeneratė e re kompanish tė reja, njėra prej tė cilave ishte Wolrdcom-i, por, sigurisht qė tregu nuk ishte po aq i madh dhe nuk po rritej me shpejtėsinė qė menduan tė gjithė. Pra, nė tė gjithė botėn u shtrinė qindra mijė kilomentra kabllo me fibėr optike, u ngrit njė infrastrukturė e re e stėrmadhe, tė cilat nuk e kanė paguar asnjėherė veten. Ēmimi i bisedave telefonike dhe transmetimit tė tė dhėnave ra shumė dhe kapacitetet ishin tė stėrmėdha. Pra, shumė prej kėtyre kompanive tė reja panė qė modeli qė kishin bazuar biznesin e tyre thjesht nuk punonte. Bota do tė ndryshohet nga interneti, por kjo ende nuk ka ndodhur.

BBC: Cila ishte arsyeja qė reagimi i administratės amerikane dhe presidentit Bush ishte kaq i shpejtė dhe i fuqishėm?
   
 

U tha se themelet e kapitalizmit po ēahen.

 
   
  Mark Gregory,
analist i BBC-sė
 

Zoti Gregory: Kjo ndodhi pjesėrisht sepse duket se skandali nė Worldcom duket se ėshtė mė i madhi. Shuma e parave tė humbura, 3,8 miliardė dollarė, ėshtė njė shumė e madhe. Pėr mė shumė kjo ėshtė mė e fundit nė serinė e skandaleve lidhur me kontabilitetet e korporatave. E para, siē mund ta mbani mend, ishte gjigandi i energjisė Enron qė u rrėzua vitin e kaluar me miliarda dollarė borxhe. Ka pasur edhe disa kompani tė tjera..., emra qė njerėzit ndoshta nuk i kishin dėgjuar ndonjėherė, deri sa shpėrthyen skandalet, dhe u tha se themelet e kapitalizmit po ēahen.

Por pasoja e kėtyre skandaleve me korporatat do tė thotė qė investitorėt tė mos besojnė mė shifra e kontabiliteteve qė japin kompanitė dhe kjo ka minuar tregjet financiare tė botės, qė kanė pasoja tė mėdha potenciale pėr tė gjithė ne, jo thjesht pėr investitorėt milionerė. Kjo sepse nėse investitorėt nuk kanė mė besim dhe nuk fusin paratė e tyre nė kompanitė, ato nuk do tė kenė para pėr tė shpenzuar, tė gjithė ata njerėz pasuria e tė cilėve varet pjesėrisht nga vlera e lartė e aksioneve, nuk do tė kenė para nė xhepat e tyre, pensionet e pensionistėve do tė jenė mė tė ulta sepse nė shumė vende ato varen nga fondet e pensioneve qė investohen nė aksione. Pra, kjo mund tė nxisė pasoja tė mėdha qė mund tė ndikojnė edhe tej tregjeve financiare. Kjo ėshtė frika dhe kjo po ndodh.

BBC: Pati disa sugjerime nė media se skandali i Enron-it dhe tani tronditja e Worldcom-it po vėnė nė pikpyetje themelet e kapitalizmit nė SHBA?
Zoti Gregory: Kjo ėshtė e vėrtetė deri nė njė farė mase. Sigurisht, kemi dėgjuar shumė vitet e fundit retorikėn e kapitalizmit tė tregut tė lirė. Mėnyra e jetesės tė bazuar nė tregjet, qė mishėrohet nė tė vėrtetė nga Amerika, duket se ėshtė modeli mė i suksesshėm, dhe ekonomia amerikane ka kaluar nėpėr njė periudhė rritjeje tė madhe. Megjithatė ka disa vite qė kjo ėshtė vėnė nė pikpyetje, dhe tani ėshtė ngritur frika nėse gjithė kjo rrije a sukses ndoshta ishte njė farė iluzioni. Nuk ėshtė kaq e thjeshtė, dhe nuk duhet ekzagjeruar shkalla e problemeve. Pa dyshim qė ka pasur njė rritje tė madhe, por tani ka njė debat nėse do tė duhen mė shumė rregulla pėr tregjet e aksioneve, rregulla pėr kontabilitetet, pėr tė siguruar qė kėto probleme tė mos ndodhin pėrsėri. Sepse ēėshtja e besimit ėshtė jetėsore pėr kapitalizmin, nė kuptimin se kapitalizmi ėshtė njė konkurencė shumė e egėr ku investitorėt marrin vendime tė vėshtira bazuar nė informacionet e publikuara nė tė dhėnat e kontabilitetit. Kėto vendime janė si bixhozi dhe ju do tė luani bixhoz nėse i besoni informacionit. Nėse informacioni ėshtė i gabuar ju nuk ndėrmerrni rrezik dhe rreziku ėshtė nė zemėr tė mėnyrės se si vepron kapitalizmi.


Mund tė bėni komentet tuaja

Ju lutem klikoni kėtu nėse nuk doni tė merrni informacione me email mbi programet dhe transmetimet tona.

     
© BBC World Service
Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK.
BBC nė Shqip