BBC Online Network
   
 
 
Africa
Americas
Asia-Pacific
Europe
Middle East
South Asia
BBC World Service
Learning English
BBC News
BBC Sport
Lajme


Untitled Document 26.9.2001 17:05 (CET)
Shqipëri: Fushatë kundër ndërtimeve pa leje
Parku Rinia pas pastrimit nga kioskat
Parku Rinia pas pastrimit nga kioskat

Kryeministri shqiptar Ilir Meta, ka paralajmëruar një stuhi të re për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetet e vendit.

Duke folur në Ministrinë e Punëve Publike dhe Turizmit, zoti Meta u shpreh dhe për një ndëshkim ligjor të atyre që shkelin ligjin apo abuzojnë me postin.

Historia e ndërtimeve pa leje në Shqipëri i ka fillesat së bashku me procesin e tranzicionit, ku në emër gjoja të ekonomisë së tregut dhe iniciativës private, qytetet shqiptare u shpërfytyruan nga ndërhyrjet pa kriter.

Ato kanë sjellë probleme serioze urbanistike, si furnizimi me energji elektrike, ujë të pijshëm, shkarkimin dhe pastrimin e mbeturinave.

Meta i ashpër
Meta i ashpër kundër ndërtimeve pa leje
Meta i ashpër kundër ndërtimeve pa leje

Duket se lufta kundër ndërtimeve pa leje në qytetet shqiptare do të rifillojë së shpejti.

"Ne do të ndëshkojmë pa hezitime deri në fund, në mënyrë sistematike, të programuar, të gjithë ata që për qëllime fitimi pa fund ... pa leje dhe jashtë ligjt, duke rezikuar që fëmijët e kryeqytetit në shumë zona të mos shohin diell me sy, apo ata nuk hezitojnë të shkatërojnë jo vetëm urbanistikën, por edhe ujësjellsat, energjinë dhe kanalizimet duke tmeruar me dhjetra mijëra qytetarë edhe në kryeqytetin tonë," tha kryeministri shqiptar.

"Ne emër të së ardhmes ne do të ndëshkojmë të gjithë ata që do të na shkatërojnë bregdetin dhe që na rezikojnë të humbasim avantazhet për zhvillimin e turizmit, një degë shumë e rëndësishme për ekonominë tonë kombëtare në të ardhmen," tha zoti Meta.

Vështirësitë
Operacioni i prishjes së ndërtimeve pritet të jetë më i vështirë se Parku Rinia
Operacioni i prishjes së ndërtimeve pritet të jetë më i vështirë se Parku Rinia

Prishja e ndërtimeve pa leje filloi dy vjet më parë, në kohën e qeverisë së kryeministrit socialist, Pandeli Majko.

Në atë kohë në qytetet kryesore shqiptare operacionet e policisë ndërtimore u quajtën 'anti-kioskë', pasi në shumicën e rasteve ato u ndërmorën kundër kioskave të shumta që kishin pushtuar sipërfaqe të tëra.

Operacione të tilla vazhduan më tej në kohën e qeverisë së kryeministrit Meta, për të ardhur deri në prishjen vitin e kaluar të kioskave të parkut Rinia në qëndër të Tiranës, i quajtur simboli i ekonomisë së kioskave në Shqipëri.

Po duket se operacioni që pritet të ndërmerret tani të jetë i vështirë.

Bëhet fjalë për ndërtime shumëkatëshe me vlerë miliona dollarë, të përfolura në disa raste edhe si pronë e pushtetarëve të dikurshëm dhe aktualë.

"Çdo sanksion ndaj këtyre njerëzve do të ishte i pamjaftueshëm nëse ne nuk godasim në radhë të parë kontaktet me bashkëpunëtorët e tyre brënda radhëve tona,... brënda rradhëve të administratës shtetërore dhe publike," tha zoti Meta.



Mund të bëni komentet tuaja
Untitled Document

Ju lutem klikoni këtu nëse nuk doni të merrni informacione me email mbi programet dhe transmetimet tona.

 

 

 

 

     
© BBC World Service
Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK.
BBC në Shqip