BBC Online Network
   
 
 
Africa
Americas
Asia-Pacific
Europe
Middle East
South Asia
BBC World Service
Learning English
BBC News
BBC Sport
Lajme


Untitled Document 22.5.2002 19:21 (CET)
Terrorizmi sjell Bushin në Evropë
Masa të forta sigurie në Berlin
Masa të forta sigurie në Berlin

Presidenti amerikan George Bush nisi të mërkurën një udhëtim një javor në Evropë për të kërkuar vazhdimin e luftës kundër terrorizmit nga aleatët dhe një skenar të mundshëm sulmi ndaj Irakut. Stacioni i tij i parë ështe Berlini.

Presidenti amerikan George W. Bush filloi një udhëtim një javor në Evropë, gjatë të cilit ai do të kërkojë nga aleatët kryesorë të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit.

Ai do të përpiqet të forcojë mbështetjen për veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe të diskutojë ndryshimet mes Amerikës dhe aleatëve të saj evropianë në takimet në Berlin, Paris dhe Romë.

Ndër çështjet që shënojnë ndryshime mes Evropës dhe Amerikës dhe që pritet të jenë ndër temat e diskutimeve janë dënimi me vdekje, ideja e krijimit të një gjykate ndërkombëtare për çështjet kriminale, tarifat e tregëtisë, Lindja e Mesme dhe planet amerikane për ta përhapur luftën kundër terrorizmit edhe ndaj Irakut.

Por ngjarja kryesore e vizitës së Bushit në Evropë do të jetë firmosja e një traktati të ri armësh me Rusinë, që do t'i zvogëlojë arsenalët e armëve bërthamore me dy të tretat.

"Aleanca jonë duhet të qëndrojë e ashpër në luftën kundër terrorizmit," tha Bush para se të nisej për në Berlin.

"Vendet tona, Gjermania, Franca, Rusia apo Italia që mbështesin lirinë janë ende në rrezik edhe pse patëm ca suksese në fillim," shtoi ai.

Bushi do të qëndrojë në Gjermani deri të enjten, pastaj do të udhëtojë për në Moskë.

Udhëtimi i tij gjashtëditor në Evropë do të shënojë pikën kulminante në Itali në një samit të NATO-s.

Në Berlin, 10 mijë policë janë vënë në krye të detyrës nga frika e demonstratave të dhunshme që pritet të shoqërojnë vizitën e Bushit në vend.

Zyrtarët kanë frikë se një grup prej 2 mijë protestuesish në Berlin mund t'i ndryshojë rrjedhën një proteste paqësore që është paralajmëruar për të enjten nga një grup majtist.

Rreth 10 mijë protestues marshuan paqësisht në rrugët e Berlinit të martën në shenjë proteste kundër politikës së jashtme amerikane.

 

 



Mund të bëni komentet tuaja
Untitled Document

Ju lutem klikoni këtu nëse nuk doni të merrni informacione me email mbi programet dhe transmetimet tona.

 

 

 

 

     
© BBC World Service
Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK.
BBC në Shqip